SOCIALE

“Pallati me shigjeta” më keq se Kabuli, banorët: UKT na sjell ujë vetëm 1 orë në ditë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 16:09

“Pallati me shigjeta” më keq se Kabuli, banorët: UKT na

“Tmerr, sikur jemi në Kabul, pa ujë. Vjen njëherë në ditë.” Ky banor i zonës së pallatit me Shigjeta nuk e di që uji në Kabul vjen disa herë në ditë. Ai, si shumë të tjerë në Tiranë, po e shohin gjithnjë e më pak ujin në rubinetat e tyre.

Për herë të fundit, uji në rubinetin e kësaj banese pranë unazës së re në Tiranë ka ardhur pasditen e djeshme. Kjo situatë vazhdon prej një muaji në këtë zonë, ku banorët furnizohen me ujë vetëm një herë në ditë, jo më shumë se një orë. Banorët thonë se sipas Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, janë bërë ndërhyrje në rrjetin e furnizimit.

“Në datën 4 shtator, ujësjellësi ka ardhur dhe ka prerë linjën që furnizonte lagjen dhe ka lënë linjën e re që është bërë në 2014, por ajo nuk funksionon”

Rreth 100 shtëpi në këtë zonë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe në shumë raste janë detyruar ta blejnë tek operatorët privatë që e tregtojnë ujin me autobote, një tregti kjo që po lulëzon gjithnjë e më shumë, duke shtuar dyshimet e banorëve se ndërprerjet e ujit nga UKT bëhen pikërisht për të stimuluar këtë biznes.

“Nga data 4 deri në 10 shtator, banorët janë furnizuar me botë, kanë blerë botën, 10 mijë lekë të vjetra. Botët vijnë nga kompanitë private.”

“Depozita nuk diskutohet, dy tonëshe. Nja dy herë kemi blerë. Këtë të dielë që kaloi nuk erdhi fare. Ujësjellësi ka probleme.”

Sipas banorëve, edhe në atë orar të kufizuar kur vjen, uji nuk ka presion dhe janë detyruar të përdorin pompa, duke sjellë kosto shtesë me energjinë elektrike.

“Çdo familje duhet të ketë pompë thithëse që ta thithë nga linja, sepse nuk arrin uji të vijë në rubinet.”

Si në shumë zona të Tiranës, edhe këta banorë kërkojnë të kenë të paktën një orar fiks kur UKT i furnizon me ujë.

“Nuk ka ndonjë orar fiks, se po rrimë njëherë në 15:30, njëherë në 16:00.”

“Ne duhet të rrimë të gjithë gati për të ndezur pompën, se ngelem pa ujë. Kemi pompë për ngritje dhe pompë për thithje. Të paktën 30 mijë lekë të vjetra në muaj na duhen vetëm për energjinë elektrike.”

“Na ka bërë zbor, tako pompën thithëse, stako, po vjen tani, po vjen pastaj. Në mes të Tiranës në 2025 mos kesh ujë. Nuk vjen uji po nuk takove pompën se s’ka presion", shprehen ata për klan.

Banorët ankohen çdo ditë në UKT, por shqetësimet e tyre vijojnë të bien në vesh të shurdhër. Zonat periferike, jashtë unazës së madhe të Tiranës, janë ato që vuajnë më shumë mungesën e gjatë të ujit të pijshëm. Edhe në qytet, situata sa vjen e përkeqësohet, pasi banorët po marrin nga 1 deri në 3 orë ujë në ditë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë