POLITIKE

"Zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri", Meta: Blushi do bëjë diferencë të dukshme! PL do garojë me siglën e saj në të gjitha Këshillat Bashkiakë

r.ll Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 20:19
"Zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri", Meta:
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku ai garoi në listën e hapur të koalicionit "PD-ASHM" dhe nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për tu futur në Kuvend.

I pyetur në intervistën për Syri Tv, nëse kishte bërë gabim që nuk u bë pjesë e listës së mbyllur, Meta u shpreh se jo dhe kjo sipas tij për dy arsye të rëndësishme. Të parën, kreu i PL-së përmendi si arsye, parimin e tij të përhershëm kundër listave të mbyllura. 

Së dyti ai u shpreh se nuk donte t'i krijonte asnjë avantazh individual vetes në dëm të opozitës së Bashkuar. Më tej shtoi se nëse do të ishte në listë të mbyllur një nga tezat më kryesore kundër opozitës do të ishte që ja koalicioni u bë për të nxjerrë atë nga burgu. Meta tha se për të ishte zhgënjyes rezultati në tërësi dhe jo fakti që nuk arriti të hynte në Kuvend. 

Ai tha më tej se Tedi Blushi do të jetë një përfaqësues i denjë në parlamentin e ri dhe tha se ai do të bëjë një diferencë të dukshme në Kuvend ashtu siç sipas tij, e bëri edhe në Këshillin e Bashkisë së Tiranës.

PJESË NGA INTERVISTSA: 

Pyetje: Zoti Meta mos bëtë gabim që nuk hytë në listën e mbyllur pasi edhe dolët i treti në listën e hapur të opozitës nuk u bëtë deputet që do t’ju kishte siguruar jo vetëm lirinë por edhe kushte më të favorshme për t’u mbrojtur?

Meta: Jo, asnjë gabim dhe për dy arsye shumë të rëndësishme. Së pari, parimore sepse përherë kam qenë kundër listave të mbyllura dhe është absurd që qytetarët mund të zgjedhin praktikisht vetëm 1/3 e deputetëve se 2/3 janë të paravendosur. Së dyti, nuk doja të krijoja asnjë avantazh individual vetes në dëm të Opozitës së Bashkuar pasi nëse do isha në listë të mbyllur një nga tezat më kryesore kundër opozitë do të ishte që ja koalicioni u bë për të nxjerrë Metën nga burgu.
Ndërkohë që beteja ime politike ka qenë dhe mbetet për t’i çliruar shqiptarët nga burgu i madh ku ata jetojnë çdo ditë në shtetin e kapur nga “Rilindja” dhe mafia në çdo qelizë. Po kështu synoja të motivoja sa më shumë kandidatët e tjerë në listat e hapur pas disa pakënaqësive që u krijuan me listat e mbyllura.

Për mua zhgënjyes është rezultati në tërësi dhe jo fakti që unë nuk u bëra deputet. Ata që ishin jashtë burgut duhet të kishin punuar më shumë dhe më mirë. Sidomos kur garon me një shtet të kapur, media të kapura dhe Kod Zgjedhor jo të favorshëm për opozitën. Por jam i sigurtë se zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri dhe besoj plotësisht se Z. Tedi Blushi do bëjë një diferencë të dukshme në Kuvendin e ri ashtu siç e bëri edhe në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Pra të mos kujtojë askush se unë nuk do jem atje.

Vendi dhe opozita kanë nevojë për politikanë të rinj, me vizion, pro mbi të gjitha guximtarë, patriot dhe të pashantazhueshëm nga Qeveria dhe drejtësia e kapur. Duke i falenderuar të 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën shpreh mirëkuptimin edhe ndaj dhjetëra mijëra të tjerëve që për fajet tona u “dekonspiruan” te patronazhistët dhe ose u penguan të votojnë ose u detyruan të votojnë në mënyrë të kontrolluar. Z. Tedi Blushi si deputet i ri i Tiranës do mbulojë me përparësi Njësitë që kanë votuar më shumë për Ilir Metën nga Njësia 5 dhe tre, katër të tjerat me rezultatet më të mira. Shumë shpejt do të kemi zgjedhjet vendore dhe unë jam i bindur se në Këshillin e ri të Bashkisë do të kemi disa zëra shumë të fuqishëm dhe cilësorë si Tedi Blushi.

Po kështu edhe kudo në çdo bashki duke e nisur punën që tani. Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj. Ndaj që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve. Me ketë rast falenderim të veçantë për të gjithë kandidatët tanë që garuan në lista të hapura në 7 Qarqet e vendit edhe pse në rrethana shumë të vështira dhe të gjithë ata që i votuan. Ndërsa opozitarizmi ynë do të përshkallëzohet deri në rivendosjen e demokracisë funksionale, po kështu programi ynë “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus” mbetet udhërrëfyesi ynë për të ardhmen e Shqipërinë.

Pyetje: Dhe së fundmi edhe njëherë për akuzën tuaj tani dhe mbylljen e hetimeve pas 7 muajsh paraburgim

Meta: Asgjë të re nga hetimet për Ilir Metën gjatë këtyre 7 muajve të rrëmbimin kriminal bazuar në fletërrufenë që justifikoi rrëmbimin kriminal parazgjedhor. Zero provë dhe zero fakt penal për Ilir Metën. Zero shkresë apo akt kompromentues, zero qindarkë të paligjshme dhe zero prona të gjetura brenda dhe jashtë.

ilir meta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë