POLITIKE

"Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze", DW: Rënie e pjesëmarrjes në votime!

n.f Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 18:44

"Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze",

TIRANË- Shqiptarët me të drejtë vote janë drejtuar këtë të dielë, 11 maj, në qendrat e votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Shqipërisë.

Votimi nëShqipërifilloi në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thonë se disa orë para mbylljes së vendvotimeve ka pasur një ulje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Të drejtën e votës këtë vit e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, përfshirë edhe për herë të parë diasporën.

Rënie e pjesëmarrjes në votime

Deri në orën 16:00 kanë votuar vetëm 36.27% e votuesve. Sipas raportimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kjo shifër tregon një rënie të pjesëmarrjes me rreth 5% krahasuar me të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. Ndërkohë, qarku me pjesëmarrjen më të lartë është Tirana dhe Dibra, ndërsa Vlora regjistron pjesëmarrjen më të ulët.

Numri i përgjithshëm i votuesve në Shqipëri është rritur në këto zgjedhje, duke arritur në 3.71 milionë, nga 3.59 milionë që ishte katër vjet më parë. Pjesë e kësaj rritjeje është dhe diaspora, e cila për herë të parë ka mundësinë të votojë pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Gara për 140 vende në Kuvend

Në zgjedhjet e vitit 2025, garën politike e përbëjnë 11 subjekte politike, 3 koalicione, me gjithsej 2046 kandidatë që synojnë një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, në asnjë qark të vendit nuk ka kandidatë të pavarur.

Të gjitha partitë vijojnë të bejnë thirrje për pjesëmarrje në votime, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama, synon të sigurojë një mandat të katërt radhazi, duke premtuar "pasaportën europiane”, me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian deri ne vitin 2030.

Në anën tjetër, Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, së bashku me aleancën për "Shqipërinë madhështore” kërkon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh në opozitë, duke premtuar "ndryshim të thellë në mënyrën e qeverisjes".

Përveç partive tradicionale, këto zgjedhje shënuan një rritje të dukshme të partive të reja, që kërkojnë ndryshimin e peizazhit politik në vend. Partitë e reja që kanë hyrë në garë janë "Shqipëria Bëhet”, "Lëvizja Bashkë”, "Thurje” dhe "Mundësia”, të cilat janë shprehur të ofrojnë alternativa të reja në reformimin e vendit.

Zgjedhje nën vëzhgim dhe paralajmërim

Këto zgjedhje parlamentare janë të parat pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në korrik të vitit 2022, dhe konsiderohen një test i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Rreth 50,000 vëzhgues, ku bëjnë pjesë ata nga partitë politike, shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe vëzhgues ndërkombëtarë, përfshire misionin e OSBE-ODIHR, janë angazhuar për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar standardet demokratike dhe transparencën e tij.

Nga Durrësi, ku monitorioi nga afër procesin e votimit, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e integritetit në procesin zgjedhor. "Janë zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave dhe përveç Tiranës donim të vëzhgonim edhe në qytete të tjera se si po ecën ky proces”, u shpreh Gonzato për mediat.

Deri tani votimi ka vijuar pa incidente të mëdha, megjithatë 5 persona janë arrestuar per fotografim te votes. Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, u shpreh për mediat se kushdo që shkel ligjin do të vihet para përgjegjësisë.

"Minimumi i dënimit është 3 vite dhe ky është një mesazh i qartë për të gjithë, është e rëndësishme që jo vetëm politikanët, por edhe votuesit të kuptojnë se kanë përgjegjësi në raport me procesin zgjedhor”, tha Celibashi.

Nga rënia e komunizmit në 1991 e deri më sot, vendi ka kaluar 11 palë zgjedhje pluraliste. Por sfida ka mbetur e njejtë: të kthejë votën në një akt shprese, jo thjesht një detyrim qytetar./ DW

video

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dh 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12

Paralajmërimi i Piranjave

Gënjeshtrat e kryeministrit për energjinë

Mbeturinat e shijakut 'infektojnë' Fushë-Krujën

Ndërtimet abuzive në velipojë

Gjuha vulgare e një kryeministri

Ti nuk je vetem nje vote!

Dherat dhe inertet 'pushtojnë' Tiranën

Performanca e Zegjinesë së Roskovecit

Homazh per Papa Franceskon nga Dom Mark Pashkja

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

Landfilli i paligjshëm i Shijakut

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania