“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
SHOWBIZ
Vijon të thyej rekord, Taylor Swift fiton brenda 24 orësh me filmin e ri 15 milionë dollarë vetëm nga biletat
PiranjatPërditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 10:24
Taylor Swift po vazhdon të shkruajë historinë, këtë herë jo me muzikë, por me filmin e saj të ri. “The Official Release Party of a Showgirl”, një film-event i dedikuar fansave, ka gjeneruar 15 milionë dollarë vetëm nga biletat brenda 24 orësh, duke thyer një tjetër rekord në karrierën e saj artistike.
Ky projekt i ri kinematografik, i cili do të shfaqet në kinema në SHBA dhe botë, është menduar si një miks mes dokumentarit, performancës live dhe një eventi që shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e saj artistik.
“Kjo është më shumë sesa një film, është një moment që dua ta ndaj me ju. Ju ftoj të festoni bashkë me mua,” – ka shkruar Taylor në rrjetet sociale kur njoftoi publikimin e projektit.
Analistët e industrisë së filmit janë shprehur të befasuar nga suksesi i menjëhershëm i shitjes së biletave, duke e krahasuar këtë fenomen me suksesin e jashtëzakonshëm që patën koncertet e saj Eras Tour, të cilat gjithashtu thyen rekorde shitjesh në mbarë botën.
Filmi pritet të shfaqet premierë më 20 tetor dhe do të shoqërohet me evente speciale në disa qytete, përfshirë New York, Los Angeles dhe Londër. Kompanitë e kinemave kanë njoftuar se janë duke shtuar seanca shtesë për shkak të kërkesës së lartë nga fansat.
“Taylor Swift ka krijuar një mënyrë krejtësisht të re për të bashkuar muzikën dhe kinemanë. Ky sukses i jashtëzakonshëm tregon fuqinë e saj si artiste dhe lidhjen unike që ka me fansat,” – komentoi një përfaqësues i AMC Theatres.
Ky është filmi i dytë i madh i lidhur me karrierën e saj në dy vitet e fundit, pas dokumentarit “The Eras Tour”, i cili gjithashtu bëri bujë dhe u bë dokumentari muzikor më fitimprurës i të gjitha kohërave. / Përshtatur nga Piranjat.al