SOCIALE

Braktiset Ngraçani i Mallakastrës, vetëm 7 nxënës në shkollë!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 23:14
Braktiset Ngraçani i Mallakastrës, vetëm 7 nxënës

Viti i ri shkollor 2025-2026 ka nisur me një realitet të trishtë për shkollën 9-vjeçare “Rexhep Ahmet Haxhiaj” në Ngraçan të Mallakastrës, e cila sot numëron vetëm 7 nxënës në total. Dikur kjo shkollë kishte mbi 270 fëmijë, por sot është thuajse bosh.

Sipas banorëve të zonës, kjo rënie drastike është pasojë e braktisjes masive të fshatit, për shkak të mungesës së investimeve. Rruga kryesore prej afro 2 kilometrash është e pakalueshme, ndërsa mungesat e shpeshta të energjisë elektrike e kanë bërë jetesën thuajse të pamundur. Të gjitha këto kushte të vështira kanë detyruar shumë familje të largohen drejt qyteteve apo jashtë vendit.

“Energjia elektrike, një erë të fryjë, ne rrimë pa drita.

Kanë ikur të tërë. Edhe këta që janë, i çojnë në Ballsh.

Nxënësit shkojnë në Ballsh, me furgon”, shprehen banorët.

Nga 300 familje që numëroheshin deri ne vitet ’90, sot kanë mbetur vetëm 63 familje. Veçanërisht të moshuarit kujtojnë me nostalgji kohën kur Ngraçani gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, ndërsa shprehin keqardhje se shkolla ka mbetur vetëm me 7 nxënës.

“E kemi të vështirë për të ta përballuar. 2 familje që janë ku t’i çosh”, shprehen banorët.

Ngraçani, është një zonë arsimdashëse. Sipas kryeplakut, Sabri Saliaj shkollë është ndërtuar në kohën e Zogut dhe ka nxjerrë emra të shquar, mes të cilëve regjisorin e njohur Mevlan Shanaj.

“Shkolla është hapur në vitin 1938. Vite më parë numëronte 270 nxënës. Njerëzit po katandisen, po ikin, po bëjnë rrugë të gjatë në Ballsh. Kemi vajtur tek kryetari i bashkisë disa herë dhe ai tha, jo në shtator, dhe kjo po zvarritet. Njerëzit do ikin”, shprehet ai.

Këtë vit shkollor, për shkak të numrit të ulët të nxënësve mësimi do të zhvillohet në një klasë kolektive.

Banorët apelojnë për të gjitha institucionet përgjegjëse që të marrin masat e duhura që kjo shkollë me traditë, e ndërtuar që në kohën e Ahmet Zogut dhe që ka nxjerrë emra të njohur intelektualësh, të mos braktiset e të mos mbyllet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë