SOCIALE

Italianët “pushtojnë” klinikat private shqiptare për operacione plastike

I.A Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 08:03

Italianët “pushtojnë” klinikat private shqiptare për

TIRANË- Tregu i kirurgjisë plastike vijon të ketë rritje edhe për këtë vit, për shkak të kërkesës së lartë nga shtetasit e huaj, veçanërisht italianë dhe emigrantët.

Të joshur nga çmimet gati tre herë më të lira sesa në vendet e tyre dhe rritja e cilësisë, drejtuesit e klinikave më të mëdha për ndërhyrjet kirurgjikale dhe trajtimet estetike pohojnë se kërkesa është shtuar krahasuar me vjet.

Edhe për këtë verë, kërkesa kryesohet nga shtetasit e huaj, veçanërisht italianët dhe emigrantët.

Skerdilajd Faria, themeluesi dhe CEO i “KEIT Day Hospital”, një ndër më të mëdhatë për ndërhyrjet kirurgjikale në vend, pohoi se deri në 60% e kërkesës aktuale për operacione plastike kryesohet nga shtetas të huaj dhe emigrantë. Pjesën më të madhe të kërkesës nga shtetasit e huaj, sipas tij, e zënë italianët.

Z. Faria pohon se tendenca në rritje e shpërndarjes së markësKEIT është ndikuar edhe nga kronikat në mediat italiane rreth turizmit estetik të pacientëve italianëqë bëjnë ndërhyrje në Shqipëri.

Çmimet më të lira se në Itali dhe rritja e lartë e cilësisë së shërbimit, janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar pozitivisht te shtimi i kërkesës.

“Nëse vite më parë, shtetasit e huaj italianë apo emigrantët informoheshin për një ndërhyrje që bënin te ne nga njëri-tjetri, tashmë, mediat e huaja italiane, çdo vit bëjnë emisione apo kronika për rezultatet e ndërhyrjeve të realizuara nga stafi ynë, ku përfshihen me dhjetëra kirurgë estetikë e ORL italianë”.

Të ardhurat e kompanisë “Sombrero sh.p.k.” e njohur si klinika KEIT, ndër më të mëdhatë e tregut të kirurgjisë plastike në vend, në vitin 2023, sipas të dhënave të QKB, arritën në 974 mln lekë.

Krahasuar me 2022, të ardhurat e kompanisë u rritën me 8%. Fitimet e kompanisë janë rreth 360 mln lekë për 2023, apo rreth 17% më pak se në 2022.

Rritet kërkesa për operacione plastike nga të huajt, ulet nga vendasit

Doktoreshë Lida Hoxha, ish-CEO e klinikës “Dermolife”, tashmë themeluese prej mbi një viti e “Trita Hospital Albania”, një strukturë spitalore e mirëfilltë, me një gamë shërbimesh mjekësore dhe ndërhyrje kirurgjikale për një sërë patologjish, përfshirë edhe repartin e posaçëm të ndërhyrjeve estetike, tha se krahasuar me vjet, kërkesa është 30% me rritje, si nga pjesa e pacientëve shqiptarë, ashtu edhe të huaj.

“Nga pacientët e huaj, dominojnë ata italianë. Mbi 50% e tyre janë nga Italia. Krahasuar me vjet, kërkesa nga shtetasit italianë është dyfishuar, veçanërisht nga meshkujt.

Ndërhyrjet më të preferuara janë ato për trajtimin e obezitetit, si nëpërmjet vendosjes së banonit dhe operacionit për ngushtimin e stomakut.

Për arsye shëndetësore, kjo lloj ndërhyrje në Itali rimbursohet nga shteti, por për shmangien e listë-pritjes, shumë italianë zgjedhin që këtë lloj ndërhyrje posaçërisht ta kryejnë pranë spitalit tonë”, thotë zonja Hoxha.

Kostandin Balloma, CEO i klinikës “Luis Medical Center”, tha se kërkesa sivjet është në rritje për shtetasit e huaj dhe në rënie me 30% nga vendasit, veçanërisht për muajin korrik.

“Aktualisht po punojnë më tepër me shtetas të huaj nga SHBA, Kopenhagën, Gjermani apo Zvicër.

Rritje të kërkesës ka veçanërisht nga shtetasit italianë. Teksa kërkesa nga vendasit në muajin korrik është me rënie, një tendencë që ndodh çdo vit për shkak të periudhës së pushimeve.

Mbështetur nga prenotimet për muajin gusht, kërkesa është në rritje si nga të huajt, emigrantët dhe vendasit”, pohon z. Balloma.

Ndërsa Lida Hoxha, CEO e “Trita Hospital Albania”, thotë se kërkesa e vendasve këtë vit është në rritje, e ndikuar nga gama më e gjerë e shërbimeve të ofruara, por edhe pasi vendasit janë gjithnjë e më të informuar për llojet e ndërhyrjeve që mund të përmirësojnë pamjen e tyre estetike.

“Nëse në fillim, dikush shikonte komshiun që kishte bërë një operacion plastik apo dëgjonte nga dikush tjetër apo e lexonte në internet, tashmë të gjitha grupmoshat e popullsisë vendase janë shumë të mirinformuara për ndërhyrjet estetike.

Një zonjë nga provinca tashmë e di shumë mirë se çfarë do të bëjë me trupin e vet. Njohuritë e saj për këtë fushë janë po aq të avancuara sa të një zonje që jeton në Tiranë apo në cilindo kryeqytet të Europës”.

Pse të huajt zgjedhin klinikat private shqiptare

Çmimet gati tre herë më të ulëta sesa në vendet europiane, rritja e cilësisë së shërbimit prej investimit në aparatura, punësimi në rritje i mjekëve të huaj, si dhe klinika me kushte moderne mbeten ndër arsyet kryesore pse Shqipëria është kthyer në oaz të të huajve për ndërhyrje estetike.

“Në Itali, ndërhyrja kirurgjikale për rimodelimin e hundës kushton 6 mijë euro, ndërsa në Shqipëri arrin në maksimumi 2 mijë euro.

Përveç kësaj, pacientëve u ofrohet akomodimi në hotele, transporti nga aeroporti.

Pra një model i mirëfilltë gjithëpërfshirës me akomodim, transport për pacientët që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale estetike. Për këtë arsye, në Shqipëri është rritur kërkesa nga të huajt, veçanërisht nga italianët”, thotë z. Balloma.

Të njëjtat arsye pohon edhe Lida Hoxha, CEO e “Trita Hospital Albania”. “Edhe unë po të isha në vendin e italianëve apo shtetasve të tjerë të huaj, do të preferoja ta zgjidhja Shqipërinë për ndërhyrje kirurgjikale.

Strukturat janë moderne dhe aparaturat janë të fjalës së fundit. Teksa çmimet janë shumë herë më të ulëta dhe më se të favorshme krahasuar me Italinë apo vende të tjera të Europës.

Ndërsa marketingu në rrjetet sociale nuk na ka ndihmuar aq sa ne pretendojmë për rritjen e fluksit të pacientëve të huaj”, nënvizon ajo.

Përveç çmimeve më të lira, faktorë të tjerë që po ndikojnë te revolucioni i tregut janë reklamat në rrjetet sociale, veçanërisht nga blogerët e huaj që iu nënshtrohen vetë operacioneve estetike në Shqipëri, ofrimi i shërbimit sipas modelit “all incluzive” dhe rritja e cilësisë dhe profesionalizimit, me punësime të mjekëve të huaj.

Në shumë prej klinikave, pas një vëzhgimi të “Monitor”, konstatuam se ofronin ambiente luksoze për qëndrimin e pacientëve dhe aparatura të fjalës së fundit për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Dhomat janë të mobiluara me stil dhe kushte shumë të mira higjieno-sanitare për të përjashtuar marrjen e infeksioneve deri te thirrja e infermierëve për shërbim nëpërmjet orëve inteligjente që iu vendoseshin pacientëve.

Madje për akomodimin e pacientëve, përveç ofrimit të hotelit kundrejt pagesës deri në 60 euro nata, shumë klinika vinin në dispozicion të tyre si investim shtesë edhe apartamente për rastet kur pacientët shoqërohen nga familjarët./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë