SOCIALE

Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nis më 7 Maj verifikimi në terren për ndarjen e subjekteve në 3 kategori

M.B. Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 07:51
Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nis më 7 Maj
Foto ilustruese

TIRANA- Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përkatësisht nga data 7 deri më 20 Maj do të plotësojnë formularin e shpërndarë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) për kushtet konkrete se në cilën fashë të energjisë elektrike përfshihen. Plotësimi i formularit i paraprin zbatimit të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për ndarjen e çmimit të energjisë elektrike në 3 fasha, sipas kategorizimit të bizneseve të prodhimit të bukës. Nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave u njoftua se çdo objekt nga data 7 deri më 20 Maj do të plotësojë një formular sipas kushteve konkrete se në cilën fashë përfshihet subjekti.

“FSHU-ja do të bëjë me grupe pune verifikimin e gjendjes konkrete të furrave të bukës e pastiçerive, nga data 7-20 Maj. Ky do jetë hapi i parë për zbatimin e këtij vendimit të ERE-s Nr.72 datë 15/04/2024”, pohon shoqata.

Faturimet e reja që do të kryhen duke filluar 1 Maj 2024 deri në 31 dhjetor 2024 do të zbatohen sipas çmimeve të reja për prodhuesit e bukës. Pas ngritjes së një grupi pune dhe konsultimeve të vazhdueshme, Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave dhe MIE e OSHEE Group, kanë rënë dakord për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti.

Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh. Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.

Aktualisht vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv duhet të paguajnë një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh të vendosur nga ERE që në vitin 2018. Ndërsa për bizneset të lidhura në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

Vendimi për kategorizimin e 3 çmimeve të energjisë elektrike

FSHU sh.a., në kërkesën për përcaktim të çmimit të shitjes së energjisë elektrike për subjektet “Furra buke dhe/ose prodhim mielli” të lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV, ka propozuar një kategorizim të ri të këtyre subjekteve si më poshtë vijon:

Licenca për prodhim dhe tregtim buke me NIPT të veçantë të dedikuar ose Sekondar.

Ambienti i prodhimit ose tregtimit të jetë i veçantë, me dalje më vete dhe i ndarë me ambientet e tjera.

Duhet të jenë këto pajisje të domosdoshme: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50 kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.

Kategoria I, ku përfshihen subjektet të cilat përfitojnë çmimin 7.6 lekë/kWh të energjisë elektrike.

Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:

– Kategoria II, ku përfshihen subjektet të cilat përfitojnë çmimin 9.5 lekë/kWh të energjisë elektrike.

Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:

Licenca duhet të jetë: prodhim dhe tregtim buke, brumëra dhe pastiçerie.

Në ambientet e prodhimit dhe tregtimit duhet të jenë këto pajisje të domosdoshme: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.

Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.

– Kategoria III, subjektet të cilat përfitojnë çmimin 12 lekë/kWh të energjisë elektrike.

Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:

Këtë çmim do ta përfitojnë të gjitha ato subjekte që në ambientet e tyre, prodhohet dhe tregtohet: bukë, pastiçeri dhe prodhime brumërash.

Duhet të ketë të instaluar pajisjet përkatëse, si: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.

Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave, si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.

Në këto ambiente mund të përfshihet edhe shërbimi Bar-Kafe dhe ushqim vetëshërbim./ Monitor

Çmimi i energjisë për furrat e bukës

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë