
Qeveria ka vendosur të zgjasë ruajtjen fizike të drejtuesit të SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe krerëve të Gjykatave të Posaçme.
Ndërkohë që në vend gëlon debati mbi sigurinë në gjykata pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave është marrë vendim që zgjati sigurie fizike për drejtuesin e SPAK nga dy në tre vite pas mbarimit të detyrës.
Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm të garantuar nga Garda e Republikës.
Ndërkohë, për drejtuesit e gjykatave të posaçme, mbrojtja fizike do të vazhdojë deri në dy vite pas mbarimit të mandatit.
Vendimi i Qeverisë:
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.478, DATË 10.7.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURËN E SIGURISË SË GJYQTARËVE TË GJYKATAVE KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TË PROKURORËVE TË PROKURORISË SË POSAÇME DHE DREJTORIT TË BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 47, të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 3 e vendimit nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij. Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij.”.
2. Ngarkohen drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 Tetor18:31
PS kërkoi ngritjen e dy komisioneve të posaçme, zbardhen kushtet e PD për pjesëmarrjen
Partia Socialiste kërkoi ngritjen e dy komisioneve të posaçme, atë për adresimin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe komisionin e pos...
POLITIKE
8 Tetor18:18
Zhupa: Kuvendi është kthyer në noter të qeverisë, çdo debat i opozitës refuzohet me forcën e kartonëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar sërish mënyrën sesi funksionon Kuvendi nën drejtimin e mazhorancës, duke...
POLITIKE
8 Tetor17:08
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Partia Demokratike zbulon emrin e kandidatit për bashkinë Mat
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Demokratë...
POLITIKE
8 Tetor16:21
LAJMI I FUNDIT/ Grupi i PD nis procedurat për propozimin e shkarkimit të presidentit Begaj
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat parlamentare për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ven...
POLITIKE
8 Tetor16:14
Kishte njohje me gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja, flet Dashnor Sula: Ishte ndër të paktët i pa korruptuar
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili ka njohur nga afër gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, theksoi se ky i fundit ka qenë ndër të p...
POLITIKE
8 Tetor15:26
Lefter Gështenja: Binaj, kandidat i qytetarëve jo i partive! Tirana ka në dorë një mundësi të rrallë
Deputeti Lefter Gështenja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me kandidaturën e Florjan Binajt për Bashkin&e...
POLITIKE
8 Tetor15:08
"Ministrja e Brendshme nuk pranon përgjegjësi"/ Deputetja demokrate: KLGJ ka kërkuar që prej dy vitesh rritjen e masave të sigurisë në gjykata
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, e ftuar në një studio televizive, ka folur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjyka...
POLITIKE
8 Tetor14:00
PD propozon që të shpallet 'Dëshmor i Atdheut', PS '1 minutë heshtje'/ Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend
Pas ngjarjes tronditëse të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit më 6 tetor, Kuvendi i Shqip&eu...
POLITIKE
8 Tetor14:18
PS nis fushatën në Tiranë, Manastirliu takim në Njësinë Nr. 1
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore nga Njësia Nr...
POLITIKE
8 Tetor14:18
Inceneratorët/ Xhaferri: Po helmoni fëmijët tanë, inovacion vetëm për të vjedhur
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë. Ai akuzon q...