SOCIALE

Sejko: Forcimi i Lekut erdhi nga rritja e eksporteve, por mund të ketë ndikuar edhe ekonomia informale

M.B. Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 14:14
Sejko: Forcimi i Lekut erdhi nga rritja e eksporteve, por mund të ketë
Gent Sejko

TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat në lidhje me veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë vitin 2023. Në fjalën e tij, Guvernatori theksoi se mbiçmimi i shpejtë i lekut në kursin e këmbimit ndihmoi në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste, ndërsa konsolidimi fiskal ndihmoi në frenimin e presioneve të brendshme. Në veçanti, ai u ndal në një analizë të faktorëve që sollën forcimin e lekut dhe implikimet e këtij forcimi për stabilitetin monetar dhe financiar të vendit.

“Në mënyrë të përmbledhur, ato kanë konkluduar se trendi forcues i kursit të këmbimit të lekut ka ardhur si pasojë e përmirësimit strukturor të bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe financiare të Shqipërisë me botën, të pasqyruara në rritjen e eksporteve, e kryesisht atyre të turizmit, të remitancave dhe të investimeve të huaja direkte. Në këto rrethana, forcimi i lekut pati një ndikim tërësor pozitiv në ekonomi. Ai kontribuoi në kontrollin e inflacionit, duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, si dhe mundësoi një normalizim më gradual të qëndrimit të politikës sonë monetare, duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve. Rrjedhimisht, Shqipëria pati njëkohësisht një nga normat më të larta të rritjes ekonomike, normën më të ulët të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit ndër vendet e rajonit,” tha Guvernatori.

Sidoqoftë, ai shtoi se ekonomia shqiptare ka qenë dhe mbetet një ekonomi me një nivel relativisht të lartë informaliteti. Ky fenomen ka pasojat e tij në shumë tregues ekonomikë të vendit, përfshi potencialisht edhe kursin e këmbimit.

“Banka e Shqipërisë ka marrë vazhdimisht masa për reduktimin e informalitetit, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të pagesave, nëpërmjet prezantimit të kërkesave rregullatore që mundësojnë dhënien e kredive vetëm kundrejt bilanceve të certifikuara fiskale të bizneseve, si dhe nëpërmjet zbatimit të të gjitha ndryshimeve të nevojshme mbikëqyrëse rregullatore, të cilat janë në fushën tonë të kompetencës, në kuadër të planit të masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën ndaj terrorizmit.

Megjithatë, adresimi i plotë i këtij problemi kërkon vëmendje të mëtejshme. Ndër të tjera, ai duhet të adresohet si përmes forcimit dhe koordinimit të punës së të gjitha agjencive ligjzbatuese, ashtu dhe përmes reformave të mëtejshme strukturore në mbështetje të formalizimit të ekonomisë,” shtoi Guvernatori.

Sipas tij, viti 2023 shënoi përmirësime edhe në ekuilibrat e brendshëm e të jashtëm të ekonomisë. Ai veçoi përmirësimin e pozicionit të huaj të vendit, të pasqyruar në një rënie të paprecedentë, prej pesë pikësh përqindjeje, të deficitit të llogarisë korrente të vendit. Ky deficit zbriti në nivelin 0.9% të PBB-së gjatë vitit 2023, duke shënuar një minimum historik të periudhës post-tranzicion. Po ashtu, borxhi i huaj i vendit zbriti poshtë nivelit 50% të PBB-së, ndërsa investimet e huaja direkte regjistruan një rekord historik prej 1.5 miliardë eurosh.

Kjo ecuri u diktua nga ecuria e mirë e eksporteve shqiptare, të cilat u rritën me 1.7 miliardë euro gjatë vitit të shkuar, si dhe atraktiviteti i dyfishtë i Shqipërisë, si destinacion turistik dhe destinacion investimi. Paralelisht me to, niveli i rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë regjistroi një rekord historik prej 5.8 miliardë eurosh, duke rritur ndjeshëm aftësinë paguese të vendit. Përmirësimin e pozicionit fiskal të vendit, të pasqyruar në reduktimin e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, të cilët zbritën në nivelet minimale të më shumë se një dekade, respektivisht në 1.4% dhe 59.2% të PBB-së. Reduktimi i borxhit publik rrit hapësirat fiskale për reagim ndaj goditjeve potenciale në të ardhmen, si dhe ul primet e rrezikut dhe kostot e financimit të të gjithë operatorëve të ekonomisë.

Gjithashtu, Sejko nënvizoi qëndrueshmërinë e sektorit bankar, të pasqyruar në përmirësimin e treguesve të kapitalizimit, të përfitueshmërisë, si dhe të cilësisë së portofolit të kredive, me treguesin e kredive me probleme në nivelin 4.8%. Këto trende pozitive i mundësojnë sektorit bankar të furnizojë ekonominë me eficiencë dhe në vazhdimësi me fonde financiare dhe instrumente pagesash e kursimesh. Në analizën e Bankës së Shqipërisë, normalizimi i qëndrimit të politikës monetare, që vijoi më i ngadaltë edhe gjatë vitit 2023, mundësoi reduktimin e inflacionit, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike.

“Kontributi pozitiv i politikës monetare u materializua nëpërmjet tre kanaleve. Së pari, sinjalizimi i vullnetit dhe marrja e masave konkrete për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve ndihmoi ankorimin e pritjeve për inflacionin dhe reduktimin e pasigurive të agjentëve ekonomikë. Së dyti, rritja e kujdesshme e kostove të financimit solli një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës në ekonomi, duke mundësuar frenimin e presioneve të brendshme inflacioniste. Së treti, normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ndihmoi në funksionimin e qetë të tregjeve financiare, duke mbajtur të ulëta primet e rrezikut në to. Falë këtij reagimi, inflacioni dhe pritjet për të qëndrojnë tashmë pranë objektivit tonë prej 3%, ndërkohë që efektet e raundit të dytë mbeten nën kontroll dhe parashikimet për të ardhmen janë pozitive.

Megjithatë, presionet e brendshme inflacioniste shfaqen ende relativisht të larta, ndërsa pasiguritë për të ardhmen janë ende të shumta. Në këto rrethana, vendimet tona të politikës monetare në të ardhmen do të orientohen nga të dhënat e reja. Ato do të jenë gjithnjë konsistente me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, duke faktorizuar në vazhdimësi si balancën e përgjithshme të stabilitetit të çmimeve, ashtu edhe faktorët që ndikojnë në të, dhe në veçanti kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit,” tha Sejko./ Monitor

gent sejko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë