SOCIALE

BSH: Nuk kemi kompetenca ligjore për të kontrolluar veprimet e përmbaruesve

M.B. Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 07:38
BSH: Nuk kemi kompetenca ligjore për të kontrolluar veprimet e
Banka e Shqipërisë

TIRANA- Banka e Shqipërisë ka dalë të mërkurën me një reagim publik lidhur me shqetësimet për veprime arbitrare të disa përmbaruesve privatë në procesin e mbledhjes së kredive të këqija. Banka e Shqipërisë sqaron se ajo nuk ka kompetencë të urdhërojë ndalimin apo pezullimin e proceseve të ekzekutimit të detyrimeve, pasi kjo është kompetencë që me ligj i njihet vetëm gjykatës kompetente. Veprimtaria e shërbimit përmbarimor, qoftë ky i organizuar në formë shtetërore apo private, nuk licencohet apo mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë.

Si rrjedhojë, veprimtaria e shërbimit përmbarimor nuk është objekt kontrolli i Bankës së Shqipërisë dhe ajo nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë. Banka e Shqipërisë shprehet se ka bërë gjithçka që ligji i njeh dhe është brenda kompetencës së saj, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të ekzekutimeve të kolateraleve.

“Në këtë pikë theksojmë se, autoriteti ligjor i Bankës së Shqipërisë përfundon në momentin që është marrë një vendim i gjykatës dhe është lëshuar urdhri i ekzekutimit për të rikuperuar kredinë e pashlyer. Çdo proces përtej këtij momenti (ankandet, vendosja e sekuestrove apo çdo veprim tjetër procedural i ndërmarrë nga shoqëria përmbarimore) është jashtë kompetencave ligjore të Bankës së Shqipërisë dhe nuk mund të ndiqet apo rregullohet prej saj,” thuhet në reagim.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se është njoftuar nga bankat e nivelit të dytë mbi shqetësime përsa i përket veprimtarisë së shërbimit përmbarimor që lidhet me numrin tejet të lartë të urdhrave të sekuestrove që depozitohen pranë bankave me frekuencë ditore, si dhe mbajtjen të bllokuar përtej afateve të përcaktuara në aktet rregullative të llogarive të debitorëve.

“Duke qenë se këto vijnë si rrjedhojë e aktivitetit përmbarimor mbi të cilin Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë tagër ligjor për të ndërhyrë, kemi komunikuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe palët e tjera, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi. Theksojmë se funksioni i BSH-së është të mbikëqyrë dhe rregullojë atë pjesë të tregut financiar brenda tagrave që i njeh ligji, si dhe të adresojë fenomenet e padëshiruara me zgjidhje gjithëpërfshirëse në nivel sistemik, duke mbrojtur stabilitetin financiar,” thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë periudhës 2015 – 2024, janë paraqitur dhe janë trajtuar vetëm 85 ankesa ndaj subjektit Micro Credit Albania. Numri më i madh i këtyre 85 ankimimeve të mbërritura në BSH nga klientët e kësaj shoqërie lidhet me procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, nga shërbimi përmbarimor. Banka e Shqipërisë bën të ditur se aktiviteti kryesor i shoqërisë “MCA” ka qenë rikuperimi i kredive me probleme të blera nga bankat dhe subjektet e tjera. Njëkohësisht, subjekti ka pasur edhe një portofol kredish të disbursuara prej tij.

Nga momenti i licencimit, subjekti u është nënshtruar në mënyrë të rregullt inspektimeve të Bankës së Shqipërisë dhe konkretisht, inspektimeve të vazhdueshme nga jashtë, disa ekzaminimeve të plota dhe të pjesshme, si dhe një monitorimi 3-mujor të pasqyrave dhe treguesve financiarë të raportuar prej tyre. Pas ekzaminimive të kryera, masat e marra ndaj institucionit kanë qenë në përputhje të plotë me kuadrin rregullativ dhe në përpjesëtim me shkeljet e gjetura. Në ekzaminimin e fundit në dhjetor 2023 u morr një masë mbikëqyrëse më e rëndë, sipas së cilës subjekti nuk mund të ushtrojë asnjë nga veprimtaritë për të cilën është licencuar, si: të gjitha format e kredidhënies, blerja e kredive, procesi i trajtimit dhe të ristrukturimit të kredive etj.; dhe u lejua vetëm të shiste portofolin që administronte tek subjekte të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar këtë aktivitet.

“Pavarësisht se masa më e fundit mbikëqyrëse në fuqi për subjektin MCA e ka vendosur atë në kushtet e një “revokimi faktik” të licencës, pra duke i pamundësuar kryerjen e çdo aktiviteti për të cilin është licencuar si listuar më sipër, qëndrimi i Bankës së Shqipërisë për të mos proceduar deri më tani me revokimin formal të licencës, lidhet me kujdesin për të shmangur problemet sociale që do ta shoqëronin këtë vendimmarrje.

Duke revokuar licencën, MCA do të ishte jashtë perimetrit të mbikëqyrjes nga Banka e Shqipërisë. Pra, subjekti nuk do të raportonte më në Regjistrin e Kredive dhe nuk do të vijonte komunikimin me Bankën e Shqipërisë, duke krijuar kështu situata më të rënda në raport me detyrimet e kredimarrësve. Konkretisht, edhe në rast se ata do ta paguanin tërësisht detyrimin, ai do të mbetej i papërditësuar në Regjistrin e Kredive, duke ruajtur padrejtësisht një historik joperformues që do t’i penalizonte kredimarrësit. Po ashtu, revokimi i licencës e bën të pamundur për Bankën e Shqipërisë të trajtojë ankesat e klientëve të MCA-së, pasi kjo e fundit nuk do të mbikëqyrej më nga Banka e Shqipërisë dhe, duke mos pasur detyrim për llogaridhënie do të krijonte situata më të rënda për kredimarrësit,” thuhet në reagimin e bankës qendrore.

Sipas bankës së Shqipërisë, revokimi i licencës do të krijonte edhe pritshmërinë e gabuar të kredimarrësve se nëpërmjet revokimit të licencave të subjekteve kredidhënëse mund të shuhet edhe detyrimi i tyre. Kështu, kredimarrësit mund të perceptojnë që mospagimi i detyrimeve ekziston si opsion, gjë e cila do të risillte rritjen e kredive me probleme në sistemin bankar, duke rivendosur në rrezik kursimet e qytetarëve e rrjedhimisht stabilitetin financiar të vendit.

Edhe në rast revokimi formal të licencës, procedurat e ndjekura për ekzekutimin nga shërbimi përmbarimor mbeten të paprekura nga kjo vendimmarrje, pasi këto procedura rregullohen nga Kodi i Procedurës Civile dhe ligji për shërbimin përmbarimor. Kjo do të thotë që procesi i ekzekutimit të detyrimeve do të vijojë dhe paralelisht me të edhe problematikat që ky proces mbart. Pikërisht këto problematika, në këtë pjesë të procesit, janë konstatuar nga konsumatorë të ndryshëm gjatë ankesave të depozituara pranë Bankës së Shqipërisë./ Monitor

banka e shqiperis

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë