POLITIKE

Zgjedhjet e parlamentare/ Pas Kukësit dhe Beratit, PD-ASHM ankimon rezultatin edhe për qarkun Korçë

M.B. Përditësimi i fundit 27 Maj 2025, 10:44

Zgjedhjet e parlamentare/ Pas Kukësit dhe Beratit, PD-ASHM ankimon

TIRANA- Partia Demokratike-koalocioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka paraqitur një tjetër ankimim pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në qarkun Korçë. Mësohet se opozita kërkon tani shpalljen si të pavlefshme të rezultatit zgjedhor në të gjithë qarkun e Korçës dhe përsëritjen e votimeve për Kuvendin e Shqipërisë.

PD thotë se se qeveria ka përdorur administratën dhe strukturat shtetërore për qëllime elektorale, duke krijuar një mjedis të pabarabartë dhe diskriminues ndaj opozitës. Gjithashtu PD pretendon edhe manipulim të votës së diasporës, kryesisht në Greqi. Në dokument thuhet se kanë paraqitur prova dhe fakte që sipas saj tregojnë shkelje të ligjit dhe Kodit Zgjedhor. 

Pjesë nga dokumenti:

Zonës Zgjedhore dhe e miraton atë me vendim jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e të gjitha tabelave të zonës zgjedhore, pra ne rastin konkret te Qarkut perkates.

Në çdo rast Tabela Përmbledhëse e Rezultatit për Zonën Zgjedhore, sipas këtij neni, nuk mund të miratohet nga KQZ, pa numëruar të gjitha kutitë e pranuara të rregullta, sipas këtij Kodi, në të kundërt vendimi i miratimit të Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore, sipas këtij neni, është i pavlefshëm.

Kur gjatë hartimit të tabelës, sipas pikës 1 të këtij neni, KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vëren mospërputhje të shifrave të votave për subjektet të tabelës së rezultatit të ZAZ-së me tabelat e rezultateve të qendrave të votimit, merr vendim për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore me shifrat e korrigjuara, duke u bazuar në origjinalet e tabelave të qendrave të votimit. Një kopje e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore u jepet të gjitha subjekteve zgjedhore që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e zonës zgjedhore përkatëse.

Vendimi i KQZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore, sipas këtij neni, mund të ankimohet po në KAS, sipas procedurave të parashikuara në pjesën X të këtij Kodi.

Referuar Nenit 123/1 te Kodit Zgjedhor, parashikohet e drejta për të vënë në lëvizje KQZ, si nje e drejte qe i njihet subjekteve zgjedhore, në mbrojtje të interesave të tyre të ligjshme dhe për çështje që bëjnë pjesë në rrethin e kompetencave të KQZ-së.

Sipas pikes 2 te po ketij Neni, kërkesat ose ankesat e subjekteve zgjedhore trajtohen sipas procedurës së përcaktuar nga ky ligj dhe nga aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Kërkesat, ankesat, informacionet, propozimet apo denoncimet e palëve të treta trajtohen sipas procedurës së përcaktuar në Klalin e Procedurave Administrative dhe sipas afateve që përcakton KQZ-ja me akt nënligjor.

Ndërsa, neni 124, pika 3 parashikohen qarte se Kundër vendimit të KQZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore, të marrë sipas nenit 123 të këtij Kodi, mund të paraqitet ankim po në KQZ jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e këtij vendimi. Ankimi ndaj vendimit mund të përmbajë ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore ose/dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi. Nderkohe në baze te Nenit 124/6 i Kodit Zgjedhor, percaktohet se: "Në shqyrtimin e kërkesave ankimore të paraqitura, KQZ-ja shqyrton të gjithë problematikën e tyre, përfshirë edhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qendra të caktuara votimi, pa u kufizuar në objektin e kërkimit të kërkesës ankimore të paraqitur nga subjekti zgjedhor".

Partia Demokratike ka akuzuar për manipulim të gjerë të procesit, duke e cilësuar atë si një “masakër zgjedhore”, dhe po ndjek rrugën institucionale për të kundërshtuar rezultatin.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur dhe zyrtarizuar procesin zgjedhor duke certifikuar rezultatet për të 12 qarqet e vendit. Sipas tabelave përfundimtare, Partia Socialiste siguroi 83 mandate, koalicioni PD-ADSHM mori 50 vende në Kuvend, ndërsa forcat e reja politike ndanë 7 mandate: 3 për PSD, 2 për partinë Mundësia, dhe nga 1 për Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet.

pd

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13