Zjarr në Bërzhitë, flakët përfshijnë një zonë të gjerë me bimësi
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë ...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Pat...
Juve-Milan ishte jo vetëm një sfidë mes dy ekipeve “big” në Serie A, por ishte dhe një test për dy sulmuesit e afrua...
Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq menjëherë pas mbër...
Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëv...
Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit ...
Kombet e Bashkuara mbështesin çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëvendësz...

Një betejë disavjeçare brenda perandorisë mediatike të Rupert Murdoch është mbyllur me fitore për djalin e tij, Lachlan, i cili do të jetë në krye të grupit, shkruan BBC. Marrëveshja e publikuar të hënën nga familja, siguron qasjen konservatore të Fox News, The Wall Street Journal dhe The New York Post pasi 94-vjeçari të ndërrojë jetë.
Sipas marrëveshjes, Lachlan do të kontrolloj një trust të ri, kurse motrat dhe vëllai i tij, Prudence MacLeod, Elisabeth Murdoch dhe James Murdoch nuk do të jenë më përfitues të fondeve me aksione në Fox ose News Corp. Dakordësimi vjen pas viteve tensioni mes kryefamiljarit dhe tre prej fëmijëve të tij për të ardhmen e rrjetit mediatik në pronësi të familjes.
Konflikti i brendshëm i familjes Murdoch shërbeu si frymëzim për serialin hit “Succession”.
Motrat dhe vëllai i Lachlan, të cilët janë më të moderuar politikisht, do të shesin aksionet e tyre të Fox dhe News Corp në muajt në vijim. Ata do të jenë përfitues të një fondi të ri që do të marrë para nga shitja e 14,2 milionë aksioneve të News Corp dhe 16,9 milionë aksioneve të Fox Corp. Shitja e aksioneve do t’i shtohet trashëgimisë së secilit, por i ndalon të kenë ndikim në kahun politik të konglomeratit mediatik të familjes. Vitet e fundit, James është distancuar nga mjedisi familjar duke dhënë si arsye mosmarrëveshjet për përmbajtjen editoriale.
Lachlan është drejtues i News Corp që përfshin The Wall Street Journal dhe The Times. Ai shihet si më konservatori nga fëmijët e Murdoch. Lachlan është në krye të perandorisë mediatike që pas tërheqjes së Rupert në shtator 2023.
Nga gjashtë fëmijët e biznesmenit, katër të mëdhenjtë ishin përfshirë në konflikt. Vajzat e vogla, Chloe dhe Grace, do të jenë gjithashtu përfituese të fondit të ri. Beteja u zhvillua pas dyerve të mbyllura në Nevada, shtet i cili ofron privatësi për këto çështje, pasi Rupert u përpoq të ndryshonte kushtet e fondit familjar. Ai donte që perandoria të mbetej vetëm në duart e Lachlan sesa të katër fëmijëve të mëdhenj, por në dhjetor të vitit të shkuar, një gjykatë e refuzoi këtë dhe tha se Rupert dhe Lachlan vepruan “keq” duke u përpjekur të ndryshonin fondin.
Sipas kompanive, marrëveshja e së hënës ishte një “zgjidhje e përbashkët e procesit ligjor”.
Në vitin 2027 parashikohet të shënohet rekordi i parë historik në botën e pasurisë personale. Elon Musk mund të bë...
Ylli Dreshaj, ish-banori simpatik dhe shumë i komentuar i VIP Ferma 2, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një kom...
Në një live në TikTok, G Banit iu bë një pyetje në lidhje me një situatë që ndodhi në Big Brother VIP Albani...
Astrologia Meri Shehu, e ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ka komentuar datën 12 shtator kur do të krijohet Kuvendi i Ri. Me sa duk...
Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP. E ftuar në studion e Living Day në Vizio...
Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” nj&e...
Pranvera, një nga influencueset shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale, ka ndezur diskutime pas një sesioni pyetjesh me ndjek&eu...
Jozefin Marku është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime ...
Në një dalje në ‘Ftesë në 5’, Albi Buzali, ish konkurrent i “Përputhen” dhe Xhesiana Zahoaliaj kanë...
Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli ka tërhequr sot vëmendjen e publikut me një postim të veçantë në rrjetet sociale, duke nde...