Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TIRANA- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Moody’s konfirmon vlerësimin “Ba3”për Shqipërinë, me perspektivë “të qëndrueshme”. Ky vlerësim pasqyron qëndrueshmërinë e profilit të kreditit të vendit, i mbështetur nga reformat strukturore në kuadër të integrimit evropian dhe nga një performancë e fortë ekonomike dhe fiskale, njofton Ministria e Financave.
Ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë gjatë tri goditjeve të mëdha në periudhën 2019-2023, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, duke siguruar një perspektivë të qëndrueshme afatmesme. Agjencia, në këtë kuadër parashikon që rritja e PBB-së të mbetet e fortë me 3.8% në vitin 2025 dhe 3.4% në vitin 2026.
Moody’s parashikon një reduktim të mëtejshëm dhe gradual të borxhit publik në periudhën afatmesme. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u ul në 57.5% në vitin 2023 dhe pritet të ulet në 53.7% deri në vitin 2026, i mbështetur nga rritja e fortë ekonomike dhe balanca fiskale primare.
Ky përmirësim është mbështetur nga reformat fiskale, si Strategjia Afatmesme e të Ardhurave dhe nga menaxhimi më i mirë i investimeve publike. Gjithashtu, Moody’s thekson se përmes respektimit të rregullave fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, synohet mbajtja e një balanci primare i balancuar, si dhe ulja e raportit të borxhit të përgjithshëm qeveritar ndaj PBB-së, çdo vit derisa të arrijë në nivelin 45%.
Agjencia parashikon gjithashtu se reformat për procesin e anëtarësimit në BE do të vazhdojnë dhe se zbatimi i tyre do të jetë gradual. Nga ana tjetër rreziqet e mundshme sa i takon likuiditetit qeveritar dhe sektorit bankar do të mbeten nën kontroll.
Profili i kreditit të Shqipërisë do të vazhdojë të përfitojë nga financimi i BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit. Reformat, veçanërisht ato në fushë e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe llogaridhënies, ka të ngjarë të forcohet me avancimin e bisedimeve drejt procesit të anëtarësimit në BE.
Ky konfirmim i vlerësimit nga Moody’s është një tregues i rëndësishëm i progresit të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar qëndrueshmërinë ekonomike të vendit dhe menaxhimin efektiv përballë sfidave globale./ Monitor
SHBA- Michelle Obama mbylli spekulimet e shfrenuara se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, po i japin fund martesës së tyr...
SHBA- Shumë të famshëm domenikanë dhe domenikano-amerikanë janë zemërthyer për shembjen tragjike të çatis&...
SHBA- Anjelica Huston zbuloi fillimisht se ajo luftoi me kancerin gjashtë vjet më parë, menjëherë pas publikimit të fi...
SHBA- Candace Cameron Bure u emocionua teksa reflektonte se sa "ashpër" e trajtoi trupin e saj gjatë viteve të saj të hershme. Në epi...
SHBA- Betty White dihej se kënaqej që jetonte mirë si një legjendë, sipas një prej ish-koasteve të saj. Meghann Fahy, e cila ...
SHBA- Chelsea Belle O'Donnell, njerka e prezantueses së famshme Rosie O'Donnell, ka bërë kërkesë për ndryshimin e mbie...
SHBA- Gigi Hadid po 'heq perden' e një prej pamjeve të saj më dramatike. Gjatë një paraqitjeje të martën, në 'The Toni...
SHBA- Taylor Swift po feston një tjetër rekord pasi shifrat e reja tregojnë se tre nga albumet e saj janë ndër katër më t&e...
SHBA- Aktori amerikan Morgan Freeman ka zbuluar arsyen e vërtetë pse ai mban gjithmonë vathët e tij prej ari dhe ky është nj&eum...
SHBA- Ariana Grande postoi në Instagram një foto për të treguar transformimin e ngjyrës së saj të flokëve, të cil...