Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

TIRANA- Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brok, ka folur për zhvillimet e fundit në Bashkimin Europian dhe sfidat me të cilat po përballet Unioni pas Luftës së Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë të dhënë në "Çim Peka Live", Brok theksoi se BE është bërë më i fortë dhe më i sigurt në përgjigje të kërcënimeve të jashtme, duke përfshirë veprimet e Rusisë. Ai shtoi gjithashtu se Bashkimi Europian duhet të forcojë politikën e jashtme dhe mbrojtjen, pasi këto janë thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Në lidhje me çështjen e zgjerimit të BE, ai tha se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të përmbushur kushtet e anëtarësimit. Ai e konsideron të domosdoshëm që procesi i reformave të vazhdojë me ritme të shpejta, duke u fokusuar në fushat kyçe që do ta bëjnë Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante të gatshme për anëtarësim.
Pjesë nga fjala e Elmar Brok:
Bashkimi Europian filloi me plan, saktësisht 70 vjet më parë më 9 maj, 1950. BE është i suksesshëm në terma ekonomikë sa i përket tregut dhe përqindjes së tij, sepse është më i zhvilluari në botë, sepse është grupi tregtar më i madh në botë dhe shumë i suksesshëm, por ne nuk jemi aq të mirë në sigurimin e politikës së jashtme dhe një prej arsyeve është se ne kemi çështje të parimeve të cilat nuk prekin vetëm fushën politike, sociale dhe ekonomike.
Pas luftës ruse në Ukrainë, kërcënimet prej Moskës dhe pas faktit se presidenti Trump nuk jep ndihmësin që do të ketë një mbrojtje të ngushtë apo marrëdhënie si në të kaluarën, BE tashmë ka nisur të forcojë politikën e jashtme dhe mbrojtjes. Kësisoj, BE u bë më i sigurt dhe filloi të angazhohej më tepër kur dolën në pah kërcënimet, dhe ndofta për shkak të këtyre kërcënimeve BE do të rritet më shpejt dhe do bëhet më i fortë se më parë e do na duhet një kërcënim i jashtëm që të bëhemi më të fortë nga brenda.
Unë nuk besoj se Turqia do arrijë të angazhohet në BE sepse Turqia nuk i plotëson kushtet dhe kur shohim qeverisjen nën presidentin Erdogan, nuk i plotëson këto kushte sa i përket sundimit të ligjit, demokracisë edhe elementeve të tjera si këto. Por unë besoj se Turqia është një vend me rëndësi, duhet të sigurohemi që ajo të ketë lidhje me BE dhe propozimi im është që të mos nisin negociata tani për Turqinë, por ne kemi një formë doganore me turqit që do monitorizohet dhe zhvillohet shpejt që të kemi ndërvarësi ndërmjet dy blloqeve, Turqisë dhe BE.
Nuk mund të them kurrë, mund të ketë zhvillime të shpejta, por në situatën aktuale kushtet nuk janë pjekur që ajo të jetë anëtare e BE dhe nuk e di nëse në Europë Turqia do pranojë të heqë dorë nga sovraniteti, sepse kur bëhesh pjesë e BE heq dorë nga sovraniteti, prandaj ngurroj të them se ajo do bëhet një ditë anëtare, por duhet të kemi marrëdhënie të aferta me Turqinë nga ana doganore. Më lejoni të shtoj dhe këtë, nuk do e krahasoja kurrë Shqipërinë me Turqinë sepse nuk ka lidhje me Perandorinë Osmane dhe nuk ka të bëjë me kushtet fetare, por me kushtet politike gati për antarësimin.
Shqipëria ende nuk është gati për BE, por disa kapituj janë hapur, nga 34 kapituj 5 janë hapur dhe të tjerët do hapen, njëri prej tyre është mbyllur dhe duhet të shohim ende pasi ka pozita të ndryshme sa i përket sundimit të ligjit, pikëpyetje të mëdha për ekonomi, prandaj mendoj se është e nevojshme të bëhet procesi i nevojshëm i reformave, deri në antarësim si në fushën ekonomike, politike apo sundimit të ligjit apo lirisë së medias, pra të lëshohet tërësisht fjala e lirë.
BERAT- Drejtoria Vendore e Policisë Berat përmes një njoftimi bën me dije se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruaj...
BULQIZË- Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për votimet e 11 majit, në bashkitë Mat, Klos dhe Bu...
TIRANA- Banorët e Astirit dhe Yzberishtit do të votojnë në kontejnerë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kjo alternati...
PUKË- Në Pukë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Ditën e nesërme (11 maj), shqiptarët do tu drejtohen ...
DURRË- Në qytetin e Durrësit ka nisur pasditen e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore. Në Bashkinë e Kruj&eu...
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka theksuar nevojën urgjente për një reformë të thell&e...
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët shqipt...
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur mbi atmosferën para zgjedhjeve të 11 majit, duke ndarë s...
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se synimi i institucionit që ai drejton është shpallja s...
VLORA- Partia Demokratike ka reaguar kundër kërkesës së Partisë Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në di...