POLITIKE

Zgjedhjet në Himarë/ Fredi Beleri paralajmëron Vangjel Tavon: Erdhe si mysafir dhe ashtu do të largohesh

I.A Përditësimi i fundit 5 Gusht 2024, 16:45
Zgjedhjet në Himarë/ Fredi Beleri paralajmëron Vangjel Tavon:
Fredi Beleri

FIER- Eurodeputeti Fredi Beleri ka bërë një reagim sërish për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ku doli fitues kandidati socialist Vangjel Tavo. Me anë të një postimi në Facebook, Beleri shkruan se rezultati i zgjedhjeve të djeshme i ka lënë një shije të hidhur pasi i bën padrejtësi betejës së himariotëve për të marrë në dorë fatin e vendit të tyre.

Po ashtu Beleri thekson se ky rezultat konfirmon vështirësinë me të cilët përballet një vend i vogël kundrejt një makinerie të një shteti të tërë. Po ashtu Beleri ka bërë një paralajmërim për Tavon, duke i thënë se nga Himara do të largohet njësoj siç erdhi si mysafir. 

Postimi i Plotë: 

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme lë një shije të hidhur, sepse duket se i bën padrejtësi betejës që ne himariotët kemi bërë gjithë këto vite për të marrë sërish në dorë fatin e vendit tonë. Por nuk është kështu. Përkundrazi! Rezultati i djeshëm konfirmon edhe një herë se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të përballen me makinerinë e një shteti të tërë, ku vetë kryeministri linçon dhe përçan me forcën e pushtetit të pakontrolluar.

Fakti që ne patëm përsëri mbështetjen e atyre qytetarëve që na besuan para pesëmbëdhjetë muajsh, pavarësisht burgosjes time paligjshme dhe taktikave të shantazhimit, pavarësisht transferimit të votuesve të partisë socialiste, pavarësisht ndryshimit të rregullave në mënyrë që shumë nga bashkatdhetarët tanë të mos votojnë, e kështu me radhë shumë gjëra të tjera të vogla e të mëdha, tregon se himariotët nuk dorëzohen dhe do të vazhdojnë të luftojnë. Në fund të fundit, kjo është traditë e vendit tonë dhe ne do t'i qëndrojmë besnikë.

Dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh krenarinë time për kontributin e secilit prej jush që mori pjesë në këtë betejë, edhe pse rezultati ishte i paracaktuar. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Petro Gjikurinë, i cili nuk ngurroi të linte Amerikën dhe erdhi për të dhënë kontributin e tij për Himarën. Sot ka lindur një realitet i ri, por ne jemi mësuar të ecim në monopate të vështira. Himara, në historinë e saj, u ka bërë ballë kërcënimeve ekzistenciale shumë më të mëdha sesa kërcënimet e zotit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dhe ne jemi ende këtu, duke ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Me një mijë e një vështirësi kemi arritur të parandalojmë tjetërsimin e plotë të popullsisë sonë dhe të mbrojmë pasuritë tona kundër krimit të organizuar, neglizhencës shtetërore dhe obsesioneve nacionaliste.

Por e gjithë kjo nuk do të kishte kuptim pa popullin tonë. Duhet ta mbajmë rininë në vendin tonë dhe Bashkia e Himarës të arrijë në një nivel të lartë ekonomik duke shfrytëzuar kapitalin gjigant të pasurisë sonë natyrore, me politika të qëndrueshme për zhvillimin e prodhimit vendas dhe turizmit. Me pak fjalë, kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm.

Kjo do të jetë busulla jonë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe masa që do të përcaktojë qëndrimin tonë ndaj Vangjel Tavos. Çfarëdo që është e mirë për vendin, ne do ta mbështesim atë. Në fund të fundit si mysafir do ta trajtojmë, sepse ashtu siç ka ardhur, ashtu do të largohet në zgjedhjet e ardhshme. Unë do të vazhdoj të luftoj, jo vetëm nga Brukseli dhe Athina, por në radhë të parë nga vendi im, Himara. Dhe jam i sigurt se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojmë faqen e historisë, siç bëmë në maj 2023, përpara se të na vidhej fitorja.

Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare.

fredi beleri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë