
TIRANA- Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.
Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.
Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi disa workshop-e me ekspertë të Bankës Botërore për të qartësuar kërkesat dhe kriteret për aplikimin e secilit institucion, si dhe për t’i udhëzuar mbi plotësimin e dokumentacionit.
Njëkohësisht, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar për të plotësuar çdo mangësi të identifikuar dhe për t’i nxitur të gjitha bankat të jenë pjesë e skemave SEPA. Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.
Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë./ Monitor
sepa
Artikuj te sugjeruar
m.l
SOCIALE
10 Prill19:01
Bëhet imazh i brand-it 'Escada' pas yllit shqiptar, Rita Ora/ Reklama e artistes Donna Dafi bëhet e njohur në mbarë botën
TIRANA- Reklamat e brendit “Escada”, me imazhin e mrekullueshëm të artistes shqiptare Donna Dafi, menjëherë kanë tër...
m.l
SOCIALE
10 Prill18:48
"Ju doni vetëm para, para, para"/ Këngëtari Justin Bieber revoltohet me paparacët: Largohuni që këtej! (VIDEO)
SHBA- Justin Bieber ka reaguar ashpër kundër paparacëve ndërsa po shkonte në një kafene me miqtë. Në video, këng&...
m.l
SOCIALE
10 Prill18:22
"Jam shefi yt dhe do të bësh siç them unë"/ Gjykata: Andrew Tate ka kërcënuar një grua duke i drejtuar armën në fytyrë
SHBA- Andrew Tate dyshohet se i drejtoi një armë në fytyrë një gruaje, sipas dokumenteve të gjykatës. Influencuesi kontrove...
m.l
SOCIALE
10 Prill18:08
Luajti skenën e parë nudo në kinema/ 'Gruaja më e bukur në botë', Hedy Lamarr shpiku Bluetooth dhe Wi-Fi
SHBA- Hedy Lamarr ishte një aktore amerikane me origjinë austriake. Pas një karriere të shkurtër filmike të hershme në &Cce...
m.l
SOCIALE
10 Prill17:20
Bashkohen emrat më të mëdhenj të modës italiane/ 'Prada' blen 'Versace-n' me vlerë 1.4 miliard dollarë
ITALI- Prada arriti një marrëveshje prej 1.375 miliardë dollarësh për të blerë rivalin më të vogël Versace n...
m.l
SOCIALE
10 Prill17:11
"Në nder të daljes së parë në tapetin e kuq në Londër"/ Keely Shaye dhe Pierce Brosnan kujtojnë 31-vjetorin e takimit të tyre të parë
SHBA- Keely Shaye Brosnan është një grua krenare. Bashkëshortja e Pierce Brosnan postoi në platformën Instagram të mër...
m.l
SOCIALE
10 Prill16:40
Lë pas një karrierë mbresëlënëse me mbi 350 kopertina për artistë të famshëm/ Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare stilisti grek, Ioannis Vassilopoulos
GREQI- Ioannis Vassilopoulos, stilisti grek që krijoi kopertinat e albumeve për disa nga grupet më të mëdha të rock-ut në b...