SOCIALE

"Plani trevjeçar në sektorin publik ka ndryshuar strukturën!" Të dhënat: Kategoria më e madhe e të punësuarve ka paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj

M.B. Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 07:29

"Plani trevjeçar në sektorin publik ka ndryshuar

TIRANA- Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës. Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë. Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023. Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të larta. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Pagat mesatare në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta se në sektorin privat duke thelluar më tej diferencën. Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%. Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat.

Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese. Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera. Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit  dhe Europë./ Monitor

punesimi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë