POLITIKE

Zgjedhjet e 11 Majit/ VOA: Listat e kandidatëve për deputetë nxisin debate

b.z Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 19:04
Zgjedhjet e 11 Majit/ VOA: Listat e kandidatëve për deputetë
Kuvend

SHQIPËRI - Janë 11 subjekte zgjedhore, parti e koalicione, të cilat dorëzuan, në KQZ, në përmbyllje të afatit ligjor, listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e pritshme politike.

Por beteja kryesore politike, mbetet ajo mes Partisë Socialiste e cila pas 12 vitesh në pushtet, kërkon një mandat të katërt, dhe opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike, ku zoti Berisha ka ndërtuar një koalicion të madh në numra, në përpjekje për të zbutur dhe efektin e fragmentarizimit të së djathtës.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një koment për Zërin e Amerikës, mbi procesin e hartimit të listave nga partitë, u shpreh se vëren një zbehje të nivelit të brendshëm të demokracisë.

“Ne shohim forma autoritare, dhe jo liberale e demokratike në mënyrën se si bëhet përzgjedhja e kandidatëve. Duket se ka një propagandë për publikun kur thuhet se janë zgjedhur përmes platformave ose garës që zhvillohet mes anëtarëve por të dhënat e deritanishme treguan që kandidatët më të votuar nga anëtarët e partive u tërhoqën. Edhe për kandidatët që u votuan nga platformat nuk pati transparencë se si u ndërtuan këto platforma dhe si u zhvillua procesi i përzgjedhjes, apo sa vota mori secili prej kandidatëve që shprehu interes për të qenë pjesë e këtyre platformave”- argumentoi për Zërin e Amerikës Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Në listën e kandidatëve të PS, vihet re se ka një përpjekje për të ripërtërirë me 50% grupin parlamentar.

Vetëm 16 deputetë ose 21% e grupit janë përfshirë në listat e mbyllura ose të sigurta, më shumë se 30% nuk janë pjesë e listave dhe afro 45% bëjnë pjesë tek listat e hapura, ku pjesa dërrmuese rrëzikojnë të humbasin për shkak të garës së fortë, për pak vende.

Vetëm në qarkun e Tiranës, në listën e hapur nga e cila mund të dalin 6 mandate, sipas rezultateve të vitit 2021, janë në garë 37 emra, nga të cilët 16 janë ministra dhe deputetë aktualë me karrierë politike.

Nga ana tjetër PD, në një koalicion të gjerë partish duket se është përpjekur të ruajë në lista në një masë të konsiderueshme bërthamën e grupit parlamentar, dhe gjithashtu t’u sigurojë dhe aleatëve, disa vende si në listën e mbyllur ashtu dhe në atë të hapur. Një e treta e listës së mbyllur në Tiranë i është lënë aleatëve.

Në listat e sigurta të PD figurojnë 16 deputetë aktualë të PD ose gati 30% e grupit parlamentar dhe në ato të hapura 8 të tjerë, ose 15% e grupit.

PD në këto zgjedhje shkon pas disa zhvillimeve të rëndësishme në radhët e saj. Përplasjet e gjatë brenda saj prodhuan realitete të reja politike, që do të garojnë më vete më 11 maj.

“Argumenti kryesor i PS në hartimin e listës është nevoja e kalkulimit elektoral dhe maksimalizimit të votës. Kjo do të thotë se PS ka krijuar një grup parlamentar të sigurt me përbërje nga administrat publike pa profil publik dhe ka vendosur të ketë garë për të gjithë politikanët e karierës. Tek PD ka ndodhur e kundërta. Qëllimi kryesor ka qenë sigurimi i mandateve që janë deri diku rrethi i afërt i kryetarit Berisha dhe i njerëzve të besuar të kryetarëve të partive politike”- thotë për Zërin e Amerikës Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

Në analizat mbi përmbajtjen e listës së kandidatëve të PD njohës të zhvillimeve politike po i kushtojnë vëmendje ndikimit që pati në këtë listë rezultati i primarëve, ku anëtarësia dha pëlqimin e vet.

“Patëm befasi disa prej më të votuarve në primare, si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku në Tiranë apo Dashnor Sula në Elbasan nuk u përfshinë në listat e mbyllura, por natyrisht që në qarqe të tjera u përfshinë. Primaret në aq pak kohë sa u organizuan nuk mund të quhen primare të mirfillta, që të paraprihen nga debati politik, por ishte më tepër një garë emrash dhe një detyrim statutor”- shprehet për Zërin e Amerikës Ilir Kalemaj, politolog.

Si Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD në opozitë Sali Berisha në qëndrime gati të njëjta, i vlerësuan ekipet përkatëse të përzgjedhuara për garën elektorale të 11 Majit, kur thanë se janë zgjedhur me kujdes, janë përfaqësuese dhe cilësore.

Megjithatë politologët vënë re me shqetësim përqendrimin e vemendjes tek listat dhe debati rreth tyre

“Kemi dy realitete parelele. Kemi rastin e PS e cila nuk ka program përveç angazhimit për integrimin në BE, pra nuk kemi program apo bilanc për qeverisjen. Ndërkohë nga ana e PD kemi një program i cili është prezantuar, për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e kështu me radhë, por vëmendja nuk është përqendruar tek programi, apo tek mungesa e programit tek pala tjetër, por tek listat”- vijon Z. Kalemaj.

Përtej debatit mbi listat, në vigjilje të kësaj fushate, vëzhguesit e politikës janë të mendimit se vëmendja duhet të shkojë tek ofertat e partive, dhe ndikimin që ato duhet të kenë në orientimin e votës tek qytetarët./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë