SOCIALE

Agjencitë e punësimit afat deri më 17 Mars për aplikimet në QKB të kritereve të reja 

M.B. Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 15:31

Agjencitë e punësimit afat deri më 17 Mars për aplikimet

TIRANA- Agjencitë private të punësimit kanë afat deri më 17 Mars 2025 të aplikojnë për ndryshimet në licencim pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me qëllim mbajtjen e licencës. Ndryshimet e kritereve për funksionimin e agjencive u përcaktuan në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 101, datë 23.2.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencive private të punësimit” që hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare në nëntor 2024.

“Agjencitë private të punësimit me kod X.2.A, që kanë licenca aktive, duhet të aplikojnë për ndryshimet në përputhje me kriteret e reja sipas VKM 703/2024 brenda datës 17.03.2025 me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt ajo do të revokohet”, thuhet në njoftimin e QKB-së.

Pas hyrjes në fuqi të kritereve të reja më 15 Nëntor 2024, subjekteve të pajisura me licenca aktive, për nënkategorinë X.2.A, të dhëna para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, iu la afati kohor prej 120 ditësh kalendarike për aplikimin, në përputhje me kriteret e reja, me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt ajo do të revokohet.

Sipas ndryshimeve agjencitë private të punësimit për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërmjetësimit për punë, duhet të kenë një minimum rezerve sigurie të ngurtësuar me vlerë jo më pak se 1 mln lekë që mund të përdoret për kompensimet ndaj të tretëve.

Gjatë ushtrimit të aktivitetit privat agjencitë e punësimit bashkëpunojnë me zyrat shtetërore të punësimit për shkëmbimin e njoftimeve të vendeve të lira të punës. Krahas saj tashmë agjencitë çdo 6 muaj, duhet të njoftojnë ministrinë përgjegjëse për çështjet e punësimit për strukturën, veprimtarinë e vet dhe për ruajtjen e çdo kriteri të licencimit.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu se për rastet e shkeljeve të provuara revokimi i licencës së aktivitetit do të kryhet nga ministri përgjegjës për çështjet e punësimit. Në vendimin e mëparshëm parashikohej ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit njoftonte Qendrën Kombëtare të Biznesit për revokimin e licencës.

Licenca e aktivitetit revokohet në rastet kur agjencia apo personi fizik/juridik ka qenë i dënuar për vepra penale, reklamon njoftime të rreme për ndërmjetësim punësimi, provohet se ka kërkuar tarifa nga punëkërkuesi për shërbimin e ofruar etj.

Vendimi nr.101 i datës 23.02.2018 “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencive private të punësimit” përcaktonte se inspektimet periodike për të përcaktuar përputhshmërinë e aktivitetit konform ligjit, kryhen nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Me ndryshimet e miratuara përveç inspektimeve nga Ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të publikohen në faqet e tyre zyrtare të internetit të dhënat për agjencitë private të punësimit të licencuara./ Monitor

ekonomi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë