SOCIALE

Konviktet në Tiranë/ Gjysma e shtretërve bosh, mln euro investime që nuk ndihmojnë studentët

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 21:08

Konviktet në Tiranë/ Gjysma e shtretërve bosh, mln euro investime

Në Tiranë, vetëm 1 në 11 studentë jetojnë në konvikte, pjesa me e madhe përballet me qiratë e shtrenjta. Gjithnjë e më shumë studentë po braktisin konviktet dhe po zgjedhin banesa private, të shtyrë nga kushtet e dobëta të jetesës dhe tarifat në rritje. Vetëm 4,063 studentë janë akomoduar këtë vit në dy rezidencat publike të Tiranës, gati gjysma e numrit të vitit 2019, ndërsa rreth 40% e shtretërve mbeten bosh.

Edhe pse Bashkia e Tiranës ka investuar mbi 5 miliardë lekë në dhjetë vitet e fundit dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, shumica e konvikteve mbeten të amortizuara. Godina të lagështa, tualete të përbashkëta dhe mungesa e higjienës, janë kushtet që përballen studentët ndërsa keqmenaxhimi i platformës “Tirana Ime” shpesh pengon ndarjen e drejtë të dhomave për studentët e rinj.

Nga ana tjetër, Karta e Studentit mbetet kryesisht një mjet për transport, me mungesë përfitimesh konkrete në libra, karrierë apo hapësira studentore. Për pasojë, pavarësisht investimeve, jetesa studentore mbetet sfiduese. Në një dhomë të vogël me dritë të zbehtë, Rea Xhukellari, studente e Ekonomikut, përgatit kafen e mëngjesit përpara fakultetit. Ajo ndan banesën me disa vajza të tjera; shumica punojnë, ndërsa Rea mbështetet tek familja për të paguar qiranë mujore.

“Pagoj 20 mijë lekë në muaj, katërfishin e tarifës së konviktit, por ndjehem më e qetë,” tregon ajo për “shteg.org“.

Si Rea, mijëra studentë po braktisin “Qytetin Studenti”, dikur simbol i rinisë universitare, për të jetuar me qira – një zgjedhje që shpesh rrit barrën financiare të studimeve.

“Kur erdha në Tiranë, imazhi i konvikteve ishte shumë negativ. Kam pasur fatin të mos punoj, falë mbështetjes së familjes, sepse jeta këtu është e shtrenjtë dhe mbytëse për një student,” shton Rea.

Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, në vitin akademik 2025–2026, janë sistemuar vetëm 4,063 studentë, 622 më pak se një vit më parë dhe pothuajse gjysma e vitit 2019.
Rënia është më e theksuar te studentët e vitit të parë, vetëm 902 janë akomoduar këtë vit, kundrejt 1,570 në 2024.

“Ka një paradoks të madh: investime marramendëse, por gjithnjë e më pak studentë që jetojnë aty,” – thotë Mateo Yskollari nga organizata Qëndresa Qytetare, autor i një raporti mbi menaxhimin e konvikteve që shtator 2025.

Në një dhomë të vogël me dritë të zbehtë, Rea Xhukellari, studente e Ekonomikut, përgatit kafen e mëngjesit përpara fakultetit. Ajo ndan banesën me disa vajza të tjera; shumica punojnë, ndërsa Rea mbështetet tek familja për të paguar qiranë mujore.

“Pagoj 20 mijë lekë në muaj, katërfishin e tarifës së konviktit, por ndjehem më e qetë,” tregon ajo për “shteg.org“.

Si Rea, mijëra studentë po braktisin “Qytetin Studenti”, dikur simbol i rinisë universitare, për të jetuar me qira – një zgjedhje që shpesh rrit barrën financiare të studimeve.

“Kur erdha në Tiranë, imazhi i konvikteve ishte shumë negativ. Kam pasur fatin të mos punoj, falë mbështetjes së familjes, sepse jeta këtu është e shtrenjtë dhe mbytëse për një student,” shton Rea.

Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, në vitin akademik 2025–2026, janë sistemuar vetëm 4,063 studentë, 622 më pak se një vit më parë dhe pothuajse gjysma e vitit 2019.
Rënia është më e theksuar te studentët e vitit të parë, vetëm 902 janë akomoduar këtë vit, kundrejt 1,570 në 2024.

“Ka një paradoks të madh: investime marramendëse, por gjithnjë e më pak studentë që jetojnë aty,” – thotë Mateo Yskollari nga organizata Qëndresa Qytetare, autor i një raporti mbi menaxhimin e konvikteve që shtator 2025.

Në dhjetë vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka investuar mbi 5 miliardë lekë në strehimin studentor. Janë rikonstruktuar dy godina në Qytetin Studenti, ku jetojnë 1,871 studentë, dhe janë ndërtuar 10 godina të reja pas tërmetit, 2 në Qytetin Studenti dhe 8 në Universitetin Bujqësor.

Aktualisht po zbatohet projekti “Rehabilitimi me efiçiencë të energjisë” në bashkëpunim me Bankën Gjermane KfW, me vlerë 35 milionë euro. Deri tani janë përfunduar 5 godina, ndërsa 14 të tjera janë ende në proces.

Një nga studentët që banojnë në godina të ri-konstruktuara është Martina Gllavaj, studente e Fakultetit të Drejtësisë. Ajo ka zgjedhur të punojë me kohë të pjesshme, edhe pse jeton në konvikt. “Aktualisht banoj në godinën nr. 20, e cila pas rikonstruksionit ofron kushte normale dhe të përshtatshme për jetesën studentore,” shpjegon ajo. Martina zgjedh konviktin kryesisht për arsye ekonomike, pasi krahasuar me një banesë me qira, tarifa mujore është shumë më e përballueshme.

“Shpenzimet kryesore përfshijnë ushqimin dhe nevojat personale, dhe në tërësi janë të menaxhueshme. Punoj me kohë të pjesshme në një ambient fleksibël, që nuk pengon studimet e mia,” tregon ajo.

Nga ana tjetër, aktivisti Mateo Yskollari vëren se rikonstruksionet kanë përfshirë vetëm një pjesë të vogël të godinave, ndërsa shumica vazhdojnë të jenë të amortizuara.

“Në disa godina kushtet janë përmirësuar ndjeshëm. Ka dhoma me ajër të kondicionuar, frigorifer, ujë të ngrohtë, por kjo vlen vetëm për një pjesë të vogël studentësh. Dhjetëra godina të tjera mbeten jashtë standardeve, me lagështirë, tualete të përbashkëta dhe mungesë higjiene,” shpjegon ai.

Raporti i “Qëndresa Qytetare” tregon se studentët e vitit të parë shpesh përballen me mungesë informacioni dhe abuzime në ndarjen e dhomave për shkak të keqmenaxhimit të platformës “Tirana Ime”. Disa dhoma që rezultojnë bosh në statistikat zyrtare nuk shfaqen si të lira në aplikimin online, duke ngjallur dyshime për përdorim klientelist ose selektiv të të dhënave.

“Ka pasur raste kur dhomat jepen me ndërhyrje, ndërsa aplikantët në pritje nuk marrin përgjigje,” deklaron Yskollari.

Qëndresa Qytetare kërkon që procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes të auditohet nga një strukturë e pavarur, për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar trajtim të barabartë për të gjithë studentët. Martina Gllavaj, studente e Fakultetit të Mjekësisë, bën pjesë në 1,857 studentët e akomoduar këtë vit në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2, e njohur si konviktet e Inxhinierisë dhe Mjekësisë. Ajo paguan tarifën e konviktit dhe ka Kartën e Studentit, por përfitimet sipas saj janë minimale.

“Përveç abones për transportin publik, nuk ka asgjë që të përmirësojë jetën studentore,” thotë Martina.

Ndryshe nga Qyteti Studenti, kjo njësi nuk përfiton fonde nga Bashkia e Tiranës dhe nuk ka projekte të reja investimesh, pasi funksionon me vetë-menaxhim. Disa godina ende kanë probleme me ngrohjen qendrore dhe furnizimin me ujë.

Tarifat për konviktet variojnë nga 43,000 lekë për godinat e pa ri-konstruktuara deri në 65,000 lekë për ato të rinovuara.

Rea Xhukellari e përshkruan Kartën e Studentit një objekt simbolik.

“Për mua është thjesht një objekt simbolik. Përveç abones mujore, nuk ka përfitime reale në libra apo shërbime bazë.” – tregon ajo.

Ajo thekson se studentët shpesh përballen me mungesë të kushteve bazë, nga fotokopjet dhe librat me ulje, te informacioni mbi fakultetin dhe qendra e karrierës që nuk i ndihmon aspak.

Po ashtu mungojnë mensat dhe hapësirat studentore me kosto simbolike, gjë që e bën të vështirë për studentët të shfrytëzojnë plotësisht periudhën universitare. Por nga ana e saj, Agjencia e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale pranë Bashkisë së Tiranës e përshkruan Kartën e Studentit si një mjet që ofron lehtësira dhe përfitime në shërbime publike dhe private, duke përfshirë transportin, librat, shëndetësinë, aktivitetet kulturore dhe sportive.

“Kjo kartë u mundëson të rinjve një sërë lehtësirash dhe përfitimesh në shërbime publike dhe private, përfshirë transportin urban, librat dhe materialet akademike, shërbimet shëndetësore e sportive, aktivitetet kulturore dhe argëtuese, ushqimin, si dhe kategori të tjera. Duke qenë se nevojat e të rinjve janë në zhvillim të vazhdueshëm, po punohet për përmirësimin dhe zgjerimin e funksioneve të kartës. Në këtë kuadër, objektivi është që Karta e Studentit të mos mbetet vetëm një instrument lehtësimesh financiare, por të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse mundësish për të rinjtë” – thuhet në përgjigjen zyrtare që “shteg.org” mori nga Bashkia e Tiranës.

Sipas agjencisë, po punohet për ta zgjeruar funksionalitetin e kartës, përfshirë shërbime digjitale, programe profesionale dhe mundësi internship-i, si dhe pjesëmarrje në aktivitete arsimore dhe kulturore brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, 45,683 studentë janë të pajisur me Kartën e Studentit.

Megjithëse Martina Gllavaj dhe Rea Xhukellari përballen me sfida të përditshme në jetën studentore, problemi shtrihet përtej konvikteve dhe Kartës së Studentit.

Rezidencat studentore po boshatisen, një pasojë e mungesës së politikave të qëndrueshme për strehimin. Në fillim të viteve ’90, Qyteti Studenti ishte shtëpia e mbi 12 mijë studentëve nga e gjithë Shqipëria. Sot, korridoret e gjata të godinave janë të zbrazura.

“Në vend që të krijohen kushte reale për jetesë, investimet janë përqendruar në fasada, ndërsa mirëmbajtja, menaxhimi dhe përfshirja sociale janë anashkaluar,” shpjegon aktivisti Mateo Yskollari.

Por studentët thonë se nuk kërkojnë thjesht investime materiale, por të dëgjohen dhe të përfshihen në vendimmarrje.

“Studentët duhet të bëhen themel i vendimeve të institucioneve, sepse rëndësia jonë po zbehet me dashje,” thotë Rea duke shtuar se  Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit duhet të kuptojnë se zëri i studentëve duhet të dëgjohet për të krijuar një jetë universitare të denjë.

“Çdo problematikë brenda fakultetit bëhet e pazgjidhshme për shkak të hierarkisë student-pedagog-dekan, që e vështirëson jetesën e shëndetshme brenda institucionit,” thekson ajo.

Megjithatë, të dyja vajzat mbeten optimiste për të ardhmen.

“Unë besoj fort në ndryshimin që brezi ynë mund të sjellë dhe do të isha shumë e gatshme ta vazhdoja ciklin e dytë të studimeve në vendin tim. Mundësitë jashtë vendit janë gjithmonë tërheqëse për eksperiencën ndërkombëtare, por qëllimi im nuk është largimi përfundimtar, por kthimi me dije dhe përvojë për të kontribuar këtu,” shprehet Martina Gllavaj./ Shteg.org

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë