POLITIKE

Zgjedhjet 2023, 24 mijë kandidatë për 3,283 karrige

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Prill 2023, 11:51

Zgjedhjet 2023, 24 mijë kandidatë për 3,283 karrige


Shqiptarët pritet të votojnë për kryetarët e bashkive më 14 maj dhe për partitë politike që garojnë për këshilltarë, ku sistemi i zgjedhjes së anëtarëve të këshilleve bashkiake është me lista të mbyllura të caktuara nga partitë. Sistemi, i cili favorizon kandidatët e renditur më sipër nga partia përkatëse, gjithsesi dukshëm ka tërhequr një pafundësi kandidatësh që garojnë në vendet humbëse.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të analizuara nga BIRN, të 40 partitë garuese kanë renditur në listat e veta 23,646 kandidatë për këshilltarë, gjë që sugjeron se afro 0.65% e votuesve në lista janë edhe vetë kandidatë. Por nëse marrim parasysh se një pjesë e popullsisë është në emigrim dhe se aktualisht vetëm gjysma e votuesve besohet se gjenden në Shqipëri, atëhere mund të themi se më shumë se 1 në 100 votues është kandidat.

Vendi me numrin më të lartë të kandidatëve për votues, sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, është bashkia e vogël e Këlcyrës në qarkun e Gjirokastrës. Në zgjedhjet e 14 majit në këtë bashki ka 357 kandidatë për anëtarë të këshillit të bashkisë dhe tre kandidatë për kryetar. Bashkia numëron 9308 votues dhe rrjedhimisht në garë janë një kandidat për çdo 27 votues. Bashkia ka një këshill prej 15 anëtarësh.

Bashkia e Klosit në Mat numëron 561 kandidatë dhe 15 mijë votues ose 1 kandidat për çdo 28 votues ndërsa nuk mbetet pas Tropoja, që numëron 534 kandidatë për 22 mijë votues.

Në përgjithësi, bashkitë e mëdha kanë një raport më të arsyeshëm mes numrit të kandidatëve dhe votuesve. P.sh., në Tiranë, garojnë 1057 kandidatë për anëtar të këshillit para afro 700 mijë votuesve.

Partitë politike duket se kanë tendencën të mbushin listat e kandidatëve me familje të tëra. Në shumë prej listave, të kandidimit, nëse renditen sipas rendit alfabetik dhe jo sipas rendit të përcaktuar nga partitë, dallohen katër, pesë apo gjashtë kandidatë me të njëjtin mbiemër. Persona me të njëjtin mbiemër shfaqen si kandidatë jo vetëm të një partie, por edhe të partive të ndryshme.

P.sh., nga lista e kandidatëve për Këlcyrën, ka nëntë kandidatë me mbiemrin Allamani, gjashtë prej të cilëve garojnë në listat e Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ndërsa tre të tjerë garojnë për parti të tjera. Ndërsa Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorve të Shqipërisë ka kandiduar gjashtë kandidatë me mbiemrin Beqaraj.

Partitë politike shqiptare kanë pasur më herët detyrimin të garonin me lista të plota me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si parakusht për të marrë pjesë në garë. Ky kusht është hequr dhe në këto zgjedhje partitë kanë të drejtë të garojnë me sa kandidatë duan dhe në ato bashki që duan. Marrë nga Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 15 Mars10:00

Lufta Rusi Ukraine

Foto ilustruese Kandidati i partisë në pushtet Bola Tinubu është shpallur fitues i zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë