SHOWBIZ

E kam parë edhe në ëndërr, gjyshi më shprehte se do të bëja djalë/ Ish-banorja e BB Genta Gjalpi tregon mbi shtatëzaninë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 18:39

E kam parë edhe në ëndërr, gjyshi më shprehte se do

Genta Gjalpi është një nga blogeret më të njohura, e cila ka krijuar një lidhje të fortë me ndjekësit e saj për shkak të opinioneve pa filtra që ndan. Ajo është herë pas here pjesë e paneleve të programeve për tema të ndryshme, por kësaj radhe  sjell një fazë e re dhe përmbushëse e jetës: shtatzënia.

Genta Gjalpi: Fillova të dyshoj, e dija që kjo ditë do të vinte, isha koshiente që doja të bëja një beb, por prapë ai momenti kur e merr vesh të duket si e papritur, sikur çdo gjë ndryshon në atë moment dhe nuk e di, nuk e besoja. Duhet të bëja testin e dytë që ta besoja që isha vërtet shtatzënë dhe pastaj thashë okej, tani nisi. Ia kam thënë direkt burrit, sa e mora vesh.

Rudina Magjistari: Më trego pak, shkove ta blije testin e shtatzënisë në farmaci?

Genta Gjalpi: Jo, i thashë atij. Ai e kuptoi ndoshta pak më mirë se unë që kisha ca luhatje. Kur gatuaja, nuk i ndieja aromat si gjithmonë, kisha të përziera, më tha bëje një test, jo i thashë se do ta kuptoja, bëje një test, më bleu dy. Unë bëra testin e parë, nuk ishte mirë dhe nuk më doli. Thashë nuk po pres deri në mëngjes, po bëj të dytin, e bëra dhe harrova që e kisha lënë. Kur shkoj në tualet përsëri dhe shoh dy viza, nuk po u besoja syve. Unë e kisha gjithmonë në mendje që do t’i thoja Arbrit kur ta merrja përgjigjen, do t’i bëja diçka të bukur, në një kuti. Të besohet, nuk prita dot fare, i thashë hajde shihe se nuk po e besoj dhe ishte një moment shumë i bukur.

Genta, e cila është në pritje të një djali, shton se dëshironte shumë që fëmija i parë të ishte vajzë. Ajo kujton edhe emocionet e momentit kur bëri ekon e parë.

Genta Gjalpi: Ekon e parë e kam kaluar në spital se pata një problem të vogël, kur kam dëgjuar ato rrahjet e para jam emocionuar shumë dhe aty e kuptova vërtet që tani jam shtatzënë.

Së fundmi, Genta ka humbur edhe gjyshërit, me të cilët ka pasur një lidhje shumë të veçantë. Ajo ka ndarë video ku kujdesej për gjyshin e ndjerë duke i krehur flokët apo gjyshja që merrej me shtëpinë. Pavarësisht largimit të tyre nga jeta, ajo është e bindur se ka dy engjëj mbrojtës në krah.

Genta Gjalpi: Vitin e fundit që kam qenë non stop me gjyshen se ishte vetëm, më vjen keq që nuk arriti të më shihte, por jam shumë e sigurt që ka të bëjë dora dhe bekimi i saj.

Gjyshja nuk arriti ta shihte mbesën me bashkëshortin në krah apo shtatzënë, por Genta thotë se i ka parë në ëndërr kur ende nuk e dinte për shtatzëninë, si një mesazh i bukur nga përtej.

Genta Gjalpi: E kam parë edhe në ëndërr. I thoshte gjyshi, isha duke bërë punë me gjyshin, i thoshte “lëre Gentën se Genta do të bëjë djalin”, ndërkohë që unë nuk isha as shtatzënë, nuk e dija akoma, duhet të kem qenë disa javëshe. Vonë u kujtova, thashë diçka ka pasur këtu. Më dilnin shumë në ëndërr, tre muajt e parë pothuajse çdo natë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë