SOCIALE

"Një renditje e shteteve sipas pesë treguesve!" The Economist: Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?

M.B. Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2024, 07:53

"Një renditje e shteteve sipas pesë treguesve!" The

EUROPA- Normat e interesit kanë arritur nivelin më të lartë në disa dekada, kanë shpërthyer luftëra në Europë dhe Lindjen e Mesme, dhe janë mbajtur zgjedhje të rëndësishme për botën, në vende si Amerikë dhe Indi. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, ekonomia botërore pati ecuri të mirë edhe në vitin 2024. Sipas FMN-së, PBB-ja globale do të rritet me 3.2%. Inflacioni është zbutur dhe rritja e punësimit mbetet e fortë. Tregjet e aksioneve janë rritur me më shumë se 20% për të dytin vit radhazi.

Sidoqoftë, si kurrë më parë, prapa kësaj gjendjeje të mirë në nivel global, fshihen ndryshime të mëdha midis shteteve. Për të peshuar këto dallime, ne kemi përpiluar të dhëna për pesë tregues ekonomikë dhe financiarë: PBB-në, ecurinë e tregut të aksioneve, inflacionin bazë, papunësinë dhe deficitet e qeverisë, për 37 shtete kryesisht të pasura. Më pas, renditëm secilën ekonomi duke u mbështetur në treguesit e saj. Tabela më poshtë tregon renditjen.

Vendet e Mesdheut vazhdojnë më ecurinë e mirë ekonomike për të tretin vit radhazi, me Spanjën në krye të listës së këtij viti. Greqia dhe Italia, dikur ndër vendet më problematike të Eurozonës, vazhdojnë rimëkëmbjen. Irlanda, e cila ka tërhequr kompanitë e teknologjisë, dhe Danimarka, ku ka selinë firma e famshme Novo Nordisk që prodhon ilaçin popullor Ozempic, mbyllin pesëshen e parë të listës.

Ndërkohë, peshat e rënda të Europës Veriore, si Britania dhe Gjermania, kanë pasur ecuri zhgënjyese. Dyshja baltike e Letonisë dhe Estonisë, ndodhet sërish në fund të listës, një pozicion që e kishin edhe në vitin 2022. Treguesi ynë i parë është rritja reale e PBB-së, që shihet gjerësisht si matësi më i besueshëm i shëndetit të përgjithshëm të një ekonomie.

Këtë vit, PBB-ja globale u nxit nga ekonomia elastike amerikane dhe konsumatorët e saj që shpenzojnë në masë. Izraeli gjithashtu pati ecuri të mirë, sipas të dhënave të OECD-së, megjithëse rritja e tij e fortë ka qenë më së shumti një rimëkëmbje nga tkurrja e mprehtë që pësoi në tremujorin e fundit të vitit 2023, kur nisi lufta me Hamasin.

Në Spanjë, rritja vjetore e PBB-së pritet të kalojë nivelin 3%, e nxitur nga një treg i fortë pune dhe nivele të larta emigrimi, të cilat rrisin prodhimin ekonomik. Edhe pse PBB-ja e vendit për frymë është rritur, ajo nuk ka kapur hapin e PBB-së së përgjithshme. Në vende të tjera, rritja ekonomike ka qenë e dobët. Gjermania dhe Italia janë penguar nga çmimet e larta të energjisë dhe industritë e ngadalta të prodhimit.

Japonia do të ketë një rritje të dobët prej 0.2%, e rënduar nga turizmi më i dobët dhe industria e makinave, që po kalon vështirësi. Hungaria dhe Letonia kanë rrëshqitur të dyja në recesion. Matja e dytë e The Economist ka të bëjë me kthimin e fitimeve në tregun e aksioneve. Investitorët kaluan një muaj gushti mjaft të vështirë, kur rënia e tregtisë së jenit shkaktoi frikën e një krize të mundshme. Aksionet amerikane kanë dhënë kthime fitimesh mbresëlënëse, pasi vlerësimet për firmat e teknologjisë, u rritën edhe më tepër.

Tregu i Kanadasë, i lidhur ngushtë me fqinjin e saj jugor, gjithashtu shënoi fitime të shëndetshme, të përforcuara nga ecuria e mirë e industrisë bankare. Kompania japoneze Nikkei 225 arriti një rekord të lartë, edhe pse ecuria e përgjithshme vjetore ishte mesatare. Kishte edhe disa humbës. Çmimet e aksioneve në Finlandë kanë arritur nivele negative dhe bursa e Koresë së Jugut ra pas një përpjekjeje të presidentit korean për të shpallur ligjin e luftës në vend, më 3 dhjetor.

Matja tjetër është inflacioni bazë, ku nuk llogariten përbërësit e paqëndrueshëm si energjia dhe ushqimi. Megjithëse inflacioni global ka rënë ndjeshëm, çmimet e shërbimeve mbeten të larta në shumë shtete. Për shembull, në Britani, rritja e pagave vazhdon të rrisë kostot e shërbimeve, që do të thotë se inflacioni bazë është ngritur në nivele të pakëndshme.

Në Australi, rritja e kostove të strehimit ka qenë arsyeja kryesore për rritjen e inflacionit bazë. Inflacioni në Turqi mbetet i lartë. Nga ana tjetër, Franca dhe Zvicra kanë arritur t’i mbajnë çmimet nën kontroll. Treguesi më i zakonshëm i mjerimit ekonomik është rritja e papunësisë, që shumë bankierë parashikuan se do të ndodhte kur filluan të rrisnin normat e interesit (dhe inteligjenca artificiale u bë më e sofistikuar). Sidoqoftë, edhe pse ka pasur disa luhatje, tregjet e punës mbeten të fuqishme me norma papunësie të niveleve të ulëta rekord.

Europa Jugore, e cila ende vuan nga papunësia e lartë, ka shënuar një përmirësim të dukshëm: papunësia në Greqi, Itali dhe Spanjë ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë. Italia ka pasur përparimin më të madh, me rënien e papunësisë me 1.4 pikë përqindje që nga fillimi i vitit. Në Amerikë dhe Kanada, papunësia është rritur paksa, por kjo ka të bëjë kryesisht me nivelet e larta të emigrimit.

Matja jonë e fundit ka të bëjë me bilancet fiskale, duke përjashtuar pagesat e interesit, si pjesë e PBB-së. Pas viteve të shpenzimeve të mëdha, shumë shtete duhet të bëjnë më të qëndrueshme barrën e borxhit. Danimarka dhe Portugalia dallohen për suficitet buxhetore nëpërmjet disiplinës fiskale. Norvegjia dhe Irlanda gjithashtu arrijnë teprica, por për arsye të tjera: Norvegjia falë të ardhurave nga nafta dhe Irlanda nga fitimi që merr prej taksave të korporatave.

Megjithatë, shumica e qeverive vazhdojnë të shpenzojnë në mënyrë të shfrenuar. Deficiti primar i Polonisë tejkaloi shifrën 3% të PBB-së, për shkak të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë. Në Japoni, stimuli i fuqishëm fiskal, që synon mbështetjen e ekonomisë dhe uljen e kostos së jetesës, rrezikon të ndërlikojë problemet e borxhit ndërsa epokës së normave shumë të ulëta të interesit po i vjen fundi.

Trajektorja e borxhit e Britanisë po përkeqësohet. Buxheti i saj i fundit nuk arriti të riparonte financat publike. Franca është zhytur në një ngërç politik dhe nuk po frenon dot shpenzimet. Me fillimin e vitit 2025, ekonomia globale përballet me sfida të reja. Gati gjysma e popullsisë së botës jeton në vende që këtë vit mbajtën zgjedhje. Në shumë prej këtyre shteteve, erdhën ose do të vijnë në krye udhëheqës të cilët mund të përshkruhen si “të paparashikueshëm”.

Tregtia është e kërcënuar, borxhet qeveritare po rriten dhe bursat nuk kanë shumë hapësirë për gabime. Sidoqoftë, të paktën tani për tani, Spanja, Greqia dhe Italia, të nënçmuara prej kohësh nga fqinjët e tyre veriorë, mund të festojnë rigjallërimin ekonomik. Ato e meritojnë një fiesta./ Monitor

ekonomi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë