Plas keq në Golem/ Konflikt me sende të forta në një lokal, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme t&eu...
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen pas një veprimi në rrjetet sociale, pasi profili i tij zyrtar në Instagram ka pëlqyer nj...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...

TIRANA- Leku po ruan pozita të forta në kursin e këmbimit valutor edhe në pjesën e parë të muajit tetor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 98.78 lekë, shumë afër nivelit minimal historik prej 98.77 lekësh që ishte regjistruar në datën 30 shtator. Forcimi ndaj euros po e mban lekun në pozita të favorshme edhe në raport me shumicën e valutave të tjera. Pasi kaloi kufirin e 90 lekëve ditën e hënë, dollari amerikan ra përsëri të martën, në nivelin e 89.88 lekëve. Monedha amerikane ndodhet pranë niveleve më të ulëta në 15 vitet e fundit.
Sipas agjentëve të këmbimit, tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e qëndrueshme e monedhës europiane. Përfundimi i sezonit veror nuk ka sjellë një korrigjim në rritje të kursit të këmbimit. Pjesërisht, mungesa e një korrektimi në rritje mund të shpjegohet edhe me ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, që prej muajit maj e deri në fillim të gushtit e mbajti artificialisht kursin e këmbimit sipër nivelit të 100 lekëve.
Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve me shumë mundësi kursi i euros do të kishte prekur nivele më të ulëta gjatë periudhës në fjalë. Pas tërheqjes së Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit gusht, kursi ka qëndruar në vijimësi poshtë kufirit të 100 lekëve. Nga ana tjetër, kjo tregon se rënia e kursit të euros është një dukuri më pak e lidhur me flukset valutore të pushimeve verore. Vizitat e turistëve të huaj dhe flukset valutore të lidhura me turizmin tashmë janë më të shpërndara gjatë vitit.
Por, oferta e valutës tashmë nuk është e lidhur vetëm me turizmin, por edhe me investimet e huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme. Për gjysmën e parë të vitit 2024, investimet e huaja direkte në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 181 milionë eurove, në rritje me 43% krahasuar me 6-mujorin 2023.
Vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte për periudhën arriti në 749 milionë euro, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte paraqitet në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe oferta e shtrënguar e lekut po vazhdon të ndikojë paralelisht në forcimin e monedhës vendase, sidomos për shkak të shtrëngimit të ndjeshëm të politikës fiskale në dy vitet e fundit. Për 8-mujorin 2024, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 58 miliardë lekëve. Suficiti është rritur me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Leku i fortë vazhdon të favorizojë uljen e kostos së importit të mallrave dhe shërbimeve në ekonominë shqiptare. Kjo përkthehet në presione më të ulëta inflacioniste nga jashtë dhe fitime më të mëdha për importuesit e mallrave, ndërkohë që bën edhe më lira udhëtimet turistike të shqiptarëve jashtë vendit.
Leku i fortë ka sjellë efekte të kundërta në kahun e eksporteve dhe në përgjithësi në ecurinë e sektorëve prodhues të ekonomisë shqiptare. Prodhimi i brendshëm në degët e industrisë është në rënie prej pesë pesëmujorësh radhazi, ndërsa për 8-mujorin 2024 eksportet ishin në rënie vjetore me 15%./ Monitor
BRAZIL- Një modele braziliane është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Gjithashtu të afërmit e shqetësuar t&...
TIRANA- Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në nivelin 0.25% normën e shtesës kundërciklike t&...
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë...
Dashi Nëse nuk mundoheni të reflektoni gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme serioze. Nga ana tjetër mos lejoni ask&...
DUBAI- Antonela dhe motra e saj, Mariela Berisha prej 2 muaj vijojnë të mbeten në arrati në lidhje me sulmin brutal që i bën&eum...
SHBA- Reperi i famshëm, Eminem ka bërë të ditur që së shpejti do të bëhet gjysh. Eminem e bëri njoftimin e &...
Dashi Humori juaj do jetë i zi gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot ta përmbani veten sado të mundoheni. Nëse keni një l...
Diddy Combs SHBA-Themeluesi i ‘Bad Boy Records’, Diddy Combs ka kundërshtuar akuzat e fundit për abuzimit seksual duk...
Dashi Gjithçka ka për t’iu ecur më së miri sot dhe do merrni frymë lirisht. Çdo çast do jetë fantastik. J...
SHBA- Një modele braziliane dhe shoqja e saj janë zhdukur në det pasi një skaf që i transportonte në breg nga një jaht luks...