BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

Një tjetër debat i fortë po trondit jetën publike në vend. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, që përfaqëson pesë komunitetet fetare kryesore, ka reaguar ashpër ndaj projektligjit të qeverisë “Për Barazinë Gjinore”, duke ngritur shqetësime për atë që e cilëson si një tentativë për të riformuar themelet biologjike dhe morale të shoqërisë shqiptare.
Në një shkresë zyrtare drejtuar institucioneve më të larta të shtetit — Presidentit Bajram Begaj, Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë Evis Sala — Këshilli Ndërfetar paralajmëron se mënyra si qeveria po e shtyn përpara projektligjin rrezikon të shkaktojë ndarje të thella shoqërore dhe të cënojë vlerat fetare, morale dhe familjare të shqiptarëve.
Sipas raportit të ekspertëve të pesë komuniteteve fetare, projektligji sjell një ndryshim thelbësor në përkufizimin e fjalës “gjini”, duke e zgjeruar nga ndarja binare mashkull/femër në një kuptim “gjithëpërfshirës”, që përfshin identitetin dhe shprehjen gjinore.
Ky ndryshim, sipas Këshillit, bie ndesh me legjislacionin aktual, përdorimin gjuhësor dhe dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar.
Në dokumentin me numër protokollar Nr. 19 Prot., datë 10 tetor 2025, Këshilli paralajmëron për “kaos terminologjik” dhe “paqartësi ligjore” që mund të prekin Kodin e Familjes, Ligjin për Gjendjen Civile dhe Ligjin Zgjedhor.
Sipas tyre, qeveria po përpiqet të imponojë një model ideologjik të huaj, pa debat publik dhe pa konsultim real me grupet e interesit.
Në deklaratën e përbashkët, pesë komunitetet fetare theksojnë se qeveria Rama po e përdor nocionin e barazisë gjinore “përtej kuptimit të saj natyror”, duke rrezikuar ta kthejë në një instrument politik e ideologjik.
“Çdo rregullim ligjor duhet të ruajë dinjitetin e njeriut, të respektojë natyrën njerëzore dhe të mos cenojë themelet morale të shoqërisë,” thuhet në deklaratë.
Sipas Këshillit, projektligji në formën aktuale nuk mbron barazinë, por relativizon konceptin e gjinisë dhe shkëput njeriun nga natyra e tij biologjike — një proces që ata e shohin si të dëmshëm për kohezionin social dhe për sistemin arsimor.
Në këtë kuadër, komunitetet fetare theksojnë se roli i prindërve në edukimin moral e seksual të fëmijëve po anashkalohet nga shteti, në kundërshtim me parimet kushtetuese.
“Familja është institucioni themelor i shoqërisë. Prindërit duhet të ruajnë të drejtën e patjetërsueshme për të vendosur mbi përmbajtjen e kurrikulave shkollore,” — nënvizohet në letrën drejtuar qeverisë.
Në përfundim, Këshilli Ndërfetar apelon që projektligji i qeverisë të rishikohet në frymë dhe përmbajtje, për të mos u kthyer në “një mjet imponimi apo ndëshkimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe”.
“Respekti ndaj diversitetit nuk mund të arrihet duke mohuar dallimin e lindur ndërmjet burrit dhe gruas. Barazia gjinore duhet të mbetet një mjet për drejtësi dhe bashkëjetesë, jo për përçarje ideologjike,” sqaron komuniteti.
Janë rritur pakënaqësitë dhe dyshimet e thella të infermierëve në lidhje me funksionimin e platformës “Infermier...
María Corina Machado, një nga figurat më të spikatura të opozitës në Venezuelë, është shpallur fituese e &...
Parisi ka nderuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, duke vendosur një pllakë përkujtimore në adresën 63 boulevard Saint-Mich...
10 tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Objektivi i përgjithshëm i Ditës Botërore të Shëndetit Men...
Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për përfitim të...
Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht procesin për hartimin e Buxhetit të Shtetit 2026, dokumenti më i rëndësishëm financiar i v...
Aktorja, regjisorja dhe skenaristja Liv Ullmann do të nderohet me çmimin e karrierës në edicionin e ardhshëm të Çmimeve...
Një breshkë deti e llojit Caretta caretta, është gjetur e ngordhur në Plazhin e Ri të Vlorës, një specie e mbrojtur dh...
Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai është shpallur fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë 2025, për vepr&...
Sensibilizimi ndër vite i “Tetorit rozë” dhe apeli për ekzaminime me qëllim konstatimin sa më shpejt dhe parandalimin e p...