SOCIALE

Financat projektojnë lehtësim të fortë të buxhetit nga kostot e borxhit deri më 2030

M.B. Përditësimi i fundit 7 Maj 2024, 17:36
Financat projektojnë lehtësim të fortë të buxhetit nga
Foto ilustruese

TIRANA- Një parashikim afatgjatë i Ministrisë së Financave deri në vitin 2053 synon të ulë kostot e shërbimit të borxhit publik (shlyerjen vjetore të interesave dhe principalit) në mënyrë të dukshme deri në vitin 2030, pas një rritje të ndjeshme të pagesave në dy vitet në vijim. Në buletinin e borxhit publik për tremujorin e parë, Ministria e Financave njoftoi se këtë vit parashikon të çojë kostot e shërbimit të borxhit publik në 259 miliardë lekë, një rekord historik ose rreth 2,4 miliardë euro, nga të cilat 220, 8 miliardë lekë janë principal dhe 38.3 miliardë lekë janë komisione dhe interesa.

Në vitin 2025, kostot e shërbimit të borxhit do të jenë edhe më të larta në rreth 332 miliardë lekë ose mbi 3,3 miliardë euro, nga të cilat 287 miliardë lekë janë principal dhe 34 miliardë lekë janë interesa. Kostot vjetore të shërbimit të borxhit pritet të jenë të larta edhe për vitet 2026 dhe 2027 dhe 2028 me mbi  170 miliardë lekë në vit, por më pas pagesat vjetore për shërbimin e borxhit do të jenë shumë më të ulëta. Pritshmëritë janë që në vitin 2030, kostot e shërbimit të borxhit të jenë vetëm 69 miliardë lekë dhe kjo shumë pritet të ulet më tej në vitin 2034 në vetëm 24 miliardë lekë ose mbi 9 herë më pak se viti aktual.

Shërbimi i borxhit zë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve buxhetore. Vitin e kaluar kostot e shërbimit të borxhit ishin 100.8 miliardë lekë ose 4,3% të PBB-së duke shënuar një rekord historik. Ndonëse këtë vit, kostot e shërbimit të borxhit janë parashikuar 2.5 herë më të larta se më 2023, në tremujorin e parë shërbimi i borxhit ishte vetëm 26 miliardë lekë, nga të cilat 16 miliardë ishin interesa dhe 9.3 miliardë lekë ishin principal.

Në tremujorin e parë të vitit 2024 borxhi publik në raport me PBB shënoi ulje me 55.7 % me rënie 3,1 pikë për qind në raport me fundin e vitit 2023. Rënia e borxhit publike si ne vlerë dhe raport me PBB, çliron më shumë fonde në buxhet për shërbime të tjera buxhetore të tilla si investime, rritje të pagave dhe më shumë mundësi për rishpërndarë tek qytetarët të ardhurat nga tatimet dhe taksat. Qeveria e shqiptare ka ndjekur një taktikë vitet e fundit duke projektuar një deficit të lartë në buxhet, i cili nuk ka mundur të realizohet kryesisht nga mosrealizimi sipas planit të investimeve kapitale. Mosrealizimet kanë shkuar për uljen e borxhit. Kjo ecuri pritet të materializohet edhe këtë vit teksa, shihet se investimet kapitale kanë pasur ecuri shumë të dobët në tremujorin e parë dhe balanca e përgjithshme buxheti është me suficit./ Monitor

financat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë