SOCIALE

Investimet e individëve në bono dhe obligacione ranë përsëri në tremujorin e parë 2024

M.B. Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 10:17
Investimet e individëve në bono dhe obligacione ranë
Foto ilustruese

TIRANA- Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare pësuan rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve zbritën në 12.1 miliardë lekë, në rënie me 19.8% krahasuar me një vit më parë. Rënia ishte edhe më e lartë e shprehur në numër transaksionesh, që u tkurrën në 4409, 25.2% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia më e madhe u shënua në tregun e obligacioneve. Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të obligacioneve në tregun primar zbriti në më pak se 2.5 miliardë lekë, në rënie me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, investimi në bono thesari ra në 9.65 miliardë lekë, 16.3% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Investimi në instrumentet afatshkurtra ngelet dominues mes individëve, me pothuajse 80% të vlerës totale të investuar gjatë periudhës. Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë. Tendenca rënëse e investimeve të individëve në bono dhe obligacione nisi qysh vitin e kaluar. Sipas AMF-së, për vitin 2023 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve ranë në 37.5 miliardë lekë, në rënie me 24.5% krahasuar me vitin 2022.

Zbehja e interesit të individëve për të investuar në bono dhe obligacione duket e lidhur me tendencën rënëse të yield-eve të këtyre instrumenteve. Në vitin 2022, rritja e fortë e yield-eve të bonove dhe obligacioneve solli një interes të shtuar nga individët për të investuar në këto instrumente. Një pjesë e depozituesve madje preferuan t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita bankare ose fonde investimi dhe ti investojnë në bono edhe obligacione, në kërkim të kthimeve më të larta.

Ndërkohë, vitin e kaluar ritmi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë u ngadalësua ndjeshëm. Kjo bëri që tregu i titujve të qeverisë të qetësohej dhe yield-et pësuan një rënie të ndjeshme në gjysmën e parë të vitit 2023, që u stabilizua më tej gjatë gjysmës së dytë dhe tremujorit të parë të këtij viti.

Sipas shoqërive komisionere, tregu i pjesëmarrjes së individëve në ankandet e titujve qeveritarë vazhdon të dominohet nga Raiffeisen Bank, me pothuajse 58% të shumës totale të investuar nga individët, e ndjekur nga Banka Kombëtare Tregtare me 19% të totalit. Aktualisht, për këtë shërbim zhvillojnë aktivitet dhjetë institucione të licencuara financiare, nga të cilat nëntë janë banka tregtare./ Monitor

investimet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë