
Autoritetet kroate kanë bllokuar në kufi një ngarkesë me “pastë fistikësh” (gjalpë stikash) të ardhur nga Shqipëria, pas konstatimit të niveleve të larta të Aflatoksinës, një substancë toksike me rrezik serioz për shëndetin. Sipas njoftimit të publikuar nga Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), mostrat janë marrë më 8 shtator, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar prani të konsiderueshme të kësaj toksine.
Si pasojë, autoritetet kroate kanë urdhëruar asgjësimin e plotë të ngarkesës, për të parandaluar futjen e saj në treg. Njoftimi zyrtar në RASFF u bë më 3 tetor, duke alarmuar edhe vendet e tjera anëtare të BE-së për të ndërmarrë masa parandaluese nëse produkti ka hyrë në qarkullim edhe në tregjet e tyre.
Ky nuk është rasti i vetëm i refuzimit të produkteve shqiptare. Vetëm dy ditë më parë, më 1 tetor, Kroacia kishte kthyer një ngarkesë me speca djegës nga Shqipëria, pas zbulimit të niveleve të larta të pesticideve të rrezikshme.
Sipas të dhënave të RASFF, në mostrat e specave u gjetën tre pesticide mbi normën e lejuar – Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Rastet e përsëritura po rrisin shqetësimin mbi standardet e sigurisë ushqimore në eksportet shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
5 Tetor18:16
Radhë kilometrike në aksin Lezhë-Milot, qytetarët presin me orë në rrugë
Aksi rrugor Lezhë-Milot, po përballet me trafik të rënduar ndërsa drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të presin me...
SOCIALE
5 Tetor18:05
Bashkitë nuk mbledhin dot as të ardhurat, në 8 muaj mblodhën 22 mln € më pak. Bien edhe investimet
Përveç investimeve, bashkitë po mbledhin gjithnjë e më pak të ardhura nga taksat dhe tatimet.
Ministria e Financave thotë ...
SOCIALE
5 Tetor07:30
KESH, në qendër të reformës energjetike
Nga pikëpamja hidrike, viti 2024 ka qenë një vit nën mesataren shumëvjeçare, pra hidrologjikisht ka qenë një vit relat...
SOCIALE
4 Tetor16:34
Tonelata me qepë drejt kalbjes, fermerët në Maliq: Prodhimi stok, nuk ka treg
Tonelata me qepë dhe prodhime të tjera bujqësore në Maliq po kalben në ara, për shkak të mungesës së tregut. Fermer...
SOCIALE
4 Tetor15:07
Do i shpërthejnë godinën në Theth, flet pronari: Na terrorizuan që në 5 të mëngjesit
Diet Pjetërkolaj, pronari i godinës 3-katëshe që është konsideruar si ndërtim në dëmtim të hapësirë...
SOCIALE
4 Tetor10:51
'Investime që shkojnë në humnerë'/ Fermerët e Rroskovecit: Nuk kemi përfituar subvencione. Marrin vetëm ata që janë me partinë
Në fshatrat e Rroskovecit, fermerë si Përparim Kocaqi po përballen me sfida të mëdha, pavarësisht përpjekjeve dhe inve...
SOCIALE
4 Tetor09:24
Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit
Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet...
SOCIALE
3 Tetor18:37
Mbi 70 cm dëborë, disa bllokuar në bjeshkët e Javorrit në Tropojë. Ndërhyja tokësore ende pa sukses
Dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stanin e tyre e Bjeshkët e Javorrit për shkak të reshjeve të dëborë...
SOCIALE
3 Tetor09:45
Mbi 15 metra nga toka, pa rrip sigurie/ Punëtorët rrezikojnë jetën, oligarkët marrin fitimet
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjave, në video shfaqet një punonjës pa asnjë siguri në punë.
Në ...
SOCIALE
3 Tetor11:25
Premtime me lugën bosh/ Shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë nuk kanë mensa
Në tetor 2024, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nxënësit e shkollave të Tiranës do të p...