Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë sot me reagim zyrtar për arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Mashës. Në njoftimin e SPAK thuhet se nga përgjimet e zbardhura nga aplikacioni Sky ECC u zbulua se persona të botës së krimit informohenin nga Çyrbja për operacione policore.
Po ashtu thuhet se ish-deputeti është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër Ahmet Mashës me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim.
Sipas SPAK, në kohën e kryerjes së veprave penale, Jurgis Çyrbja ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajrin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. Çyrbja për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme Hajrit, duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Ndërkohë në këmbim të këtyre favoreve të siguruara, Altin Hajri i ofronte Çyrbes që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dukle konsumuar kështu veprën penale "Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:
Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
jurgis cyrbja TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë sot me reagim zyrtar për arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Ç...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit për koncesionet në Shëndet&eum...
sali berisha TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë. Mësohet se...
Foto ilustruese DURRËS- Ish-deputeti, Jurgis Çyrbja pasi qëndroi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë s&...
Foto ilustruese DURRËS- Detaje të reja janë publikuar pas arrestimit të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Mësohet...
Foto ilustruese DURRËS- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Dyshohet ...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokurorisë s...
Foto TIRANË- SPAK ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. ...
Foto ilustruese SHBA- Këshilli gjerman për politikën e jashtme, DGAP ka publikuar më 16 tetor një analizë se si zgjedhjet n&e...
Posteri NJU JORK- Dega Manhattan e Vatrës për mes një posteri ka bërë me dije se duan të presin me protestë takimin...