SOCIALE

Rriten ankesat e punonjësve për punëdhënësit, 544 raste tek Inspektorati

M.B. Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 12:47
Rriten ankesat e punonjësve për punëdhënësit, 544 raste
Foto ilustruese

TIRANA- Ankesat nga punonjës të lidhura me mosmarrëveshjet apo kushtet e punës pranë bizneseve kanë pësuar rritje vitin e shkuar. Të paktën kështu raportojnë shifrat e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore që për 2023-in vlerëson se janë bërë 544 inspektime të lidhura me ankesa me një rritje 4.6 për qind në raport me një vit më parë.

“Gjatë vitit 2023, më çështje inspektimi me arsye « Denoncim nga të tretët » ose « Ankesë », rezultojnë gjithsej 544 inspektime. Krahasimisht me një vit më parë kemi 4.6% më shumë çështje inspektimi. Ky është tregues i rritjes së kulturës së ndërgjegjësimit, për të drejtat dhe detyrimet ligjore nga punëmarrësit dhe punëdhënësit”, vlerëson raporti.

Duke analizuar se ka nga ardhur numri më i madh i ankesave në aspektin gjeografikisht raporti evidenton se 75 për qind i përkasin Tiranës e lidhur kjo edhe me faktin që aktiviteti kryesor ekonomik i vendit është i vendosur në këtë qark.

“Numrin më i lartë subjekteve, që janë inspektuar në kuadër të ankesave të ardhura i takojnë Rajonit I – Drejtorisë Rajonale Tiranë me 75% të totalit të inspektim-ankesave. Gjatë 2023 ky rajon rezulton në këtë tregues me rritje me 16 inspektime më shumë se në vitin 2022, tregues që lidhet me faktin e përqendrimit të lartë të bizneseve që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në këtë rajon dhe për një ndërgjegjësim më të lartë të punonjësve të punësuar në këto subjekte për të adresuar shqetësimet e tyre për zgjidhje. Gjithashtu tregues më i lartë krahasimisht me një vit më parë është dhe numri i inspektimeve të kryera nga inspektorë të Drejtorisë Qendrore, i cili tregon vëmendjen e madhe që i është kushtuar trajtimit të ankesave për raste apo situata komplekse”, thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se në bazë të llojit të aktivitetit ekonomik të subjekteve, inspektuar për shkak ankese gjatë vitit 2023, rezulton se sektorët, punëmarrësit e të cilëve adresojnë më shumë ankesa janë;  38 % i takojnë Aktivitete “Të tjera”, ku bëjnë pjesë Ndërmarrjet Shtetërore, SHPSF (Shoqëritë e Ruajtjes së Sigurisë Fizike), Arsim, etj ; 25 % janë në Sektorin e Tregtisë (H-B-R), i cili vijon të ketë problematika për respektimin e kontratave të punës për punëmarrësi;  20 % janë në Ndërmarrje Prodhuese ku numri më i madh i përket sektorit fason, që gjatë këtij viti është shoqëruar me luhatje të tregut dhe rrjedhimisht ka dhënë ndikim dhe në raportet e punësimit me punëmarrësit/et.

Sipas Inspektoratit në 544 subjektet të inspektuar në kuadër të ankesave, kanë rezultuar të punësuar gjithsej 35,916 punëmarrës nga të cilët 53 % femra./ Monitor

punesimi

Artikuj te sugjeruar

Dosja.al SOCIALE 9 Maj18:09

Pafshi ëndrra me turizëm!

Unë personalisht nuk kam asgje kundra turizmit dhe ç’do lloj forme tjetër të zhvillimit ekonomiko-social, por një këndv&...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë