
Kandidatët e Partisë Socialiste kryesojnë në shumicën dërrmuese të bashkive, në rezultatet e zgjedhjeve vendore që u mbajtën ditën e djeshme.
Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka fituar në 34 bashki, ndërsa kryeson edhe në 20 të tjera mbështetur në numrin e votave të numëruara deri tani. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka fituar në 6 bashki, ndërsa një bashki (Finiq) kryesohet deri tani nga kandidati i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA).
Ndër bashkitë ku tashmë ka përfunduar numërimi i votave, Partia Socialiste ka fituar në Elbasan, Korçë, Vlorë, Verat, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Cërrik, Librazhd, Rrogozhinë, Vorë, Peqin, Bulqizë, Mat, Gramsh, Belsh, Roskovec, Tropojë, Dropull, Klos, Kolonjë, Maliq, Delvinë, Skrapar, Patos, Selenicë, Kuçovë, Dimal, Poliçan, Tepelenë, Konispol, Këlcyrë, Libohovë dhe Pustec.
Koalicioni Bashkë Fitojmë ka fituar në Bashkitë e Mirditës, Hasit, Pukës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt dhe Himarës.
Sipas KQZ, pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme ka qenë në masën 37.30%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, deri tani janë numëruar 644 nga 934 kuti votimi. Kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj me 54.49% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi, me 34.78%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 42.71%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Durrës, deri tani janë numëruar 240 nga 342 kuti votimi. Kryeson kandidatja e Partisë Socialiste, Emirjana Sako me 55.57% të votave, e ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Igli Cara, me 44.43%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 33.77%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Shkodër, deri tani janë numëruar 243 nga 247 kuti votimi. Kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci me 60.24% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia, me 39.76%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 34.72%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Elbasan numërimi ka përfunduar. Kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja ka fituar me 56.26% të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Luçiano Boçi, ka marrë 43.74%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 37.51%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Fier, deri tani janë numëruar 204 nga 224 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Armando Subashi me 69.52% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Evdar Kodheli, me 19.54%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 31.11%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Vlorë, numërimi ka përfunduar. Kandidati i Partisë Socialiste, Ermal Dredha, ka fituar me 70.55 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Hysni Sharra, ka marrë 29.45% të votave.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 24.94%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Korçë, numërimi ka përfunduar. Kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo, ka fituar me 60.63% të votave, ndërsa kandidatja e koalicionit Bashkë Fitojmë, Ledina Aliolli, ka marrë 39.37% të votave.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 32.12%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Berat, numërimi ka përfunduar. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Demo, ka fituar me 61.47% të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Zija Ismaili, ka marrë 38.53%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 34.15%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Lezhë, deri tani janë numëruar 124 nga 126 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu me 52.75% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Pashk Gjoni, me 47.25%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 38.95%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Dibër, deri tani janë numëruar 97 nga 99 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu me 67.69% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Ismail Uka, me 27.11%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 43.76%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Kukës, deri tani janë numëruar 41 nga 73 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Safet Gjici me 49.02% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Admir Sinamati, me 41.89%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 52.71%.
Në zgjedhjet për Bashkinë Gjirokastër, deri tani janë numëruar 36 nga 67 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Flamur Golemi me 75.25% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Dorjan Lani, me 24.75%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 36.89%./Monitor
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
15 Maj14:04
Berisha: Hedh poshtë këtë farsë elektorale, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës
Kryetari demokrat, Sali Berisha, doli në një konferencë për të denoncuar atë që e quajti një farsë elektorale.
&...
POLITIKE
15 Maj12:03
Mesazhi - Reagon Beleri: Fitoi demokracia! Mirënjohës për ata që treguan burrëri
Kandidati fitues i opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, reagoi pasi u shpall fitues në zgjedhje.
Edhe pse ndodhet në ...
POLITIKE
15 Maj11:13
RAUNDI I FUNDIT/ PS kryeson bindshëm në Tiranë, Shkodër, Durrës e Lezhë, BF shpreson për rezultat në Kukës
TIRANE- Procesi i numërimit vazhdon në të gjithë vendin megjithëse opozita e ka humbur mundësinë për të drejtuar ...
POLITIKE
15 Maj10:41
Fredi Beleri fiton Himarën nga burgu
Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri fiton Himarën, sfidon kandidatin e PS, Jorgo Goro.
Teksa po numërohet kutia e fund...
POLITIKE
15 Maj10:41
Mbyllet numërimi në 5 bashki në Gjirokastër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” fiton në Memaliaj
Në Gjirokastrës ka përfunduar numërimi në 5 nga 7 bashkitë e këtij qarku. Koalicioni “Bashkë Fitojmë”...
POLITIKE
15 Maj10:39
Erion Veliaj udhëheq garën në Tiranë, ndiqet nga Belind Këlliçi
Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon mandatin e tretë në krye të kësaj bashkie.
Deri më ta...
POLITIKE
14 Maj23:00
“Dy veta dolën nga ‘Audi’ dhe erdhën për të na qëlluar”, Salvador Kaçaj rrëfen sulmin: Na ndoqën rreth 3 km dhe… Ra
Zyrtari i Partisë Demokratike, Salvador Kaçaj, ka rrëfyer sulmin që ka ndodhur ndaj tij në Lezhë dhe ka treguar me detaje gjit...
POLITIKE
14 Maj21:00
Vendoret në Shqipëri, socialistët fitojnë 3 bashkitë e para
Në Shqipëri, Partia socialiste ka fituar zgjedhjet në tre bashki, atë të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, ku rezultati zyrtar, ...
POLITIKE
14 Maj19:14
Votuan bashkë për herë të parë, dy vëllezërit nga Lushnja: Nuk ka intereson vota, kemi ardhur me mik
Dy vëllezër votuan sot për herë të parë të parë në Lushnjë, në gjimnazin “18 Tetori”.
Megj...
POLITIKE
14 Maj17:00
Zgjedhjet lokale në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në votime
Në Shqipëri, sot votohet për të zgjedhur drejtuesit e 61 bashkive dhe këshillave bashkiakë të vendit. Procesi ka nisur q&eu...