SOCIALE

Buxheti i bashkive më 2025, ja ndarjet sipas të dhënave të reja të censit 2023

M.B. Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 10:24

Buxheti i bashkive më 2025, ja ndarjet sipas të dhënave të

TIRANA- Bashkitë, popullsia e të cilave është rritur ndërmjet cens 2011 dhe cens 2023, do të marrin më shumë fonde në buxhetin e vitit që vjen në krahasim me bashkitë e tjera, të cilat kanë pësuar rënie të popullsisë. Censi i vitit 2023 rezultoi me ulje të numrit të popullsisë krahasuar me Censin e vitit 2011 me 397,852 banorë, ose 14.21% më pak.

Ministria e Financave referon se, pavarësisht humbjeve të popullsisë me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, në formulën e vitit 2025 është vendosur një rregull fiskal që asnjë njësi e vetëqeverisjes vendore nuk do të marrë më pak se 105% të fondeve që i janë akorduar në vitin 2024.

Si rrjedhojë, bashkitë të cilat rezultojnë me numër popullsie më të lartë sipas Censit 2023 krahasuar me atë të vitit 2011 do marrin më shumë fonde, sqaron më tej Ministria e Financave. Sipas të dhënave të cens, nga të 61 bashkitë vetëm 6 bashki kanë rezultuar me rritje të popullsisë në periudhën ndërmjet censeve dhe ato janë Bashkitë e Tiranës, Dropullit, Himarës, Sarandës, Beratit dhe Dimalit.

Në 55 bashkitë e tjera popullsia është më rënie nga 2011 në vitin 2023. Rënien më të madhe e ka Bashkia e Shkodrës e ndjekur nga Elbasani, Durrësi dhe Vlora Fieri etj. Bashkitë më rënie të popullsisë do të marrin më 2025, jo më pak se 5% rritje të fondeve, ndërsa 6 bashkitë e tjera që kishin rritje të popullsisë do të marrin më shumë fonde.

Në total shpenzimet buxhetore për buxhetin vendor pritet të jenë rreth 89,8 miliardë lekë më 2025, rreth 13 për qind më të larta se plani i vitit 2024, ose në nivelin prej 3.43 për qind i produktit të brendshëm bruto. Me buxhetin e vitit 2025 do të financohen funksionet e transferuara në pushtetin vendor, si dhe të gjitha funksionet e tjera të parashikuara në legjislacionin në fuqi, të cilat njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë për detyrë t’i ushtrojnë pas reformës së decentralizimit.

Ndërkohë, të ardhurat e pushteti vendor për vitin 2025 zënë 5.4 % të totalit të të ardhurave totale të buxhetit të shtetit. Rritja e shpenzimeve të realizuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, gjatë periudhës 2015-2025, konstatohet edhe në rritjen e peshës që zënë këto shpenzime si ndaj shpenzimeve buxhetore në total, ashtu edhe ndaj produktit të brendshëm bruto.

Pesha specifike e shpenzimeve të buxhetit vendor ndaj buxhetit të shtetit është rritur ndjeshëm në vitin 2025 (10.92 për qind), krahasuar me vitin 2015, ku shpenzimet e buxhetit vendor zinin vetëm 7.79% të shpenzimeve të buxhetit shtetit. Ndërkohë, siç vihet re edhe nga grafiku i mëposhtëm, për vitet 2020-2025, pesha specifike e buxhetit vendor ndaj Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me rreth 1.05 për qind më shumë se pesha që zinte në vitin 2015.

Tendenca e rritjes së buxhetit vendor do të vazhdojë edhe në buxhetin e vitit 2025, ku buxheti vendor parashikohet të jetë rreth 3.43% i produktit të brendshëm bruto. Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025, do të zënë rreth 10.92 % të shpenzimeve publike, me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë./ Monitor

buxheti 2025

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë