SOCIALE

“Airplane” deri në fund të mësimit/ Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 17:27

“Airplane” deri në fund të mësimit/ Hyn në fuqi

Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ndërlidhura prej nxënësve dhe mësuesve në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend. Sipas këtij udhëzimi, nxënësit nuk do të lejohen të përdorin telefonin celular gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës. Pajisjet do të dorëzohen në kutitë përkatëse në klasë në fillim të orëve dhe do të qëndrojnë të fikura ose në modalitetin “Airplane” deri në përfundim të mësimit.

Edhe mësuesit ndalohen të përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve emergjente apo për arsye pedagogjike të miratuara nga drejtoria. Udhëzimi përcakton se në rast shkeljeje, pajisja merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtori. Prindi njoftohet menjëherë dhe paraqitet në shkollë për tërheqjen e pajisjes. Në rast përsëritjeje, parashikohen masa disiplinore si pjesëmarrja në aktivitete ndërgjegjësuese ose masa më të rënda për nxënësit e shkollave të mesme.

Prindërit kanë detyrimin të bashkëpunojnë me shkollën, të informohen për rregullat dhe të sigurojnë që fëmijët e tyre nuk i përdorin telefonat gjatë qëndrimit në shkollë. Zbatimi i udhëzimit mbështetet në parimet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është pjesë e përpjekjeve për rritjen e disiplinës, përmirësimin e përqendrimit në mësim dhe forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes nxënësve dhe mësuesve.

Çfarë përcakton udhëzimi

NDALIMI I PËRDORIMIT TË TELEFONAVE CELULARË DHE PAJISJEVE TË NDËRLIDHURA ME TELEFONIN

Ndalohet përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të nga nxënësit gjatë procesit mësimor dhe gjatë qëndrimit në mjediset e institucionit arsimor parauniversitar.

Përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të gjatë orëve të mësimit është i ndaluar edhe për mësuesit, përveç rasteve emergjente, të përcaktuara në rregulloren e shkollës apo kur përdorimi lidhet drejtpërdrejt me nevoja të provuara pedagogjike ose organizative të procesit mësimor të lejuara nga drejtoria e shkollës. Çdo pajisje e konstatuar apo përdorur në mënyrë të palejuar në ambientet e shkollës merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtorinë e shkollës, deri në përfundim të orarit mësimor.

Përjashtimisht për nevoja urgjente nxënësit mund të komunikojnë me prindin apo personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore, vetëm me lejen e mësuesit kujdestar/drejtorit të shkollës. Drejtuesit e shkollës janë në dispozicion për të mundësuar komunikimin e ndërsjellë të nxënësit me prindin në çdo rast emergjent të parashikuar në rregulloren e shkollës.

PËRGJEGJËSITË E DREJTORISË SË SHKOLLËS

Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar (shkollës) ka për detyrë: a) të sigurojë në çdo klasë një kuti/sirtar për depozitimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura me to, në rastet kur nxënësi i ka marrë ato në shkollë. Telefoni celular duhet të jetë i fikur ose në modalitetin “Airplane” dhe duhet të vendoset në kutinë e caktuar në klasë në nisje të procesit mësimor dhe deri në përfundim të tij; b) personeli mësimor është përgjegjës për zbatimin e rregullit në klasë sipas përcaktimeve të bëra në rregulloren e brendshme të shkollës; c) të përcaktojë në rregulloren e brendshme të shkollës, detyrat dhe përgjegjësitë e drejtuesve të shkollës, mësuesve, oficerëve të sigurisë dhe shërbimit psikosocial, nxënësve, prindërve, të cilat lidhen me zbatimin e këtij udhëzimi; d) të sigurojë që ky rregull t’i komunikohet të gjithë nxënësve dhe prindit/ve ose personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore në fillim të vitit shkollor;

e) të organizojë takime me prindërit, për t’i informuar mbi rregullat dhe rëndësinë e zbatimit të tyre. Prindi duhet të konfirmojë që është njohur dhe e pranon këtë rregull; f) të informojë sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme të shkollës, prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, përmes fletores së komunikimit digjital në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë apo pajisjeve të ndërlidhura me to gjatë gjithë procesit mësimor; g) të raportojë periodikisht për zbatimin e këtij udhëzimi në zyrën vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP) për rezultatet e zbatimit të këtij udhëzimi dhe masat e marra.

ROLI DHE BASHKËPËRGJEGJËSIA E PRINDËRVE OSE E PERSONAVE QË USHTROJNË PËRGJEGJËSINË PRINDËRORE TË NXËNËSIT

Prindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore duhet të bashkëpunojë me shkollën për zbatimin e këtij udhëzimi, duke u angazhuar që nxënësi të mos marrë me vete apo të përdori telefonin celular apo pajisje të ndërlidhura me të, gjatë qëndrimit në shkollë.

Në rastin kur prindi ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore kërkon ta pajisë fëmijën me telefon celular në shkollë apo pajisje të ndërlidhura me të, duhet t’ia bëjë të ditur arsyen e pajisjes që në fillim të vitit shkollor drejtorisë së shkollës dhe duhet të angazhohet t’i bëjë të ditur fëmijës, se telefoni celular apo pajisja e ndërlidhur me të do të fiket apo vendoset ne modalitetin “Airplane” në kutinë/ sirtarin e përcaktuar në klasë/shkollë dhe nuk do të përdoren për asnjë rast gjatë procesit mësimor, përveç rasteve të parashikuara në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe të përcaktuara në rregulloren e brendshme të saj.

PROCEDURA NË RAST SHKELJEJE

Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar, në rast shkeljeje të këtij udhëzimi, është e detyruar të njoftojë menjëherë prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore, përmes Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) dhe mjeteve të tjera të komunikimit shkollor. 2. Telefoni celular dhe pajisjet e ndërlidhura me të do t’i kthehen prindit apo personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, pas orarit mësimor, në kohën kur prindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore paraqitet në shkollë dhe nxënësit i komunikohet me shkrim masa e marrë nga institucioni arsimor parauniversitar.

MASAT NË RAST TË SHKELJEVE

Në rast të shkeljes për herë të parë të këtij rregulli nga nxënësi, masa e marrë do të jetë “këshillim” që shoqërohet me shënim nga mësuesi kujdestar, i cili njofton me shkrim prindin dhe nëpërmjet përdorimit të fletores digjitale në SMIP. Ky njoftim përfshin edhe marrjen dhe dorëzimin e telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të në drejtori. Prindi, pas njoftimit, paraqitet në shkollë për marrjen e telefonit celular dhe/ose të pajisjeve të ndërlidhura me të.

Në rast të përsëritjes së kësaj sjelljeje nga nxënësi i arsimit bazë, konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij merren masat si më poshtë: a) këshillim përmes Komisionit të Disiplinës së Shkollës në prani të nxënësit dhe prindit; b) pjesëmarrje e nxënësit në orë/aktivitete të posaçme edukative dhe këshilluese apo në aktivitete komunitare që lidhen me edukimin qytetar dhe digjital në bashkëpunim me klubet e shkollës, për të cilat informohet dhe prindi. Në rast të përsëritjes së shkeljes nga nxënësi i arsimit të mesëm të lartë, lidhur me ndalimin e përdorimit të telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të, do të konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij, merren në mënyrë të përshkallëzuar masa disiplinore të përcaktuara në rregulloren e brendshme të shkollës

Institucionet arsimore parauniversitare, në funksion të zbatimit efikas të këtij udhëzimi, krahas masave të përcaktuara në këtë krye, mund të shtojnë në rregulloren e tyre të brendshme edhe masa të tjera për nxënësit, me karakter ndërgjegjësues, sensibilizues dhe edukues./monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë