SHOWBIZ

Miss Mexico kurorëzohet Miss Universe!

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2025, 11:33

Miss Mexico kurorëzohet Miss Universe!

Fatima Bosch nga Meksika u shpall fituese në finalen e madhe të edicionit të 74-të të “Miss Universe”, të mbajtur të premten në Bangkok të Tajlandës, pavarësisht javëve të tëra polemikash që e kanë shoqëruar konkursin.

25-vjeçarja nga Tabasco u kurorëzua nga fituesja e vitit të kaluar, Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka.

Vendin e dytë e zuri përfaqësuesja e Tajlandës, Praveenar Singh, e ndjekur nga venezuelianja Stephany Abasali, filipinasja Ahtisa Manalo dhe Olivia Yacé nga Bregu i Fildishtë që plotësoi pesëshen më të mirë.Këtë vit morën pjesë përfaqësuese nga 120 shtete, mes tyre edhe Nadeen Ayoub, e para grua që përfaqëson popullin palestinez në këtë ngjarje, e cila arriti deri në top 30.

Ceremonia, e prezantuar nga komediani amerikan Steve Byrne, u hap me një performancë të këngëtarit tajlandez Jeff Satur. Bosch u pyet se si do ta përdorte titullin “Miss Universe” për të bërë botën një vend më të sigurt për gratë. Ajo u përgjigj:

“Si grua dhe si Miss Universe, do ta përdor zërin dhe fuqinë time në shërbim të të tjerëve, sepse ne jemi këtu për të folur, për të sjellë ndryshimin dhe për të bërë histori.”

Gara e këtij viti nisi më 5 nëntor, me ceremoninë e sashave.

Më herët këtë muaj, konkursi u përball me një bojkot masiv nga disa konkurente, pas një përplasjeje të përfolur shumë në media, ku drejtuesi tajlandez i eventeve, Nawat Itsaragrisil, sulmoi Bosch-in gjatë një eventi paraprak, duke e kritikuar se nuk kishte publikuar mjaftueshëm përmbajtje promocionale.

Në pamjet e publikuara, Bosch i kundërvihet duke i thënë se ai “nuk po më respekton si grua”, çka e shtyu Nawat-in të kërkonte që sigurimi ta largonte atë nga salla. Disa konkurrente, përfshirë edhe fituesen në detyrë Victoria Kjær Theilvig, u larguan nga eventi në shenjë solidariteti.

Presidenti i organizatës Miss Universe, Raul Rocha Cantu, publikoi një deklaratë ku theksoi se nuk do të lejonte që “vlerat e respektit dhe dinjitetit të grave të shkelen”. Nawat më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale për “këndo që është ndier keq, i pakëndshëm apo i prekur” nga sjellja e tij.

Nga ana tjetër, dy anëtarë të jurisë dhanë dorëheqjen vetëm disa orë para finales.

Të mërkurën, Miss Jamaica, Gabrielle Henry, u dërgua me barrelë pasi pësoi një rrëzim gjatë prezantimit me fustan mbrëmjeje në fazën paraprake të konkursit. Në videon që qarkulloi online, ajo shihet duke pozuar në buzë të skenës me një fustan portokalli dhe taka të larta, kur humbet ekuilibrin dhe bie poshtë skenës. Publiku dëgjohet i tronditur, ndërsa njerëzit e stafit i vijnë menjëherë në ndihmë.

Organizata Miss Universe Jamaica njoftoi se “ajo nuk ka pësuar lëndime që rrezikojnë jetën”. Ndërkohë, Rocha shkroi në Instagram se kishte vizituar Henry-n në spital dhe konfirmoi se “fatmirësisht nuk ka fraktura dhe po merr trajtim të mirë”

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?