Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me dakordësinë e arritur mes PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe miratimin e tyre në Kuvend. Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se në votimin e mbrëmjes së djeshme në seancë plenare nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese!
Sipas tij pas zbatimit të tre vendimeve të Kushtetueses, në sesionin e ri parlamentar PD duhet të vijojë me përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Më tej Bardhi shton se përmes votimit të djeshëm, opozita dhe PD, arriti që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë!
POSTIMI I PLOTË:
Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara.
Pas përmbushjes së detyrimit për zbatimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në sesionin e ri parlamentar është detyra jonë që të vijojmë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Minimumi duhet të lejohet ajo që ju garantua Edi Ramës në 2013 kur ishte në opozitë. Kjo ndanë demokracitë nga regjimet!
Por, përmes bllokimit të Reformës Zgjedhore, Edi Rama pasi detyroi rreth 900 mijë shqiptarë të largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes së tij 11 vjeçare, po u mohonte atyre edhe të drejtën e votës. Plani i tij i shpopullimit, parashikonte edhe pamundësinë e bashkëqytetarëve tanë që janë larguar nga Shqipëria për ta ndëshkuar potencialisht me votë qeverinë më të korruptuar në Europë.
Përmes votimit të djeshëm, Opozita, PD, arriti që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Çdo vonesë e mëtejshme rrezikonte ta bënte të pamundur këtë të drejtë kushtetuese të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Nga ana tjetër, opozita, PD, ndryshe nga sa ofronte sistemi në fuqi apo ai i propozuar nga PS, që zgjedhja preferenciale e qytetarëve për kandidatët për deputetë të kishte pothuajse zero efekt në përbërjen reale të Kuvendit pas zgjedhjeve, mundësoi që të paktën rreth 40 deputetë nga 140 gjithsej të jenë produkt i votës preferenciale të qytetarëve. Që të arrihej më shumë duhet konsensus nga të dyja palët, që fatkeqësisht nuk u ofrua nga pala tjetër.
Në emër të grupit parlamentar të PD apeloj partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht Misionin e OSBE dhe Delegacionin e BE në Tiranë, që të nxisin, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Shqipëria europiane bëhet realitet vetëm nëse vendi garanton zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme. Edi Rama nuk mund të pengojë për pushtetin e tij personal të ardhmen europiane të Shqipërisë.
oerd bylykbashi TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike bashkuan kartonët jeshilë më ...
petro gjikuria, vangjel tavo TIRANË- Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka kall&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot për herë të parë pas dakordësisë P...
Foto ilustruese HUMARA- OMONOIA ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku thotë se lajmet e fundit nga Himara b&eu...
Genc Gjokutaj TIRANA- Avokati Genc Gjokutaj është proceduar penalisht për veprën penale “Thirrjet publike për vepr...
TIRANË- Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se qeveria që donte t’i merrte 30 mln euro nga xhepi i profesionistëve të lirë ka keqm...
Edi Rama TIRANA- Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 në pallatin e Kon...
Donald Trump, Dritan Nesho dhe Kamala Harris SHBA- Me largimin e presidentit Joe Biden nga gara e zgjedhje të këtij nëntori, si kandidat p&e...
TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një deklarat&...
Kuvendi TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mbrëmjen e 26 korrikut ka miratuar disa ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe për herë të...