SHOWBIZ

Mori komandën e Karabinierëve së Ivreas, shqiptari Armir Gjeçi: Kam punuar si punëtor druri por kurrë nuk u dorëzova

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 20:57

Mori komandën e Karabinierëve së Ivreas, shqiptari Armir

Armir Gjeçi, një djalë nga Durrësi që sot komandon Karabinierët në Ivrea të Torinos, Itali. Ai ka rrëfyer jetën, sfidat dhe fitoren e tij më të madhe, të bëhet Kapiten i Karabinierëve.

“Tre ditë më parë, më erdhi një link me emrin Armir Gjeçi. E lexova si italisht dhe e lashë pa hapur, nga frika mos ishte ndonjë haker online. Të nesërmen, kur pashë lajmin dhe komentet e shqiptarëve, ndjeva se ishte një histori që duhej treguar,” tregon ai.

Armir Gjeçi ka lindur në vitin 1994, në Durrës. Fëmijërinë e ndau mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi familja e tij emigroi për arsye ekonomike. “Që i vogël kam pasur dëshirë të bëhem karabinier. Shembulli i prindërve të mi, puna dhe edukata e tyre më frymëzuan që të zgjidhja këtë rrugë,” rrëfen ai. Por rruga nuk ishte aspak e lehtë. Në vitin 2013 ai aplikoi për herë të parë për konkursin e oficerëve. Pavarësisht përgatitjes, nuk ia doli. Për shumë të rinj kjo do të ishte fundi i ëndrrës. Për të, ishte një fillim i ri.

“Pas dështimit të parë, vendosa të studioja edhe më shumë. Nuk u dorëzova.  Dëshira ime ishte shumë e fortë.” Një vit më pas, në 2014-ën, Armiri konkurroi përsëri, këtë herë për konkursin e inspektorëve, për marshall. Ishin rreth 60 mijë aplikantë. Ai ishte ndër fituesit. "Ishte kokëfortësi dhe motivim personal që më shtyu ta arrija këtë objektiv.”, thotë ai. Pas fitores, u pranua në Akademinë e Karabinierëve: dy vite në Modena dhe tri vite në Romë, në Shkollën e Oficerëve.

Në gradë, ai është tashmë kapiten, ndërsa rruga përpara hapet drejt gradave gjithnjë e më të larta ushtarake në punën që ai nuk e quan punë, por ëndrra e jetës. Si komandant, puna e tij nuk kufizohet vetëm te lufta kundër krimit. Ai është i angazhuar në parandalimin e drogës, edukimin e të rinjve, konferenca me nxënës dhe qytetarë, duke vënë theksin te komunikimi dhe besimi mes shoqërisë dhe karabinierëve.

I pyetur për racizmin dhe paragjykimet, Armiri thotë se nuk është përballur kurrë me to. Përkundrazi, origjina shqiptare është kthyer në një vlerë: “Kam ndier gjithmonë respekt nga kolegët dhe qytetarët. Kjo më ka dhënë forcë të jem shembull për të gjithë. Mos u dorëzoni kurrë. Edhe kur humbisni, duhet të ngriheni përsëri. Shkolla, kultura dhe disiplina janë thelbësore. Të punosh me zemër e përkushtim do të thotë që çdo sfidë mund të kapërcehet. Në Shqipëri apo jashtë, mos u dorëzoni! Unë kam punuar si punëtor druri, kur humba konkursin. Po ja ku jam, sepse e provova sërish e sërish!”, tha ai në Shqip.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë