SOCIALE

Më të pasurit pasurohen më shumë, pesha e depozituesve më të mëdhenj u rrit ndjeshëm vitin e kaluar

M.B. Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 07:27
Më të pasurit pasurohen më shumë, pesha e depozituesve
Foto ilustruese

TIRANA- Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave bankare shënoi përsëri rritje të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin më shumë se 8% të totalit të depozitave bankare, nga 6.9% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.

Një tendencë e ngjashme vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 10.5% të depozitave, kundrejt 9.1% në vitin 2022. Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 13.6% të totalit të depozitave, nga 12.3% që kishin një vit më parë.

Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare. Megjithëse informacioni i bankës qendrore nuk i ndan depozituesit sipas kategorisë, besohet se në shumicën e tyre bëhet fjalë për depozita të bizneseve.

8.04% e depozitave totale në fund të vitit 2023 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 128.4 miliardë lekësh ose rreth 1.24 miliardë eurosh (me kursin e fundit të vitit 2023) në llogaritë e 10 depozituesve më të mëdhenj. Në fund të vitit 2022, depozitat e zotëruara nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 104.7 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë absolute, gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 7.4 miliardë lekë, ose 22.6% vitin e kaluar.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2023 llogaritej në afërsisht 167.6 miliardë lekë, në rritje me 21.4% krahasuar me një vit më parë. Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 217.2 miliardë lekëve, në rritje me 16.3% krahasuar me një vit më parë. Rritja e peshës së depozituesve më të mëdhenj duket se përputhet me tendencën e rritjes së shpejtë të depozitave të biznesit në tërësi.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, depozitat e biznesit në banka arritën vlerën rekord të 360 miliardë lekëve, në rritje me 15.5% krahasuar me një vit më parë. Rritja e depozitave të biznesit është një tendencë e dukshme e viteve të fundit, që ka marrë një hov të shpejtë veçanërisht pas pandemisë. Krahasuar me vitin 2020, depozitat bankare të biznesit janë rritur me pothuajse 85%.

Duket se depozitat e bizneseve po përfitojnë nga rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e çmimeve dhe e fitimeve në dy vitet e fundit, ndërsa në një situatë të tillë, subjektet më të mëdha kuptueshëm mund të jenë duke pasur edhe përfitimet më të mëdha, në terma të rritjes së gjendjes së parave në llogaritë e tyre.

Megjithatë, sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pjesërisht rritja e depozitave të bizneseve mund të lidhet edhe me përfshirjen e tyre në skema të pastrimit të parave. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2023 depozitat bankare ato kishin vlerën e afërsisht 1.6 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë. Norma e rritjes së depozitave u ngadalësua lehtë krahasuar me vitin 2022, por kjo i detyrohet sidomos forcimit të ndjeshëm të lekut në kursin e këmbimit (rreth 9% në fund të 2023)./ Monitor

para depozitime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë