POLITIKE

Zbardhet kërkesa e plotë e deputetëve të PL-së për Prodën dhe Hoxhën: Kërkojmë informacion për emrat e punonjësve të policisë që kryen arrestimin e Ilir Metës

r.ll Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 12:27
Zbardhet kërkesa e plotë e deputetëve të PL-së për
tedi blushi

TIRANË- Është zbardhur kërkesa e plotë që deputetët e Partisë së Lirisë i kanë drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe deputetët, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasi kanë kërkuar informacion në lidhje me emrat e punonjësve të policisë që kryen arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Metës. 

Sipas tyre, sjellja e policisë përbën një shkelje të hapur të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, përfshirë nenin 28 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili garanton të drejtat e personave të ndaluar dhe të arrestuar, dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), që mbron lirinë dhe sigurinë e personit, duke kërkuar që masa e ndalimit apo arrestimit të jetë në përputhje me ligjin dhe të bëhet në mënyrë humane dhe me respekt për dinjitetin njerëzor. 

"Nëse brenda datës 07.11.2024 nuk na përcillni emrat e personave, për të vijuar me përgjegjësinë personale të atyre personave që kanë dhënë urdhër dhe kanë ekzekutuar në mënyrë barbare një vendim gjyqësor në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me parimet ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut, do të jeni Ju personi që do të mbajë përgjegjësi penale për konsumim të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzmi i krimit” dhe për bashkëpunim në kryerjen e veprave penale.", thuhet ndër të tjera në kërkesën e mëposhtme. 

KËRKESA E PLOTË: 

NGA: 1. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, me adresë njoftimi: Rr. Sami Frashëri, Godina 20/10, Tiranë., nr. tel. +355 44 504 178 dhe email: [email protected].

2. Deputetët (i) Z.Petrit Vasili dhe (ii) Znj.Erisa Xhixho

OBJEKTI: Kërkesë për informacion në lidhje me emrat e punonjësve të policisë që kryen ekzekutimin e Urdhrit për ekzekutimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 21.10.2024, ndaj ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta.

BAZA LIGJORE: Neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
Ligji nr. 8580/2000 “Për Partitë Politike”;
Neni 8 i ligjit nr. 8550/1999 “Statusi i Deputetit” ;
Neni 79 i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”;
Neni 82, pika 4, e VKM-së nr. 750/2015 “Për Miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”.

DREJTUAR: Z. Ilir Proda
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

PËR DIJENI:  Z. Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm

Më 21 tetor 2024, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, ish-Kryeministër, ish-Kryetar i Kuvendit dhe ish-President i Republikës së Shqipërisë, sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, u trajtua në mënyrë denigruese, degraduese dhe çnjerëzore nga persona me maska dhe të armatosur rëndë, që më vonë u pretendua nga Ministri i Brendshëm, Z.Ervin Hoxha, se ishin Forca Lëvizëse Operacionale e Policisë së Shtetit. 

Incidenti ndodhi në një kryqëzim të ngarkuar në Tiranë pranë “Casa Italia”, ku automjeti me të cilin lëvizte Presidenti i Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, u bllokua qëllimisht nga disa automjete private pa shenja identifikuese dhe pa asnjë mbishkrim policor, nga të cilat dolën dhjetëra persona të armatosur rëndë dhe me maska, të veshur me uniforma të zeza pa logo, pa distinktiva apo shenja identifikuese, të cilët rrethuan zonën duke krijuar një atmosferë terrori për qytetarët që ishin të pranishëm. 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta u nxorr forcërisht nga automjeti me të cilin udhëtonte, u rrëmbye me dhunë, u tërhoq zvarrë mes publikut nga personat me maska, me një trajtim kriminal, denigrues dhe degradues, pa ju komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa ju lexuar të drejtat, që i takonin, sipas Kushtetutës dhe po në mënyrë të dhunshme u detyrua forcërisht të hipte në një nga automjetet private që i bllokuan rrugën. Ndërkohë u prangos dhunshëm edhe drejtuesi i automjetit, z.Artimis Peca, Sekretar për Organizimin i Partisë së Lirisë (pa asnjë vendim gjyqësor deri tani).

Ky veprim ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta përbën një trajtim degradues, poshtërues dhe të pajustifikuar për një individ që nuk ishte i armatosur, nuk paraqiste rezistencë dhe nuk përbënte asnjë kërcënim dhe rrezik për rendin publik.

Sjellja e tillë përbën një shkelje të hapur të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, përfshirë nenin 28 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili garanton të drejtat e personave të ndaluar dhe të arrestuar, dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), që mbron lirinë dhe sigurinë e personit, duke kërkuar që masa e ndalimit apo arrestimit të jetë në përputhje me ligjin dhe të bëhet në mënyrë humane dhe me respekt për dinjitetin njerëzor. 

Po ashtu, janë shkelur nenet 5, 34/b dhe 246 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 3 dhe 5 të ligjit nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ky ligj përcakton qartë se çdo person i ndaluar apo arrestuar duhet të trajtohet në mënyrë humane dhe pa diskriminim, duke ruajtur integritetin dhe dinjitetin e tij.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese është se ky operacion i kryer nga një njësi policore, ende e paidentifikuar plotësisht, ka shfaqur një qasje arbitrare dhe ka dhënë një shfaqje të panevojshme të forcës. 

Përdorimi i maskave, uniformave dhe mjeteve pa identifikim të qartë, si dhe armatimit të rëndë në këtë operacion jo vetëm që ka krijuar frikë dhe panik në publik, por është gjithashtu në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe të drejtave të njeriut, duke sfiduar çdo parim të transparencës dhe llogaridhënies që kërkohet për forcat e rendit.

Jemi vënën në dijeni se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk janë përfshirë në procesin e ekzekutimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” ndaj Z. Ilir Meta. 

Për sa më sipër, në bazë të neneve 23 dhe 28 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ligjit nr. 8580/2000 “Për Partitë Politike”, nenit 8 i ligjit nr. 8550/1999 “Statusi i Deputetit”, nenit 246 i Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë të na vini në dispozicion informacionin si më poshtë vijon:

1. Të na vini në dispozicion brenda datës 07.11.2024 emrat e të gjithë skuadrës së pretenduar policore që më datë 21.10.2024 ekzekutuan Urdhrin për ekzekutimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024, së Gjykatës së Posaçme e Shkallës së parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Z. Ilir Meta, në kundërshtim të hapur me nenin 28 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke trajtuar Presidentin e Partisë së Lirisë dhe ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë degraduese dhe poshtëruese;

2. Emrat e personave që kanë urdhëruar dhe kanë udhëhequr këtë operacion kriminal.

Nëse brenda datës 07.11.2024 nuk na përcillni emrat e personave, për të vijuar me përgjegjësinë personale të atyre personave që kanë dhënë urdhër dhe kanë ekzekutuar në mënyrë barbare një vendim gjyqësor në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me parimet ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut, do të jeni Ju personi që do të mbajë përgjegjësi penale për konsumim të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzmi i krimit” dhe për bashkëpunim në kryerjen e veprave penale. 

Duke shpresuar dhe besuar në një bashkëpunim të plotë nga organi juaj, mbetemi në pritje të përgjigjes Tuaj. 

Për Partinë e Lirisë Deputetët:

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM       1. PETRIT VASILI        2. ERISA XHIXHO

arrestimi i ilir metes tedi blushi erisa xhixho petrit vasili ervin hoxha ilir proda

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë