SOCIALE

Metoda e Eurostat, inflacioni në prill 2,3%, rritjen më të madhe grupet e shërbimeve

n.f Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 18:55
Metoda e Eurostat, inflacioni në prill 2,3%, rritjen më të madhe
Foto ilustruese

TIRANË- Matjet nga metodologjia e Eurostat tregojnë se inflacioni në muajin prill u rrit me 2.3%, rezultat më i lartë se matjet kombëtare që referuan një rritje 2,1% në të njëjtin muaj. Të dhënat tregojnë se çmimet janë rritur pothuajse në mënyrë të harmonizuar në të gjithë grupet, teksa teksa për ushqimet është raportuar një ritëm më i ulët rritje.

Sipas të dhënave në muajin prill 2024 IHÇK shënoi 2,3%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,5% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 3,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3%, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9% secila, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8%, “Shëndeti” me 2,5% , “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0%, “Transporti” me 0,6% dhe “Komunikimi” me 0,1%.

Në muajin prill 2024, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,01%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 1,3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secila, “Veshje dhe këpucë”, “Komunikimi”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secila. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,4%.

Inflacioni në Shqipëri në muajin prill ishte më i ulët se mesatarja europiane me 2.6%. Nivelin më të ulët të rritjes së çmimeve e kishte Lituania me 0.3%, Danimarka, Finlanda me më pak se 1% dhe nga ana tjetër rritjen më të lartë e kishte Rumania me mbi 6% e ndjekur nga Belgjika, Kroacia dhe Islanda.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar Shqipëria nisi publikimin e IHÇK-së nga muaji Janar 2017, INSTAT. indeksi llogaritet dhe publikohet sipas strukturës së Klasifikimit Evropian të Shpenzimeve individuale me 12 ndarje kryesore.

Periudha referuese e çmimeve është muaji Dhjetor 2020, ndërsa periudha referuese e indeksit është muaji Dhjetor 2020 Peshat për IHÇK janë llogaritur në përputhje me Rregulloren e Komisionit Europian. Peshat reflektojnë strukturën e shpenzimeve monetare të konsumit final të familjeve shqiptare dhe jo shqiptare në territorin e Shqipërisë.

Marrë nga Monitor

eurostat grupet e sherbimeve inflacion

eurostat grupet e sherbimet inflacioni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë