Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Kjo vlerë ishte 16.3 % më e ulët se paga mesatare mujore bruto prej 83,906 lekësh në të njëjtën periudhë.
Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Në tremujorin e dytë të vitit 2025 paga reale ishte 13,678 lekë më e ulët se paga mesatare. Kjo do të thotë se me rreth 84 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me 70.3 mijë lekë.
Të dhënat e fundit për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore arriti 83,906 lekë, ndërsa paga reale prej 70,228 lekë. Krahasuar me vitin 2020 (viti bazë për ICK), rritja është mbi 50% në terma nominalë, por në terma realë rritja rezulton rreth 27%.
Ecuria e pagave në Shqipëri gjatë periudhës 2020–2025 tregojnë një rritje të fortë të nominale, por ecuria e çmimeve ka zbehur rritjen reale të të ardhurave të punonjësve.
Gjatë vitit 2021, pagat nominale u rritën në mbi 59 mijë lekë, ndërsa pagat reale në rreth 57,800 lekë, çka tregon se inflacioni mbeti i ulët dhe rritja e pagave u përkthye drejtpërdrejt në më shumë fuqi blerëse.
Në vitin 2022, ndikimi i rritjes së çmimeve u bë i dukshëm. Edhe pse paga nominale arriti në 66 mijë lekë në fund të vitit, paga reale mbeti në rreth 59,383 lekë, pothuajse në nivelin e vitit të kaluar. Kjo tregon se inflacioni i lartë i asaj periudhe e zbehu ndjeshëm efektin e rritjes së pagave.
Në vitin 2023 rritja e fortë e pagave arriti të tejkalojë inflacionin. Paga reale u ngjit në 64,957 lekë, duke rikuperuar humbjet e një viti më parë, po mbeti shumë më e ulët se paga nominale 75 mijë lekë.
Në vitin 2024, paga reale për herë të parë kaloi pragun e 70 mijë lekëve, në një kohë kur paga nominale arriti mbi 83 mijë lekë. Paga reale ishte sa 84 për qind e pagës mesatare mujore bruto në tremujorin e dytë të vitit 2025, në raport me 90 për qind që ishte në vitin 2022.
Edhe pse politikat për rritjen e pagës minimale dhe pagave në sektorin publik dhe atë privat kanë ndihmuar në rritjen e shpejtë të të ardhurave zyrtare, inflacioni ka neutralizuar pjesën më të madhe të këtij përfitimi.
Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve të ushqimeve, dhe qirave ka bërë që qytetarët të ndjejnë më pak efektin e rritjes së pagës në jetën e përditshme.
Ecuria e pagës reale tregon se rritja e pagave fillimisht duhet të përmirësojë fuqinë blerëse, në të kundërt diferenca në rritje mes pagës në letër dhe realitetit të konsumatorëve do të vazhdojë të thellohet./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
17 Shtator08:14
E rëndë/ Gjendet i pajetë në Valbonë pas orë të tëra kërkimi trupi i turistit holandez
Trupi i pajetë i një turisti holandez u gjet mëngjesin e sotëm në një humnerë në Valbonë ku kishte dalë pë...
SOCIALE
17 Shtator07:13
Me alternime vranësirat, por me temperatura të lartë si do të jetë moti për ditën e sotme
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellë...
SOCIALE
17 Shtator07:09
Njihuni me Horoskopin për ditën e sotme, e mërkurë 17 shtator 2025
DashiSot do ndiheni plot energji dhe entuziazëm për të nisur projekte të reja. Kushtojini vëmendje komunikimit me kolegët dhe fami...
SOCIALE
16 Shtator22:31
Çfarë tregon ngjyra e dhëmbëve për shëndetin tuaj? Ja çfarë thotë shkenca
Shumëkush ëndërron një buzëqeshje të bardhë dhe të përsosur, por realiteti shpesh është ndryshe. Njolla...
SOCIALE
17 Shtator21:09
Rruga në fshatin Vlashaj të Bulqizës tërësisht e shkatërruar, banorët apel për institucionet
Rruga që të çon në fshatin Vlashaj të Shupenzës në Bulqizë nuk i është nënshtruar asnjëherë n...
SOCIALE
16 Shtator21:03
Shenja të vogla, por mund të jenë fatale. Këto janë simptomat që çojnë në leucemi
Leuçemia, e njohur ndryshe si kanceri i gjakut, është një nga sëmundjet më të rrezikshme që shpesh zbulohet vonë....
SOCIALE
16 Shtator18:03
“1 milion shqiptarë janë larguar brenda 16 viteve”/ Eurostat: Pas pandemisë, numri i lejeve të qëndrimit në BE u rrit me 230 mijë
Për më shumë se një dekadë e gjysmë nga Shqipëria janë larguar rreth 1 milionë banorë. Sipas të dhë...
SOCIALE
16 Shtator15:30
Kujdes nga produktet me plumb alarmi i ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët
Ekspertet e Shëndetit Publik ngrenë alarmin për kujdes të shtuar ndaj ndotjes dhe kryesisht metalit të plumbit. Fëmijët jan...
SOCIALE
16 Shtator15:09
Beteja për Merin, kamerieren e plagosur aksidentalisht në Shkodër, mblidhen mbi 12 mijë 700 dollarë
Mëngjesi i 8 shtatorit ishte kaotik në Shkodër. Kafja e mëngjesit u ndërpre nga një breshëri të shtënash që ...
SOCIALE
16 Shtator07:01
"Priten ndryshime"/ Horoskopi sot, 16 shtator 2025
DASHIDo jeni shumë përtacë gjatë kësaj dite dhe do e lini rutinën në çift t’ju pushtojë. Kjo në fakt m...