POLITIKE

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha takim virtual me diasporën shqiptare: Të regjistrojmë çdo shqiptar! Të firmosim ndarjen nga e keqja

b.z Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 16:11
Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha takim virtual me diasporën shqiptare: Të
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një takim virtual me diasporën shqiptare. Gjatë fjalës së tij Berisha është ndalur te zgjedhjet e 11 Majit, ku është shprehur se kjo ditë është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. 

Berisha deklaroi se ky regjim sipas tij ka goditur më rëndë materien e kombit shqiptar se çdo regjim tjetër, dhe se të gjithë shqiptarët duhet të mobilizohen për të votuar në 11 Maj që sipas tij ti japin fund të keqes, krimit dhe vjedhjes në Shëqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kënaqësi e jashtëzakonshme të komunikoj sot me ju, përfaqësues të komuniteteve shqiptare në 62 qytete të botës dhe të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para punës që ju keni bërë, në organizimin e mbi 150 takimeve të themi zyrtare dhe qindra e qindra të tjera informale, në një mision shumë të rëndësishëm, në një mision për të mundësuar qytetarëve shqiptarë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votimit në Shqipëri, në një mision do të thosha ndër më të rëndësishmit e jetës tuaj, për të kontribuar me votën tuaj në ndarjen e Shqipërisë, shpëtimin e saj me 11 maj nga narkodiktatura.
Ky regjim, i cili në disa aspekte ka goditur më rëndë materien e kombit shqiptar se çdo regjim tjetër.
Vetëm në 10 vite statistikat e BE-së tregojnë se nga Shqipëria në hapësirën Shengen, emigruan 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, pa llogaritur këtu SHBA, Kanada e shtete të tjera që nuk përfshihen në hapësirën Shengen.
Në 10 vite rreth 45% e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.
Në rast se vazhdon ky trend, Shqipëria e vërteta është se demografikisht shkon drejt reduktimit dhe mbetet thjeshtë një nocion gjeografik.
Në kohën kur ky vend, ju vetë e dini, pa pasuri përrallore, potenciale përrallore për secilin prej jush dhe gjithë shqiptarët që të ndërtojnë ëndërrën më të bukur të jetës në Shqipëri.
Ndaj dhe thirrja ime është edhe këto 72 orë që kanë mbetur ta bëjmë natën ditë, të bëjmë çdo përpjekje për të regjistruar çdo shqiptar, shqiptare që njohim jashtë Shqipërisë në mënyrë që të firmosim në 11 maj ndarjen e Shqipërisë nga e keqja.
Të përmbysim një diktaturë të dytë, narkodiktaturën e instaluar dhe të bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Të krijojmë mundësitë reale që djemtë dhe vajzat e Shqipërisë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë