8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Stela Nikolla, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo tregoi se ka fituar betejën me sëmundjen e kancerit në gji. Stela rrëfeu se momenti më i vështirë ka qenë periudha e kemioterapisë, pasi nuk e dinte se çfarë do të ndodhte, nuk e njihte trupin e saj. Por shton se pas kemioterapisë, ndodh diçka e çuditshme pasi çdo qelizë krijohet e re.
Nikolla ka hequr të dy gjinjtë dhe ka treguar se pas operacionit ka patur probleme pasi protezat nuk pajtoheshin me trupin e saj, si dhe ka patur hemorragji.
Pjesë nga intervista:
Bieta: 6 muaj kemioterapi
Stela: Pastaj ai rikuperimi 1 muaj duket si një çlirim. 1 muaj duhej që të bëja ndërhyrjen, pasi e dimë se kemioterapia ka efektet anësore
Bieta: Ça ndodhi me ty? Si e përballove?
Stela: Kemioterapia ishte për mua tamam ai ferri që ti futeshe, e nuk e dije ça do ndodhte, nuk e njihje më trupin tënd, veten tënde, do isha apo nuk do isha pas asaj seance. Por që arrita dhe me veten time që ta luftoja këtë gjë. Herën e parë ishte shumë e çuditshme, herën e dytë e dija se ça do ndodhte, doktoresha më thoshte ‘mos u tremb për këtë gjë se trupi ndryshon totalisht’. Kaluan, i dija ato 4-5 ditët e kemioterapisë dhe i thosha vajzës ‘ça ditë është sot?’, ‘e 4, hë se edhe 1 ditë, ja hodhëm’. Edhe vërtetë, ditën e 5 dhe të 6 unë çohesha në këmbë, fillonte jeta, rikuperimi, shkoja në punë, bëja mësimet me vajzat, si një ditë e zakonshme. Vetëm ato 4 ditë nuk çohesha dot, nuk e shkelja dot atë efekt aq të fortë anësor që të jepte. Pas kemioterapisë ndodh diçka shumë e çuditshme, çdo qelizë krijohet e re. Flokët janë të rinj, lëkura të bie dhe të del një e re. Ka një gjë të mirë edhe kjo kemioterapia. Tani ndihem si më e re, më e freskët.
Bieta: Kishe dhe operacionin ku duhej të hiqje të dy gjinjtë. Unë e di që ti e kishe me shumë merak. Doje një ndërhyrje që t’i hiqje dhe t’i zëvendësoje se nuk e përballoje dot që trupin tënd ta kishe pa këtë element femëror
Stela: Ishte e pamundur, doja gjoksin tim, ai gjoksi që ka ushqyer vajzën time, edhe pse nuk ishte ai perfekti, unë jam tek ato gjërat natyrale. E këtë gjë e vuajta shumë dhe e ndjej ndonjëherë sikur nuk është pjesë e trupit tim, por që këto janë dramatizime kot, sepse arrita atë që doja, unë ndihem femër dhe ndihem mirë. Operacioni ishte goxha i vështirë sepse ishte gati 6 orë. Pati disa probleme pas operacionit, protezat nuk pajtoheshin me trupin tim, pati hemorragji, është një kalvar i gjatë dhe i vështirë, por që kaloi. Ja ku jam, ishte një periudhë, më qëndruan të gjithë afër, i thashë mamit ‘sikur jam në hotel me 5 yje’, më shërbenin, më ndihmonin.
Atë muaj pas operacionit isha rehat, më shërbenin, më gatuanin. U them të gjithave që çdo gjë do kalojë. Nuk diskutohet që ana mjekësore është kryesorja, por që edhe ana psikologjike luan shumë rol të fortë. Qelizat kancoregjene kanë lidhje shumë me stresin, me atë që ne mendojmë dhe e përjetojmë brenda trupit tonë. Jeta është shumë e bukur, kemi fëmijët, kemi familjen. Unë ndonjëherë them ‘çdo ditë si ditë e fundit’. Unë jam shumë mirë tani, pres flokët e mi të më rriten, të kthehem ajo Stela e dikurshme. Asgjë nuk kemi të sigurt në këtë jetë.
Bieta: Marrëdhënia me mjekun si ka qenë?
Stela: Jam shumë mirë me mjekët, ata kënaqen kur shkoj unë. I bëj që të jenë pozitivë, që të flasin në mënyrë të tillë. Kemi një raport shumë të mirë.
Më shumë se 4,000 artistë filmash, përfshirë yje të shumtë si Tilda Swinton, Javier Bardem dhe Emma Stone, refuzojnë t...
Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është të qëndr...
Giorgio Armani la pas një trashëgimi komplekse, jo vetëm krijuese, por edhe financiare. Dy testamente, të shkruara me dorën e tij, fs...
Ditën e djeshme, DJ Geek festoi ditëlindjen e tij dhe mori një mori urimesh nga miqtë dhe kolegët në rrjetet sociale. Por ajo q&...
Prej disa javësh kanë qarkulluar thashetheme për të ardhmen televizive të Bora Zemanit dhe emisionin që do të drejtonte k&e...
“Unë shoh goca të reja studente që nuk e kanë problem të hyjnë në mes të martesës se kërkojn&e...
E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë...
Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, i është bashkuar transmetuesit kombëtar të Sllovenisë në kërcënimin p...
Është bërë publik dje në Bracciano testamenti i Pippo Baudos, i ndarë nga jeta më 16 gusht në Romë. Në hapje...
Një betejë disavjeçare brenda perandorisë mediatike të Rupert Murdoch është mbyllur me fitore për djalin e tij, Lach...