SOCIALE

“EURO 2024”/ Rey Manaj, i kënaqur: “Jemi gati, ndaj Spanjës për të shkruar historinë”

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 16:00

“EURO 2024”/ Rey Manaj, i kënaqur: “Jemi gati, ndaj

GJERMANI - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, doli këtë të enjte në një konferencë për mediat dhe u ndal te barazimi me Kroacinë. Futbollisti kuqezi foli edhe për ecurinë e Kombëtares deri tani në Kampionatin Europian dhe për ndeshjen e të hënës ndaj Spanjës.

Si e përjetuat ndeshjen me Kroacinë? Sa ju motivon barazimi? “Mund të kishim marrë tre pikë. Morëm dy gola për katër minuta, goli i dytë mund të ishte edhe faull. Do ishte shumë e rëndësishme të merrnim tre pikë, tani duhet të fitojmë me Spanjën për të kaluar grupin. Presim ndeshjen e sotme, nëse fiton Spanja sot mund të kemi më shumë shanse. Këto tre ditë do të përgatitemi që të bëjmë historinë dhe të marrim tre pikë kundër Spanjës”.

Pse pësojmë gola në pak minuta? “Në ndeshjen me Italinë, goli që bëmë aq shpejt na bëri që të uleshim shumë dhe Italia e dimë që ka kualitet. Pjesa e parë e ndeshjes me Kroacinë ka qenë një nga më të mirat që kemi bërë vitet e fundit. Na demoralizoi goli i parë, ishim pak minuta nga fundi. Ekipi e donte shumë fitoren. Goli na destabilizoi, por patëm forcën që Klausi të bënte golin e barazimit”.

Gol me Kombëtaren? “Si çdo lloj sulmuesi, goli është gjëja më e rëndësishme. Por këtu jemi Kombëtare, nuk ka rëndësi se kush bën gol, rëndësi ka që ekipi të ecë përpara.

Çfarë duhet të bëjmë që të ndalim Spanjën? – Është ekip shumë i madh. Nëse mposhtin sot Italinë, kemi shpresa. Kanë lojtarë me kualitet dhe janë emra të mëdhenj. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, nuk duhet të shohim lojtarët e tjerë, të japim 100% nga minuta e parë deri në fund”.

Ndeshja me Kroacinë, të kënaqur me barazimin? “Kur mbaroi ndeshja ishim të kënaqur edhe me barazimin, pasi shënuam në minutën e 95-të. Por kryesore për të gjithë ishte të fitonim, për pjesën e parë dhe 20 minutat e pjesës së dytë që zhvilluam. Por kur luan në këto nivele kaq të larta gjithçka mund të ndodhë. Erdhëm në Dortmund të kënaqur me barazimin”.

Gol ndaj Spanjës? “Shpresoj që golin ta bëjë kush ta bëjë, rëndësi ka të fitojmë me Spanjën dhe të kemi mundësi të kualifikohemi”.

Atmosfera pas barazimit? “Ekipi është shumë i motivuar, të gjithë lojtarët që do të luajnë në ndeshjen e fundit do të jenë të përqëndruar 100% sepse e pamë që në dy minuta, mund të futet një lojtar në minutë të 85-të, të ndryshojë ndeshjen dhe të bëjë gol. Emocionet janë të mëdha sepse është kampionat europian. Këto ndeshje i ndjek e gjithë Shqipëria dhe bota. Gjëja më e rëndësishme është që të futemi në fushë të përqëndruar, sepse mund të arrijmë fitoren kundër Spanjës dhe të kalojmë grupin”.

A jemi gati për ndeshjen e tretë për fitore? “Të gjithë duam fitore dhe shpresojmë”.

A mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen me Kroacinë? “Në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, edhe ata nisën të sulmonin. Në pjesën e parë nuk patën hapësira pasi zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Kur luan në këto nivele do përballesh me ekipe që kanë lojtarë cilësorë. Ndërrimet e tyre na bënë presing lart. Mund ta menaxhonim më mirë pjesën e dytë, por jemi të kënaqur me barazimin”.

Mungesa e golave nga qendërsulmuesit? “Nuk ka lidhje me fatin, tre lojtarët që kanë shënuar kanë bërë gola shumë të bukur dhe gola deciziv. Shpresojmë që ndaj Spanjës të bëjë gol kush të jetë. Rëndësi ka të fitojmë”.

A duhet të tregoheshim më të kujdesshëm në disa raste me Italinë dhe Kroacinë për të marrë rezultate pozitive? “Të gjithë atë donim, por në ndeshje ndryshojnë shumë gjëra. Ka shumë faktore. Nuk është e lehtë t’i kapësh edhe në kundërsulm sepse në 45 minuta vrapuam në fazën difensive dhe pastaj kur ke topin nuk ke fuqinë t’i kapësh në kundërsulm”.

Dueli me Gvardiol e Cityt, a besoni se do e keni më të lehtë me Spanjën për të gjetur golin? “Spanja ka mbrojtës të mirë. Jemi një ekip dhe për mua është e rëndësishme që ekipi të ecë përpara dhe jo individi”.

Si duhet të luajmë ndaj Spanjës? “Ndaj Spanjës duhet të futemi akoma më fort në fushë se ndaj Kroacisë. Pasi në ndeshjen me Kroacinë luajtëm mirë në pjesën e parë dhe në fraksionin e dytë patëm një rënie. Duhet të jemi të përqendruar në ndeshjen me Spanjën se janë një nga ekipet më të mira në botë. Duhet të japim 100% që nga minuta e parë deri në të 95-ën”.

euro 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë