15 anëtarë të Këshilli Bashkiak të Poliçanit japin dorëheqjen: Të organizohemi para Parlamentit
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...

Aksidentet rrugore kanë vijuar tendencën e tyre rënëse të ndjekur gjatë vitit 2022 edhe në muajin e parë të 2023-it. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në janar 2023 numërohen 84 aksidente rrugore nga 107 të ndodhura në muajin Janar 2022.
“Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 21,5%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 119 persona nga 147 persona të aksidentuar në muajin Janar 2022” thuhet në publikim.
Referuar arsyeve që kanë çuar në aksident të dhënat tregojnë se në shumicën e rasteve shkak është bërë sjellja e drejtuesve të mjeteve.
“Aksidentet rrugore, në 79,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 33,3% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është ulur me 9,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT.
Ashtu sikurse perceptohet në përgjithësi dita e martë si një ditë “ters” duket se dhe për aksidentet në janar shumica kanë ndodhur në këtë ditë.
“Në muajin Janar 2023, duke iu referuar të dhënave të Aksidenteve sipas ditëve të javës, rezulton se gjatë ditës së Martë ka ndodhur numri më i lartë i aksidenteve, duke përbërë 26,2% ndaj numrit gjithsej të aksidenteve.
Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke përbërë 23,8% të numrit gjithsej të aksidenteve në muajin Janar 2023.
Aksidentet rrugore, në 20,2% të rasteve, në muajin Janar 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 15,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” nënvizon INSTAT./Monitor/