SOCIALE

78% e shqiptarëve në moshë të rritur kanë llogari bankare

M.B. Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 13:31
78% e shqiptarëve në moshë të rritur kanë llogari
Foto ilustruese

TIRANA- 78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë një llogari bankare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në workshopin “Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në SEPA, përfshirjes dhe edukimit financiar” se Banka e Shqipërisë vëren me kënaqësi një rritje të ndjeshme të përfshirjes financiare.

Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrit kombëtar të llogarive rezulton se në vitin 2023, rreth 78% e popullsisë adulte zotëron një llogari bankare dhe kjo shifër mund të arrijë deri në masën 85% nëse përfshihen dhe llogaritë e pagesave të ofruara nga institucionet e parasë elektronike.

Rritja e përfshirjes financiare është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të pagesave elektronike. Më konkretisht, në vitin 2023, numri i pagesave elektronike për frymë arriti në 21, nga rreth 4 pagesa për frymë në vitin 2017. Rritje të konsiderueshme kanë paraqitur pagesat me kartë duke arritur në 11 pagesa për frymë në vitin 2023, nga 5 pagesa për frymë që ishte ky tregues në vitin 2020. Guvernatori tha se prej vitesh, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edukimit dhe kulturës financiare.

“Për ta bërë këtë me përgjegjësinë e duhur, Banka e Shqipërisë ka miratuar Strategjinë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare (SBSHEPF). I hartuar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ky dokument zyrtarizon përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të promovuar edukimin financiar si një e mirë publike për të gjithë, për të nxitur më tej përfshirjen financiare, mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e mirëqenies financiare të individëve dhe të qëndrueshmërisë së sistemit financiar në tërësi.

Për fatin tonë të mirë, këtë objektiv e ndajmë me shumë institucione dhe organizata publike dhe private të angazhuara në financë, arsim apo zhvillim, të cilat kanë në fokus të punës së tyre rritjen e kulturës financiare. Puna e përbashkët mund ta kthejë strategjinë e BSH-së për përfshirje dhe edukim financiar në një strategji kombëtare që do të bashkërendonte në nivel kombëtar iniciativat e të gjithë aktorëve, duke dhënë rezultate më të prekshme.

Jam optimist se ky është një objektiv që mund ta arrijmë shumë shpejt. Aktiviteti i sotëm është pjesë e planit të veprimit të SBSHEPF –së dhe i jep hapësirë bashkëpunëtorëve tanë të tregojnë dhe të shpalosin punën, projektet dhe të koordinojnë vizionin dhe objektivat e tyre,” tha Sejko.

Guvernatori komentoi edhe njëherë anëtarësimin e përshpejtuar në SEPA, që, sipas tij, është transformuar tashmë në një nga prioritetet kombëtare në kuadër të përmbushjes së Planit të Ri të rritjes së Bashkimit Evropian.

“Thjeshtësia, komoditeti dhe efikasiteti janë tre nga përfitimet kryesore të këtij anëtarësimi për konsumatorët dhe bizneset. Përmes SEPA-s, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas. Përfitimet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe familjeve do të jenë në fushat e tregtisë, turizmit, remitancave, investimeve direkte etj. Projeksionet janë që në afatmesëm ekonomia shqiptare do të përfitojë disa qindra milionë euro nga aderimi në SEPA.

Nga pikëpamja integruese e vendit, anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë në mënyrë të njëtrajtshme me ata evropianë në fushën e pagesave. Gjithashtu, ai garanton përputhshmërinë e tregut shqiptar të pagesave me legjislacionin dhe praktikat e Bashkimit Evropian për sa i përket Kapitullit 4 “Lëvizja e lirë të kapitalit”, duke kurorëzuar me sukses përpjekjet e vazhdueshme disavjeçare të Bankës së Shqipërisë si institucion përgjegjës për këtë kapitull.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, përmbushja e këtij objektivi shënon dhe një nga hapat e parë drejt realizimit të angazhimeve në kuadër të Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, çka do të mundësojë përthithjen nga ana e Shqipërisë të fondeve të disponueshme dhe krijimin e një rruge më të qëndrueshme drejt anëtarësimit të vendit brenda vitit 2030, i cili është dhe objektivi jonë,” u shpreh Guvernatori./ Monitor

llogari bankare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë