“Më goditi prindërit, u nxeha dhe i qëllova me pistoletë”, zbardhet dëshmia e Ngushëllim Manzit që vrau dy vëllezërit në Kamëz
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...

TIRANA- Kursi i këmbimit të euros me lekun ka prekur një minimum të ri historik ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 99.58 lekë, duke thyer lehtë rekordin e mëparshëm prej 99.6 lekësh që ishte arritur në datën 20 gusht të këtij viti. Që prej muajit gusht, Banka e Shqipërisë duket se ka hequr dorë nga përpjekjet për ta mbajtur kursin sipër kufirit të 100 lekëve dhe kjo u ka hapur rrugën forcave të tregut që vazhdojnë ta tërheqin në rënie monedhën europiane.
Sipas agjentëve të këmbimit, prurjet e valutës në treg ngelen të qëndrueshme edhe pasi sezoni veror e ka kaluar momentin e pikut. Kjo konfirmon se në vitet e fundit dinamika e kursit të këmbimit ka ndryshuar dhe rënia e tij nuk lidhet më vetëm me efektin sezonal. Një arsye mund të jetë shpërndarja në kohë e turizmit hyrës, që tashmë është më aq shumë e përqendruar vetëm në muajt e verës. Sidoqoftë, prurjet e larta valutore nuk duken të jenë të lidhura vetëm me turizmin, por edhe me investimet e mëdha nga jashtë në pasuri të paluajtshme.
Deri në mesin e këtij viti, statistikat tregojnë një rritje të deficitit të llogarisë korrente, por nga ana tjetër një vijimësi të rritjes së investimeve të huaja direkte. Në tremujorin e dytë, deficiti i llogarisë korrente u ngushtua me 7.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, për të gjithë 6-mujorin e parë, deficiti i llogarisë korrente ngelet në vlerat më të larta që prej vitit 2020, me një vlerë totale prej 575 milionë eurosh ose 53% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 749 milionë euro, gjithashtu niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte paraqitet në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti afërsisht një e katërta e vlerës së investimeve të huaja direkte shkuan në pasuri të paluajtshme. Vlera e investimeve të huaja direkte e ka tejklauar me 30% vlerën e deficitit të llogarisë korrente.
Ndërkohë, edhe politika fiskale e qeverisë vazhdon të mbështesë forcimin e lekut, duke tkurrur ofertën e monedhës vendase në treg. Në fund të 7-mujorit, suficiti buxhetor arriti një rekord për periudhën, në vlerën e 55 miliardë lekëve, në rritje me 22% krahasuar me 7-mujorin e vitit të kaluar./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rënd&eu...
SHBA- Eventi më i njohur i muzikës MTV Video Music Awards 2024 do të transmetohet drejtpërdrejt sot (11 shtator) nga UBS Arena në...
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj të mërkure do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem...
SHBA- Aktorja e njohur Margot Robbie ekspozoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq. Aktorja 34-vjeça...
Foto ilustruese TIRANA- Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të...
SHBA- Kim Kardashian, Dakota Johnson dhe Jessica Chastain u shfaqën me fustane magjepsëse teksa drejtuan paradën e yjeve në Darkë...
SHBA- Njëzet e pesë ditë derisa 'Joker: Folie à Deux' të dalë në kinema dhe WB ka zbuluar trailerin zyrtar. Vazhdimi...
Jennifer Lopez TORONTO- Jennifer Lopez mesa duket e ka hequr tatuazhin që bëri për nder të Ben Affleck vitin e kaluar në mes ...
SHBA- Camila Cabello u vu në qendër të vëmendjes pas daljes së saj të fundit në New York City. Këngëtarja, e...
SHBA- Këngëtarja Beyonce është ‘shpërfillur’ totalisht nga Country Music Awards, pavarësisht se ka një nga...