SHOWBIZ

Blerta Celibashi dhe Princ Leka flasin pas fejesës: Dashuria i duron të gjitha, e jona triumfoi

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 20:39

Blerta Celibashi dhe Princ Leka flasin pas fejesës: Dashuria i duron

Fejesa e Princit Leka Zogu II dhe Blerta Celibashit nuk ka kaluar pa vëmendje e mediave ndërkombëtare. Revista franceze “Point de Vue” i ka kushtuar një shkrim ceremonisë në plazhin me rërë të bardhë e ujëra të bruzta të Ksamilit. Sipas revistës, më 11 tetor, princi, 43 vjeç, mblodhi rreth 70 miq e të afërm për të formalizuar fejesën e tij me fotografen 27-vjeçare. Pranë tyre ndodhej edhe vajza e princit me Elia Zaharian, një martesë që u finalizua me një divorc të trazuar. Geraldina, më 22 tetor feston ditëlindjen e pestë.

Në kompleksin luksoz ku u mbajt ceremonia, u shërbyen japrakë përpara se princi të ngrinte dollinë e parë. Ai falënderoi të ftuarit në anglisht, kurse Blerta foli në shqip. Më pas, të dy iu drejtuan pistës për vallëzimin e tyre të parë. Në njërën prej unazave të shkëmbyera, shkruhet: “Dashuria i duron të gjitha.” Në një intervistë, çifti tregon përjetimin dhe pritshmëritë nga ceremonia.

Intervista e Princit Leka Zogu II dhe Blerta Celibashit

-Si dëshironit që të zhvillohej mbrëmja?

Princi Leka: Fejesa jonë duhet të reflektonte sinqeritetin dhe thjeshtësinë tonë. Nuk ishte vetëm një moment personal, por edhe një falënderim për këdo që na ka mbështetur dhe përtej kësaj, një formë të të ndarit me popullin shqiptar.

-Si vendosët ta formalizonit lidhjen tuaj?

Princi Leka: Vendimi u poq natyrshëm. Mirëkuptimi ynë është bazuar gjithnjë te besimi dhe miqësia. Ne e dinim se ishim gati kur rrugët tona personale dhe profesionale mund të lëviznin në të njëjtin drejtim.

-Mund të na e prezantoni të fejuarën tuaj?

Princi Leka: Blerta është e fortë, e kulturuar, e kujdesshme dhe tregon empati. Ajo është vegjetariane, e do natyrën dhe i pëlqen të rrëfejë histori përmes kamerës. Ajo mishëron një trajtë të modernizmit shqiptar.

-Cilat veti ju tërhoqën te njëri-tjetri?

Princi Leka: Zgjuarsia, forca e heshtur dhe ndjeshmëria kundrejt të tjerëve. Ajo sillet me dinjitet dhe tregon mirësi të vërtetë.

Blerta Celibashi: Unë u preka thellë nga integriteti i Lekës, durimi dhe dedikimi ndaj misionit të tij. ai tregon një përulësi të rrallë për dikë në pozitën e tij. Ndjenja e tij e përgjegjshmërisë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar më preku thellë.

-Si e parashikoni të ardhmen tuaj?

Princi Leka: Dëshira jonë është të vazhdojmë të ndërtojmë një jetë në shërbim të të tjerëve dhe me domethënie. Shqipëria po ndryshon vazhdimisht. Shpresoj që duke inkurajuar përpjekjet diplomatike dhe duke ndihmuar popullin shqiptar të përparojë drejt një të ardhmeje europiane, familja mbretërore do të vazhdojë të ruajë një ekuilibër midis republikës, historisë dhe trashëgimisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë