POLITIKE

Vrasja e 14 vjeçarit/ PD: 10 ditë më parë u çarmatos një nxënës që shkonte në shkollë me thikë dhe sëpatë! Policia e ka fshehur ngjarjen

n.f Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 13:42
Vrasja e 14 vjeçarit/ PD: 10 ditë më parë u
Garo

TIRANË- Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Garo ka folur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Marin Cani pas një përleshjeje me thika mes nxënësve të shkollës "Fan Noli" në mjediset e këtij institucioni të arsimit.

Garo në emër të Partisë Demokratike shprehu ngushëllimet për familjen Cani ndërsa i uroi shërim të shpejtë të riut tjetër të plagosur. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ajo shtoi se jo që e bën tragjik rastin nuk është vetëm, humbja e një jete të re, por fakti se policia, institucionet, ministria e Brendshme, nuk sigurojnë dot as territore të kufizura dhe lehtësisht të kontrollueshme si shkollat.

Garo raportoi se10 ditë më parë është dashur ndërhyrja e dy mësuesve të gjimnazit ‘Petro Nini’ për të çarmatosur një nxënës që vinte në shkollë me thikë dhe sopatë në çantë. Ajo shtoi se policia e ka fshehur ngjarjen sepse sipas saj për ministrin Hoxha dhe Rilindjen kanë rëndësi statistikat, jo siguria dhe as jeta.

Ajo theksoi se fëmijët tanë janë në rrezik dhe se shkollat ku ata studiojnë janë territore të humbura dhe të pakontrolluara. Zëdhënësja e PD-së shtoi se ministrja aktuale e Arsimit, Manastirliu e ka gjetur zgjidhjen sipas saj dhe thotë se krimi parandalohet kur opozita mos ti thotë më qeverisë me zë të lartë në Kuvend se po vidhni dhe po e shkretoni Shqipërinë.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO:

14-vjeçari ka humbur jetën tragjikisht, dhe një moshatar dhe shok i tij është i plagosur rëndë, pas një përleshjeje me thika mes nxënësve të shkollës Fan Noli në mjediset e këtij institucioni të arsimit.

Nuk është vetëm mosha e re, as përleshja me armë të ftohta e adoleshentëve në një shkollë të Tiranës, por është klima e pasigurisë, e terrorit, që sundon në Tiranë që prej një jave dhe që rikthehet në intervale alarmante. Së pari, në emër të Partisë Demokratike i shpreh ngushëllimet e mia si nënë familjes Cani. Gjithashtu të riut tjetër të plalgsur i urojmë shërim të shpejtë!

Ajo që e bën tragjik rastin nuk është vetëm, humbja e një jete të re, por fakti se policia, institucionet, ministria e Brendshme, nuk sigurojnë dot as territore të kufizura dhe lehtësisht të kontrollueshme si shkollat.

10 ditë më parë është dashur ndërhyrja e dy mësuesve të gjimnazit ‘Petro Nini’ për të çarmatosur një nxënës që vinte në shkollë me thikë dhe sopatë në çantë. Policia e ka fshehur ngjarjen sepse çfarë ka rëndësi për ministrin Hoxha dhe Rilindjen janë statistikat, jo siguria dhe as jeta.

Ajo që e bën qesharake Rilindjen është se, kur në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të Arsimit ishin Taulant Balla dhe Evis Kushi, ata paraqitën një “paketë të sigurisë” në shkolla. Me kamera, me zhurmë, me rrahje gjoksi dhe premtime ajo paketë, nga e sigurisë është kthyer në të “Pasigurisë”.

Fëmijët tanë janë në rrezik. Shkollat ku ata studiojnë janë territore të humbura dhe të pakontrolluara. Ministrja aktuale e Arsimit, Manastirliu e ka gjetur zgjidhjen sipas saj. Thotë se krimi parandalohet kur opozita mos ti thotë më qeverisë me zë të lartë në Kuvend se po vidhni dhe po e shkretoni Shqipërinë.

Ky është plani i tyre. Mos e ngrini zërin kur ne vjedhim! Ne e themi dhe do ta përsërisim. Një polici politike, pavarësisht se kë ka në ballë, Ballën apo Hoxhën, që bëhet mur egërsie përballë opozitarëve dhe kamxhik mbi qytetarët e thjeshtë nuk e siguron rendin publik.

Ajo ka vetëm një qëllim: të sigurojë pushtetin e drejtorëve dhe qeveritarëve. Si qytetarë, si nëna e si etër të bijve që mbesin nën thikat apo plumbat e kriminalitetit, kemi të gjithë një detyrë të përbashkët, pavarësisht bindjeve politike: ta rrëzojmë këtë qeveri dhe cdo qeveri që ruan pushtetin e vet më shumë se jetën e njerëzve që duhet të mbrojë.

floriana garo pd vrasja e 14-vjeçarit ne tirane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë