SOCIALE

Bankat emetuan 8.4 miliardë lekë obligacione vitin e kaluar

n.f Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 12:40
Bankat emetuan 8.4 miliardë lekë obligacione vitin e kaluar
Foto ilustruese

TIRANË- Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 miliardë lekë obligacione me ofertë private për të mbuluar kërkesat e reja rregullatore, të lidhura me shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).

Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e emetimeve të obligacioneve u rrit me 79% krahasuar me një vit më parë. Nga 8.4 miliardë lekë instrumente borxhi korporativ të emetuar, 5.2 miliardë lekë ishin borxh i varur dhe 3.2 miliardë lekë borxh senior i pagarantuar.

Titujt financiarë të borxhit të varur janë detyrime të nënrenditura, të cilat emetohen për qëllime të kapitalit rregullator dhe shërbejnë njëkohësisht edhe për qëllime të financimit të MREL. Titujt financiarë të borxhit të
pagarantuar, janë detyrime senior të njohur si “detyrime të pranuara”, të cilat shërbejnë për qëllime të financimit të MREL.

Emetimi obligacioneve të llojit senior u realizuar për herë të parë nga banka të veçanta në vitin 2023. Obligacionet senior kanë një rrezik më të ulët për investitorin, sepse në rast falimentimi të emetuesit, ato kanë përparësi në shlyerje krahasuar me borxhin e nënrenditur, që qëndron i fundit në radhën e shlyerjes.

Sipas monedhave, për vitin 2023, emetimi në monedhën vendase shënon 1.96 miliardë lekë, emetimi në euro arriti në 6.3 miliardë lekë dhe ai në dollarë amerikanë 148 milionë lekë.

92% e totalit të titujve të borxhit të emetuar në tregun e kapitalit është kryer nga bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL, për një shumë prej 7.8 miliardë lekësh.

Në vitin 2022, ky raport qëndronte në nivelin 25% të totalit, ku pjesa më e madhe e emetimeve kryhej prej bankave të tjera në sektor, për qëllime të kapitalit rregullator. Në linjë me zhvillimet e sektorit në tërësi, emetimet në valutë zënë peshën kryesore për bankat MREL, veçanërisht për tremujorin e fundit të vitit 2023.

Instrumentet e borxhit të varur kanë afate maturimi 7-vjeçare, pa reflektuar ndryshime përgjatë viteve. Ndërkohë, emetimet për herë të parë të titujve të borxhit të pagarantuar për qëllime të MREL, kanë reflektuar afate më të ulëta maturimi, në nivelin prej 4 vite për monedhën euro.

Sipas bankës së Shqipërisë, kapaciteti i tregut të kapitalit për të përthithur këto emetime mbetet i kënaqshëm.

Interesi në treg ka qenë më i madh për blerjen e emetimeve në lekë dhe euro, të cilat shënuan rritje më të madhe të normës së interesit dhe vlerë më të madhe të emetimeve.

Normat e interesit kanë shënuar rritje gjatë vitit 2023, në kushtet e rritjes në tërësi të normave të interesit në treg dhe emetimit të njëkohshëm të titujve të borxhit nga disa banka.

Në nivel mesatar, gjatë vitit 2023, norma e interesit ka shënuar një rritje vjetore prej 2.1 pikë përqindjeje për emetimet në lekë, 0.9 pikë përqindjeje për emetimet në euro dhe 1.7 pikë përqindjeje për emetimet në dollarë.

Piku i rritjes së normave të interesit është shënuar në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke arritur në nivelet maksimale prej 7.5% për lekun dhe 5% për euron.

Pavarësisht shtimit të aktivitetit të bankave në tregun e kapitalit për tremujorin e fundit të vitit, normat mesatare të interesit shënuan rënie në nivelin 6.5% për lekun dhe 4.3% për euron. Norma e interesit për monedhën dollar, që nuk ka pasur numër të madh emetimesh, ka ruajtur stabilitetin e saj deri në emetimet e dy tremujorëve të fundit të vitit 2023, kur pësoi një rritje me 1.5 pikë përqindje.

Bankat më të mëdha të sektorit bankar vitin e kaluar u përballën me një rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital. Ky detyrim ka hyrë në fuqi për katër bankat me rëndësi sistemike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins, Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka OTP Albania, si edhe për Bankën Intesa Sanpaolo Albania.

Ato janë subjekt i plotësimit të kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL), sipas rregullores së miratruar nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2020. Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.

Shumica e bankave e kanë plotësuar kërkesat e reja nëpërmjet emetimit të obigacioneve me ofertë private, ndërsa Raiffeisen ka nënshkruar një linjë huaje për këtë qëllim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Marrë nga Monitor

sektori bankar shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë