POLITIKE

Xhaferri: Sot protestojmë kundër një qeverie që vjedh qytetarët

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 09:37

Xhaferri: Sot protestojmë kundër një qeverie që vjedh

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Besart Xhaferri u shpreh se qytetarët kanë shumë arsye për të dalë sot në protestë para Parlamentit, duke renditur në mënyrë ironike “12 arsye për të mos dalë në shesh”.

Në deklaratën e tij, Xhaferri akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, përkeqësim të shërbimeve publike dhe rritje të kostos së jetesës për qytetarët, ndërsa thekson se protesta është një reagim kundër një qeverie që, sipas tij, po dëmton interesat e shqiptarëve dhe të ardhmen e vendit.

Reagimi:

Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të grabitësve më sadistë të taksave të shqiptarëve, sot mos eja në shesh, se ata që kanë vendosur të dalin në këtë protestë  aty e kanë ndarë mendjen të mos e lejojnë një gjë të tillë.

Nëse mendon se shëndetësia falas është një realitet dhe ti nuk detyrohesh të japësh lekë nën dorë mjekëve dhe infermierëve, por përkundrazi të japin ata ty, nuk ke asnjë arsye të vish sot në shesh.

Po të duket normale që fëmijëve me kancer t’u reduktohen dozat e ilaçeve se paratë do të shkojnë për Kopshtin e Edenit ku frymëzohet Edi Rama për të vjedhur taksat tona, sot mos eja me ne.

Nëse do të jetosh gjithë jetën me qira se ti dhe fëmija yt nuk do të blejnë dot kurrë shtëpinë e parë se Edi Rama pastron në ndërtim paratë e korrupsionit, sot mos u duk në shesh.

Nëse nuk të bën përshtypje se në raport me pagën paguan për naftën dhe ushqimin e strehimin më shumë se çdo qytetar në Evropë, sot mos na u bashko në tubim.

Nëse je dakord që deputetët që kanë hyrë në atë parlament  të diktuar nga kartelet e drogës të miratojnë ligje për ty e fëmijët e tu, sot mos eja në protestë.

Nëse je dakord që kjo qeveri të mos japë pashaportën evropiane, por atë të Serbisë së Millosheviçit e Çubrilloviçit, nuk ke pse të na bashkohesh sot para Parlamentit.

Nëse je dakord që shkollat tona të nxjerrin analfabetë funksionalë, nuk ke arsye për të dalë sot në protestë.

Nëse mendon se rrugët i shembi natyra dhe jo babëzia e Edi Ramës që izoloi juglindjen, sot do të ishte mirë që protestën ta shohësh nga televizori se nuk i duhesh atij sheshi.

Nëse je dakord me devizën e Ramës se pa krim nuk ka zhvillim dhe narkoeuro është shpëtimi i ekonomisë, je i lutur të mos dalësh sot në tubim.

Nëse dëshiron që ky vend të lindë fëmijë që nesër të kthehen në ushtarë të krimit të organizuar për të shpërndarë drogë në Evropë, s’ke asnjë motiv që të dalësh në protestë.

Nëse mendon se vota jote vlen të blihet sa një kafshë në pazar të Milotit je i lutur që sot të mos vish në shesh.

Protesta kundër qeverisë që vjedh popullin e vet është privilegj vetëm i atyre burrave e grave që më darkë kanë guximin t’i shohin në sy prindërit dhe fëmijët.

Unë do jem sot para Parlamentit, për vete, për familjen time, për Shqipërinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë